Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik.
Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të
re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e
ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo
zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi
në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në
aspektin afatgjatë.
Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të
re:
Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh vonë e minutat i ke të numëruara shmang jo vetëm vonesat e mëngjesit, por njëkohësisht edhe atë stresin e vogël të panevojshëm.
2. Rritje e përqëndrimit.
Leximi në orët e para të mëngjesit bën që të nisesh ditën duke akivizuar përqëndrimin. Kjo është një metodë efikase për këdo që ndihet i ngarkuar dhe vuan nga mungesa e përqëndrimit në gjithçka bën për faj të gjithë angazhimeve e përgjegjësive që merr mbi supe. Të shmangurit të çdo shpërqëndruesi të jashtëm e të lexuarit për rreth 30 minuta në mëngjes do ju ndreqi ditën e këtë do e kuptoni me kalimin e kohës.
3. Ndjesia e përmbushjes së shumë detyrimeve.
Me siguri shumë jolexues mund të qeshin teksa lexojnë se leximin e përditshëm unë e konsideroj një detyrim, por në të vërtetë mrekullitë që vijnë pas kësaj “detyre” të ëmbël as që krahasohen me peshën e shëmtuar të fjalës “detyrë”. Të lexuarit në përditshmëri është një kalitje vullneti e një vetëdisiplinim, e të përmbushurit të këtij aktiviteti në mënyrë rigoroze, të bën të ndihesh shumë productive që në orët e para të ditës.
4. Përkushtimi ndaj vetes.
Të lexuarit në mëngjes mund të konsiderohet si një kohë e
dedikuar tërësisht për veten prej së cilës frymëzohesh, mediton e reflekton.
Mes vrullit të jetës, e gjithë roleve që secili nga ne duhet të përmbushi në përditshmërinë
e ti, koha për vetën është e para që zëvëndësohet me kohën për një punë të dytë;
kohën për të ndihmuar të vegjlit; për të përkushtuar energjitë tek prindërit
etj.
Me pak fjalë, leximi i mëngjesit është një eksperiencë e tëra për t’u provuar për gjithë kënaqësinë e avantazhet që mbart. Cdo iniciativë për t’u ndjerë më mirë me veten e për të kontribuar në rritjen tonë individuale, mentale e shpirtërore është një udhëtim i ndërmarrë me shumë kënaqësi e pa dembelizëm. Pra, konsideroje leximin si kohën që i kushton vetes e zgjimi nuk do jetë aspak i vështirë.
Lexohemi shpejt,
*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores.
Comments
Post a Comment