Dikur isha ndër lexuesit fanatik e betohesha se nëse dëshiron mund të gjesh kohë për leximet e tua njësoj siç gjen kohë për çdo aktivitet tjetër në ditë-natën tënde. Kjo aksiomë nuk më hiqej nga mendja derisa orët studimet pasuniversitare plot detyrime e përgjegjësi u gërshetuan me një punë me angazhim të plotë e shumë nisma të tjera për të cilat dua të bëj vend në jetën time.
Pikërisht nga kjo situatë e ngarkuar nisi një pendesë e thellë, pasi ndjeja se po lexoja shumë më pak nga çfarë kisha bërë gjithë jetën e gjithashtu zotohesha për të t’iu kthyer zakoneve të vjetra të leximit, por koha përsëri më pengonte.
Mblodha forcat dhe duhet të hartoja një plan. Përditshmëria
e ngarkuar nuk do largohet edhe për ca kohë, ama kjo nuk do të thotë që leximet
e mia do qëndronin të zbehta e unë do jetoja me ndjesinë e fajit dhe mungesën e
librave. Ju ftoj të lexoni si më poshtë sesi unë arrita t’i kthehem leximit dhe
të përfundoj çdo punë tjetër të ditës pa u shqetësuar aspak.
1.Vendos pikësynime të vogla.
Mbrëmjen e shkuar ju pyeta në @Nefos.al mbi
objektivin e leximeve përgjatë këtij viti. Dikush tha vetëm një libër e disa
guxon të vendosnin objektiv mbi 130 libra në vit. Dikur edhe unë ia lejoja
vetes të vendosja objektiva të tillë e madje e arrija. Gjatë periudhës së
gjimnazit e studimeve universitare nuk ishte stërmunduese të lexoja një libër për
tri ditë. Megjithatë, pavarësisht hapësirës kohore që keni këshilla ime është të
ndërtoni aktivitete rutinore të përditshme që nxisin leximin.
Një shëmbull për këtë është të lexosh rreth 1 orë
në ditë, kurdo që gjen kohë. Kjo kohë mund të jetë gjysmë ore në mëngjes duke
shijuar kafenë e duke zgjuar të gjithë organizimin, e gjysmë orë në mbrëmje
para se të flini. Telefonët tanë smart janë një nga armiqtë kryesor që bëjnë
të harrojmë librat apo shpenzojmë kohën me to, kështu që shkëputja prej tyre është
e domosdoshme.
Me pak fjalë duke vendosur detyra të vogla për
veten në lidhje me leximin në formën e sfidave mund të arrish të lexosh
mjaftueshëm në fund të vitit.
Nënkëshillë e vockël shtesë për lexuesit: Kurrë
nuk I dihet se kur do të të krijohet një hapësirë gjatë ditës për të lexuar disa
faqe. Merre librin me vete në punë, në shkollë e në çdo aktivitet tjetër të përditshëm.
Mund të marrësh disa minuta për të lexuar përgjatë pushimit të drekës e të
rikthehesh me buzëqeshje e energji në tavolinën e punës; ose mund të gjesh kohën
të lexosh duke pritur në rradhët e shtuara të institucioneve, sidomos gjatë kësaj
periudhe.
Nënkëshillë e vockël shtesë për punëdhënësit:
Zhvillimi, aftësimi dhe reduktimi I stresit tek punonjësit ndikon drejtpërdrejt
në rezultatet e kompanisë. Gjeni një hapësirë kohore leximi në javë, ndërtoni
një ambjent miqësor ndaj librit, organizoni aktivitete mbi promovimin e të aftësuarit
jo vetëm në fushën ku operoni, por edhe në gjëra të tjera. Punonjës të kënaqur
përmbushin pritshmëritë në mënyrë fantastike.
2.Përfshihuni në Klubin e Librit
Aktivitete si Klubi i Librit janë tepër të dobishëm
për të përmirësuar zakonet e leximit. Vendosja e një objektive konkrete për të
paktën një muaj; ngjallja e kërshërisë nga diskutimet e këndshme; miqtë e rinj
cilësor e lexues që të shtyjnë e frymëzojnë për të lexuar më shumë dhe të qënit
aktiv në një komunitet kulturor është ndër dhuratat më të mira që mund t'i bësh
vetes.
Eja në Klubin Virtual të Librit Nefos për të mësuar
më shumë.
3. Ndiq profile libërdashësish në rrjete sociale.
Rrjetet sociale janë ndër aktivitetet më të
shpeshta të ditës. Mbushe instagramin me lexues të apasionuar që promovojnë
librat e leximin. Ndiq sugjerimet e tyre, informohu e përditësohu njësoj sic bën
për Covid-19 vitin e fundit e për bëmat e politikbërjes sonë.
Së shpejti do ndajmë së bashku një listë me libërdashësit
më entuziast të rrjeteve sociale, të cilët kanë kontribuar në frymëzimin e çdo
lexuesi në Shqipëri.
4. Një shëtitje në librari.
Një tjetër mënyrë për t’u gjendur afër librave e për të t’u shtuar dëshira të kredhesh në botën e tyre është duke u ndodhur më pranë. Me libraritë virtuale, siç është NEFOS nuk të duhet as të dalësh nga shtëpia e madje as të mundohesh duke braktisur rehatin e kolltukut tënd të parapëlqyer. Zgjidh librin tënd nga telefoni yt dhe mbaje librarinë përgjithnjë në xhep. Kur libri mbërrin në derën e shtëpisë tënde nuk do i gjesh më vetës justifikime për kohën e humbur e ditën e ngarkuar. Trafikun e qytetit lerna ne, ti lexo librin dhe mos harro të na shkruash për përshtypjen tënde në fund.
Për ta përmbledhur mund të themi se ekzistojnë dhjetra mënyra që leximin ta rikthejnë në jetën tuaj si një aktivitet i shëndetshëm dhe me përfitime të mrekullueshme. Leximi duhet të jetë si rëndësia për të qëndruar aktiv nëpërmjet sporteve; si nevoja për t’u informuar për aktualitetin e si domosdoshmërit jetësore për të jetuar.
Po ti si e ben veten të lexosh më shumë. Të pres të më shkruash!
Lexohemi shpejt,
©RE
*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores.
Comments
Post a Comment