Skip to main content

Posts

''Një grua në Paris'', rrëfimet e dashurisë e tradhëtisë

Një kohë e shkurtër shkëputje nga librat, leximet letrare dhe gjithçka që ma mbush zemrën me kënaqësi e frymëzim mund ta justifikoj me dhjetra përgjegjësi e kokëçarje shkollore. Megjithatë, për to do t'ju flas një herë tjetër. Libri, të cilin kam zgjedhur të ndaj sot me ju është një roman mjaft i njohur në mbarë botën e njëkohesisht edhe për lexuesit shqiptarë. Ky libër ka krijuar diskutime të mëdha duke rikthyer  në vëmendje jetën e vërtetë të një prej shkrimtarëve më të dashur të globit, nga këndvështrimi i gruas së tij të parë. "Një grua në Paris" shkruar nga Paul McClain është libri që rrëfen në mënyrën   më të ndjerë prapaskenat e martesës së parë të shkrimtarit Ernest Hemingway me Hadlei Richardson. Hadlei ishte gruaja e veçantë, e cila e ndryshoi përjetësisht Ernestin në aspektin njerëzor dhe atë profesional. Pavarësisht të gjithë jetës së tij pa themele, martesës së vështirë me Hadlein dhe historive të tjera dashurore, martesa e tij e parë mbeti e ...

Tempullit të ëndrrave

Trokitjet e pranverës janë tingujt ftues për te dashuria. Në qetësinë e dhomës sime, të zbukuruar me pirgun tim të librave, dhjetra rraqurinave të panevojshme, meloditë e këngëve të tua, të cilat luhen lirisht në gramafonin e vjetër, të palustruar e të mbuluar nga pluhuri i kohës dhe i kujtimeve, mes flladit të këndshëm, që më përkëdhel fytyrën e më ushqen trupin me dembeli e zemrën me oqean ëndrrash më krijohet ndjesia deja vu, prej çdo fjale tëndes të mësuar përmendësh prej meje me etjen e vogëlushit kureshtar, me sytë e zmadhuar prej të panjohurës e zemrën e hapur për mirësinë. Me sytë përtej qelqeve, të cilat ngatërrohen lirisht me tylin e bardhë dhe reflektojnë ngjyrat e mia më të dashura të qiellit, butësinë e reve dhe ngrohtësinë e rrezeve të diellit tënd recitoj me vete të gjithë dialogjet tona, edhe heshtjet, ndalesat e frymëmarrjet, buzëqeshjet e ngjitura në fytyrën time, buzagazin tënd, të cilin e marr me mend dhe sytë. Ata sy të liqentë, me ngjyrë të papërcaktuar mirë...

"Mish dhe qiell", brenda botës së Pasolinit

Fatmirësisht, ditët e hirta e të ftohta të dimrit janë sosur dhe pranvera ka mberritur lozonjare dhe e ëmbël. Këtë fundjavë, nën tingujt e gjalla të natyrës, dritës së ngrohtë të diellit dhe mendimeve të mia zgjodha të miklohem nga përmbledhja poetike "Mish dhe qiell" shkruar nga artisti, poeti, regjisori dhe figura e njohur poliedrike Pier Paolo Pasolini. Poezitë janë gjithnjë një dehje e këndshme, me të cilat e lë veten të lirë deri në fund të shpirtit, por këtë rradhë as shpirtit nuk ia gjeja dot fillimin e fundin. Poezitë e Pasolinit kanë një aftësi të jashtëzakonshme elektrizuese, të cilat të zgjojnë edhe ndjenjat më të ndryshkura të përjetuara ndonjëherë. Në qëndër të tematikave të tij qëndron dashuria, ajo rinore, e brishtë, bardhoshe dhe e pastër kristal. Pa harruar të shprehi ndjesitë e sipërfaqësores së njeriut, trupit e lëkurës. Në çdo varg ndjen një grumbull emocionesh, një tufë ëndërrimesh e nje grusht kujtimesh, të shprehura hapur, me elegancë e madhësh...

(Jo vetëm) Vajzave

Jeta lulëzon, zbukurohet e merr kuptim prej vajzave e grave. Këtë e kuptoj cdo ditë si shëmbull i gjallë në familjen, ku pata fatin e mirë të lindesha. Duke u rritur në një shtëpi djemsh me përkujdesjen më delikate, dashurinë e pakufijtë, me shëmbuj për të më mësuar vlerat e pavarësisë, buzëqeshjes e lirisë së zgjedhjeve mund të them se në 8 Mars nuk duhet folur vetëm për dhunë e vuajtje. Duke jetuar cdo ditë në një familje të harmonizuar, ku gjithcka vendoset në funksion të dashurisë, respektit, vlerave të lirisë dhe edukimit, prindërit e mi kanë afirmuar cdo ditë të jetes sime, vlerat e të qënit vajzë. Ata nuk janë ndalur së konfirmuari se një vajzë është një bekim i jashtëzakonshëm e kjo mrekulli e Zotit duhet trajtuar me butësi e ëmbëlsi, për t'u rritur e fortë dhe e shëndetshme. Gjithcka kam mësuar nga të shtrenjtët e mi është se për të rritur vajza të forta nuk është nevoja të përdoret asnjë grimcë ashpërsi; për të rritur vajza të pavarura  nuk duhet ushqyer arroga...

"Zonja me kamelie" dhe dashuria klasike pa kushte

Fundjava është çasti i prehjes dhe grumbullimit me energji të bukura për të përballuar një tjetër javë të mbushur me punë e probleme të përditshmërisë, ndaj një nga mënyrat më të këndshme për t'u rikarikuar është nën shoqërinë e një libri. Librat klasik me historitë frymëzuese të dashurisë, të cilat të kthejnë në një ëndërrimtar të pashpresë nuk janë kurrë një zgjedhje e keqe. Libri gjysmë autobiografik i Alexander Duma (i biri), "Zonja me kamelie" shkruar prej tij në moshën 23 vjeçare renditet në kolanën e librave më të admiruar sentimental të të gjitha kohërave. Dashuria mes Armandit, një pinjolli të shtresës borgjeze me Marguerite, një nga kurtizanet më të famshme të Parisit, e njohur për të shkuarën e saj të dyshimtë është një nga historitë më emocionuese të dashurisë. Armandi dashurohet me Margueritën në mënyrën më magjike dhe arrin të ndryshojë përgjithnjë jetën e saj. Natyrshëm lind një paragjykim për Margueritën, qysh në faqet e para të librit lidhur m...

Disa këshilla për të patur një mëngjes më produktiv

Zgjimi i hershëm në mëngjes, të qënit produktiv dhe i motivuar për një ditë të gjatë e të mbushur me të papritura, angazhime dhe përgjegjësi nuk janë të lehta për çdokënd. Një njeri kalon mesatarisht 25 vite të jetës së tij duke fjetur. Kur e lexova për herë të parë këtë fakt, jo vetëm pata një ndjesi të trishtë, por shërbeu si një këmbanë për t'i rikujtuar vetes rëndësinë e kohës së shpenzuar në mënyrë efikase. Kështu nisa të kerkoja e të mendohesha për disa këshilla të thjeshta sesi të shpenzojmë me pak kohë duke fjetur, por njëkohesisht duke mos e ndjerë mungesën e energjisë. 1.Ndërto një program ditor mbi rutinën. Të krijuarit e një rutinë të mirëorganizuar në të cilën planifikon çdo veprim të thjeshtë e të nderlikuar të përditshmërisë është hapi i parë drejt produktivitetit të mëngjesit. Planifikimi konkret i çdo veprimtarie ndihmon në motivimin për të përmbushur përgjegjësitë e mëngjesit. 2. Shkruaj mbi ndjesitë dhe mirënjohjen. Të qenit mirenjohes është çelë...

"Tre ujqit e vegjël" rikthimi te toleranca, dashuria dhe fëmijëria

Ditët e fundit kanë qënë të ngarkuara, të lodhshme dhe të mbushura me stres, ankth, lexime deri në orët   e para të mëngjesit dhe të parehatshme për shkak të sezonit të provimeve, të cilave i erdhi fundi.  Këto javë, krahas librave të mbushura me teori mbi botën financiare dhe ushtrime të panumërta, mbërriti   në duart e mi një thesar i vockël, si për të përkëdhelur fëmijën brenda meje e për të më kujtuar naivitetin e të voglit. ''Një tufë rrezesh nëpër RE''  nuk lexohet vetëm prej të rinjve, por dhe prej prindërve, prandaj   hapësira e librave për të vegjël do të jetë e herëpasherëshme.   Sot do ju flas për ‘’ Tre ujqit e vegjël’’ , një përrallë e këndshme, e cila është shkruar plot humor e ëmbëlsi nga autori grek Evjenios Trivizas , kombinuar me ilustrimet plot ngjyra e fantazi nga Helen Oxenbury dhe shqipëruar nga Romeo Çollaku. Të gjithëvë u kujtohen ‘’Tre derrkucët’’ e famshëm dhe aventurat e tyre për të ndërtuar një shtëpi të ...

Një mbrëmje, Xhoanë

Çdo lexues i zellshëm ka një shkrimtar të preferuar, të cilin e ka lexuar e stërlexuar deri në hollësite më të imta dhe personazhet e te cilit i vërtiten si fantazma në mendje e jo rrallë lidh përditshmërinë me to. Natyrisht, kjo marrëdhënie nuk i përket çdo lexuesi. Një libërdashës i tillë nuk është i zakontë, haset rrallë e më rrallë dhe mund ta quani me plot gojë të çuditshëm, shpirt i shekullit të shkuar dhe veteran i ‘’Brezit të Humbur’’. Unë jam njëra prej tyre e hapat e mi i hedh nga njëri personazh i Remarkut te tjetri. Nëse do me duhej të zgjidhja vetëm një libër për të lexuar gjatë gjithë jetës time, me zë të lartë do thërrisja ‘’Harku i Triumfit’’ nga Erih Maria Remark. Njërën prej mbrëmjeve kur rrokullisesha ne nje vorbull trazimi, paqartësish dhe dilemash m'u kujtua Xhoana Madou. Xhoana, personazhi kryesor femëror në veprën "Harku i Triumfit" është karakteri feminil i skalitur me kujdes e dashuri nga Remark. Desha të isha për disa çaste në...

Disa këshilla si të mirëorganizoni kohën

Koha është flori, por përgjegjësitë e shumta, të cila na ngarkohen, dëshira për të përmbushur maksimalisht të gjitha pritshmëritë dhe çorganizmi, i cili shoqëron jetën frenetike e kthejnë përditshmërinë tonë në një kaos. Prej kësaj rrëmuje të pakëndshme mund të gjendemi papritur të pushtuar nga ankthi, mungesa e vetëbesimit, pasiguritë dhe dështimet e njëpasnjëshme. Në këtë artikull, dua të ndaj me ju rëndësinë e mirëorganizimit të kohës, menaxhimin e saj dhe sekrete të vogla sesi të përfitoni nga çdo sekond e të mos ktheheni në skllav të saj. 1. Shkruaj të gjitha detyrat e tua. Hapi i parë për të nisur më organizimin e ditës janë listat. Të shkruarit të gjithë detyrave, pritshmërive, angazhimeve, projektëve dhe punëve sado elementare në dukje të parë është çelsi i nisjes së realizimit të secilës prej tyre. Për ta vënë në jetë këtë proces mund të përdorni axhendën tuaj të preferuar ose të shkruani gjithçka në mënyre elektronike.   Listat mund të jenë ditore, javore, ...

Drama komplekse e Artur Miller

Libri i mesjavës në   ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ i dedikohet një vepre tepër të veçantë prej strukturës, përmbajtjes dhe mesazheve, të cila përcjell. Drama ‘’Pamje nga ura’’ e autorit të mirënjohur Artur Miller është botuar për herë të parë më vitet 1955-1956.Ngjarjet e veprës marrin jetë në një prej lagjeve pranë urës së Bruklinit, në Amerikën e viteve ’50. Lagja Red Huk, e njohur prej banorëve të saj, dokerët italian, të cilët ishin zhvendosur si emigrantë në Amerikë. Situata ekonomike dhe ajo politike ishin komplekse dhe këto problematika bëhen të qarta tëksa rrëfehen vuajtjet dhe mundimet e emigrantëve. Gjithë vorbulla e rrëfimit ndriçohet nga prozhektorët në familjen e Edi Karbones, me origjinë italiane, e cila hap dyertë e shtëpisë për dy vëllezërit Marko e Rudolfo. Historitë, vuajtjet dhe problemet e emigrantëve ngjyrosen me të njejtat ndjesi e harrohen nacionalitetet. Për të ndihmuar e mirëpritur dy emigrantë, familja e Edit sakrifikon disa komoditete më pak ...

Më ndjekin ëndrrat

Hëna e plotë, vezullonte si argjend e po përhumbej në një nebulozë të thellë,të paqartë. Në kokë më thërrisnin zëra me timbër të metalë, a thua se dilnin nga ndonjë gërvishtje hekurishtesh. Mendimet pluskonin e ecejaket shpeshtoheshin, sikur sa më shumë të vërtitesha nëpër korridorin e ngushtë, plot pasqyra e me dritë të feksur, aq më tepër do i largohesha nakatosjes së mendimeve. Të jetosh kur gjithçka të ka mbetur është vetja e të pranosh pasqyrimin e ndërgjegjes me gabimet,mëkatet e dobësitë është tortura e të pamëshirshmëve. Agonia e frika qëndronin këmbëkryq në dyshemë, ulur aty krah meje, ku tinëz bëja sikur i shihja me bisht të syrit e përnjëherë ndjeja zmadhimin e iridëve të kaftë. Jo, ato nuk ishin në kokën time, unë as nuk i krijoja e as i riprodhoja nga ndonjë imazh i mëparshëm, ato ishin të gjalla dhe kishin dalë prej mendjes e shpirtit tim. Të tjerët janë krijues të akteve të mirësisë, dashurisë e ndërlidhjes, ndërsa unë di të trazoj mendimet e mia aq ...

''Rrëfimet e shërbëtores'' dhe lutjet e dhimbshme për lirinë

Libri i fundjavës në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ është rrënqethës dhe i veçantë. Ky libër trajton lirinë e individit, por veçanërisht atë të gruas në një shtet totalitar e të kontrolluar, kur edhe gjërat më të thjeshta janë një luks e të kontrolluara. Libri ‘’Rrëfimet e shërbëtores’’ shkruar nga Margaret Atëood është një rrëfim   i dhimbshëm, I cili të rikujton vlerën e lirisë.  Ky roman botuar për herë të parë më vitin 1985, i vlerësuar me cmime të ndryshme letrare ndër vite e njëkohësisht i pëlqyer nga lexuesit. Përmbajtja e këtij romani është atipike. Ngjarjet zhvillohen në një shtet totalitar, në një realitet imaginar të së ardhmes, ku roli dhe të drejtat e grave kanë ndryshuar kryekëput. Gratë konsiderohen si pronë e shtetit dhe mungesa e lirisë e të drejtave si dhe organizimi i shtetit ka në qendër të tij terrorin dhe kufizimin. Personazhi kryesor Offred është shërbëtore në Republikën e Galaadit, një shtet totalitar dhe thellësisht teokrati...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *