Skip to main content

Tri librat bashkëkohor me të cilët adoleshentët do ndërtonin konceptin e lirisë



Adoleshenca është periudha në të cilën leximi i librave duhet të gëlojë. Kjo fazë kaq e rëndësishme i jep formë lexuesit të rritur pas disa vitesh dhe është çelësi që do tregoi se cilës letërsi do i drejtohet i rrituri në vitet e ardhshme. Adoleshenca është periudha ku klasikët duhet të përpihen, të lexohen me një frymë e të ngjiset në shpirt dashuria për librat e mirë.

Gjithashtu në këtë periudhë lexuesi duhet të aftësohet për të zgjedhur libra me vlërë; duhet të mësojë të analizojë; të ushqejë inteligjencën emocionale e t’i japi jetë ëndrrave të tij. Librat janë një çast qetësie në ato beteja kaotike lufte me veten e të tjerët për të njohur idenditetin tënd; trupin; shpirtin dhe mendjen.

Sot në #njëtufërrezeshnëperre dua të ndaj me ju tri libra bashkëkohor të cilët nuk duhet të mungojnë në leximet e bukura të adoleshencës, për të ndërtuar konceptin e lirisë së individit në një botë që ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim.

 

1.      Poezitë e Teodor Kekos

Nuk kam arritur të flas kurrë për Kekon në hapësirën time mjaftueshëm, aq sa e dua atë . Keko është poeti, shkrimtari e publicist fisnik, i cili përcjell finesën dhe rebelizmin e tij në gjithçka ka shkruar. Keko është poeti delikat, që të rrëmben në botën e tij, ku qeveris liria.

Poezitë e Kekos mbartin shpirtin e tij në çdo varg. Figuracioni e ngjyrat e larmishme me të cilat e sheh botën të mbushin shpirtin plot. Keko është transparent, i sinqertë, i këndshëm, filozofal  e njëkohësisht  ndër poetët që i ka shkruar më bukur dashurisë në gjuhën shqipe.

Adoleshentët jo vetëm duhet të edukohen me poezitë, të cilët janë një metodë reflektimi e arrirë, por sidomos nga Keko si poet do njiheshin me dashurinë në më mënyrën më të bukur. Keko nuk është cliché; Keko nuk është i mërzitshëm; Keko nuk është një poet tradicional.

Keko hap dyert e shpirtit të tij për të shprehur çdo etapë të jetës, ashtu siç e ndjente pa maskime e pa asnjë kokëçarje mbi mendimet e lexuesit. Kekos i buron trimëria dhe liria njësoj siç flet për jetën ashtu dhe për betejat me vdekje; njësoj për fëmijët e bashkëshorten dhe për nënën; njësoj për të bukurën edhe grotesken.

Nga dashuria që kam për Dor Kekon, krijimtarinë e tij mund ta shquaj edhe në mjegull dhe kjo është ndër dashuritë më objective që mund të përjetojë njeriu në jetë. Nuk mund të lexosh Kekon dhe të mbyllës kapakun e fund-librit duke mos e dashur për njeriun e rrallë që shfaqte në krijimtarinë e tij.

Për më tepër mbi poezitë e Kekos mund të lexoni në linkun e mëposhtëm:

http://njetuferrezeshneperre.blogspot.com/2018/03/mes-kryqezimesh-te-teodor-kekos.html

 

2.      Unë jam Malala – Malala Yousafzai

Ky është një libër i pazakonte, tronditës dhe të le shumë hapësirë të meditosh. Malala tregon në vetë të parë historinë e familjes së saj, ëndrrat e një adoleshenteje, dëshirat për të ardhmen dhe njëkohësisht historinë e vendit të saj,e cila shprehet shkurtimisht nëpërmjet absurdit: ‘’ Unë vij nga një vend që u krijua në mesnatë. Kur pothuajse dhashë shpirt, ishte vetëm pas mesditës.’’

Ngjarjet e librit janë aq aktuale e të prekshme edhe sot në vende të vecanta në botë, saqe kanë aftësinë të rrënqethin e të bëjnë të lutesh për paqe dhe liri.

Ky liber arrin ta copëtoj zemrën në njëmijeenjë pjesëza e të duhet shumë kohë sa të mbledhesh pjesët e thyera, të cilat nuk ngjiten më kurë. Ato do arrijnë të ringjiten vetëm kur në botë të mos vuaje më askush nga padija, mallkimi i ligësisë dhe patolerancës. Njëkohësisht, ky libër është një burim i pastër frymëzimi. Bota e adhuroi Malalën e bashkë me të edhe unë. Vullneti i saj, këmbëngulja, mos dorëzimi dhe forca tregojnë se në një botë burrash, ku ende kryhen aborte pse foshnja është vajzë, ne mund t’ja dalim, pa u zbrabsur nga asnjë keqdashës taleban a cfarëdo emri të mbajë.

 

Përshtypjen e plotë të librit mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:

http://njetuferrezeshneperre.blogspot.com/2018/06/une-jam-malala-historia-e-vajzes-qe.html

 

3.      “Rrëfenja e shërbëtores” – Margaret Atwood

 

 Ky libër trajton lirinë e individit, por veçanërisht atë të gruas në një shtet totalitar e të kontrolluar, kur edhe gjërat më të thjeshta janë një luks e të kontrolluara.

 

Libri ‘’Rrëfimet e shërbëtores’’ shkruar nga Margaret Atwood është një rrëfim  i dhimbshëm, I cili të rikujton vlerën e lirisë. 

Përmbajtja e këtij romani është atipike. Ngjarjet zhvillohen në një shtet totalitar, në një realitet imaginar të së ardhmes, ku roli dhe të drejtat e grave kanë ndryshuar kryekëput. Gratë konsiderohen si pronë e shtetit dhe mungesa e lirisë e të drejtave si dhe organizimi i shtetit ka në qendër të tij terrorin dhe kufizimin. Ky libër do i edukonte adoleshentët me konceptin e lirisë së vajzave dhe grave dhe do u rrëfejë  historinë e mundimshme të të drejtave të grave duke menduar sesa shumë duhet bërë ende në këtë botë, e cila nuk është një botë burrash, por një botë dashurie.

Përshtypjet e plota të romanit mund t’i lexoni në linkun e mëposhtëm: http://njetuferrezeshneperre.blogspot.com/2019/01/rrefimet-e-sherbetores-dhe-lutjet-e.html


Në përfundim mund të them se këto janë një listë e shkurtër me libra bashkëkohor, të cilët do kontribuonin të ndërtonin idealinë e lirisë së individit tek adoleshentët. Megjithatë këto nuk janë të vetmit libra që duhen lexuar mbi këtë tëmë.

PS: Mbani pranë miqtë, por librat edhe më pranë!

Lexohemi shpejt, 

©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

 

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Leximi i mëngjesit, aktiviteti i parë i një dite të mbarë

Të lexuarit është pjesë e rutinës sime të përditshme qysh prej vegjëlisë së hershme, atëherë kur gjyshërit e prindërit lexonin për të më dëfryer. Gjatë gjithë këtyre viteve, rutina e leximit ka qënë më së shumti e përqëndruar gjatë mbrëmjes, para se të shkoja për të fjetur e dukej se më shërbente si një ëndërr-prurës magjik. Kohët e fundit kam nisur të eksperimentoj me një metodë të re leximi të cilën dua ta ndaj me ju. Kjo metodë lidhet pikërisht me nisjen e ditës duke lexuar. Pra, imagjino që veprimi i parë me të cilën nis ditën sapo zgjohesh është të lexuarit. Ky 30-45 minutësh i zgjimit më të hershëm dhe përqëndrimi në një libër sjell dhjetra përfitime për ditën tënde e sidomos për jetën në aspektin afatgjatë. Më poshtë do ndaj me ju disa nga përfitimet që më kanë   ndryshuar përditshmërinë pas kësaj rutine të re:   1.   Zgjimi më i hershëm. Nisja e ditës në më herët të bën të marrësh gjithçcka më me nge. Ky zgjim më i ngadaltë pa patur frikën se po bëhesh von...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *