Skip to main content

Rrugëtimi për një vit magjik



Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri.

Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë.

Kështu, lehtësisht e pa këshilla të cilat i dëgjojmë nga të gjithë GURU-të e suksesit, vendosa të ndaj me ju mënyrën si unë kam zgjedhur të planifikoj kohën time për të marrë më të mirën e saj, e mbase për të gëzuar disa suksese të vogla personale.


  •  Të vendosurit qëllime  vjetore.

Përpara se të vendosja të shkruaja qëllimet vjetore për 2022, vendosa t’I hedh një sy qëllimeve të vjetshme. Pashë që në numër ishin relativisht shumë, disa të realizuara e disa jo, por mësimi që mora ishte të qënit më koncize. Kështu, këtë vit vendosa të specifikoj vetem katër kategori qëllimesh, të cilat i ndava në: Profesion; Edukim; Shëndet; Marrëdhenie njerezore. Në thelb secila duket e thjeshtë, por realisht gjatë vitit nga nevoja për të fituar e punuar më shumë, shpesh harrojmë të kalojmë kohë me familjen dhe këtë e vlerësojmë si kohë të humbur kur konstatojmë se një vit më shumë ka shkuar.


  • Një plan për secilin qëllim.

Më mirë se të shkruash dëshirat e qëllimet është të specifikosh në një plan konkret me hapa sesi do arrish objektivin tënd për secilën kategori. Tepër e thjeshtë të thuash se për të qënë më i shëndetshëm do ushtrohesh këtë vit, por është më efikase nëse angazhohesh të mos konsumosh asnjë produkt të pashëndetshëm për 30 ditë në jëtën tënde. Duke matur çdo ditë zakonet e tua e duke mos lejuar që zakonet e këqija të të pushtojnë përditshmërinë, në fakt kontribuon në një rutinë prej së cilës mund të marrësh cilësinë.


  •  Shkruaj, shkruaj, shkruaj.

Të shkruarit është një mënyrë e mrekullueshmë për të pastruar mendimet e për të qartësuar veten. Nuk ka rëndësi nëse të pëlqen që mendimet e tua t’i hedhësh në blloqet elektronike apo tradicionale, madje më kreativët munden edhe të vizatojnë. Të shkruarit është një mënyrë për të reflektuar me veten rreth sukseseve e dështimeve dhe kjo përballje është e nevojshme për të arritur harmoninë vetjake, edhe kur suksesi nuk ka vezulluar siç do kishim dashur.


  •  Bëj kohë për gjithçka që të bën të lumtur.

Nganjëherë për të tingëlluar si tepër të zënë e të suksesshëm, justifikohemi se është e pamundur të gjejmë kohë për të lexuar e parë filma që PËLQEJMË, kur nuk kanë asnjë lidhje me rritjen tonë profesionale. Në fakt, më të suksesshëm janë më të lumturit edhe nga gjërat më të vogla të jetës. Kështu që nuk do të ishte marrëzi nëse i jep vetes disa orë në javë për të pare serialin gazmor që nuk të mëson asgjë për të fituar më shumë para, por të bën të shkulesh gazit.


Ky shkrim ishte një mënyrë për të thyer akullin rreth kësaj teme, e cila kur flitet më shumë na bën të gjykojmë jetën tonë e ta krahasojmë atë me të më të “suksesshmëve” sesa të jetojmë vërtetë në të tashmen. Me siguri do flasim shpesh në të ardhmen për të përftuar më të mirën e planifikimit të kohës me dëshirën për të përmirësuar përditshmërinë, por pa e kthyer atë në robotike.

 

Lexohemi shpejt e vit të mbarë plot ëndrra të realizuara,

©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com


Comments

  1. Dua të ndaj dëshminë time të sinqertë për Dr. Dawn dhe magjinë e pabesueshme të dashurisë që ai hodhi për mua. Pasi burri im na la mua dhe djalin tonë, u ndjeva e humbur dhe e shkatërruar. Por me magjinë e dashurisë së Dr. Dawn, gjithçka ndryshoi. Burri im u kthye, i mbushur me keqardhje dhe dashuri, dhe kërkoi falje për veprimet e tij. Ishte sikur një dritë ishte ndezur përsëri në familjen tonë.

    Nëse po përballeni me ndonjë sfidë në martesën ose marrëdhëniet tuaja, ose edhe nëse keni nevojë për ndihmë me çështjet gjyqësore, problemet shëndetësore ose ëndrrat për të pasur një fëmijë, ju rekomandoj me gjithë zemër të kontaktoni Dr. Dawn. Dhembshuria dhe aftësitë e tij vërtet bëjnë mrekulli. Faleminderit, Dr. Dawn, që e sollët familjen time përsëri së bashku!
    Whatsapp-i i tij: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *