Skip to main content

Posts

Lëre diellin të shkoj...

Pyetën njerëzit për dashurinë dhe ata nisin të dërdëllisin për dhimbjen.  Kështu e nise ligjëratën tënde të para disa mbrëmjeve, kur me këmbëngulje doje të më tregoje se e gjithë bota ishte egoiste, kishte humbur ndjesitë dhe kishte harruar të donte. Të degjoja me vëmendje në cdo hukame që leshoje e cdo pulitje sysh e ndiqja sikur doja ta mësoja përmendësh. Prej fjalëve që ledhatoje me kujdes mendimet e mia kishin formëzuar një elips dilemash dhe nisa të gjykoja vetveten si asnjëherë më parë. Përpjekjet për të të cytur vdiqën dhe e zhvendosa përqendrimin nga ty për te lëmshi i pazgjidhshëm i mendimeve të mia. Bindja veten se dhe unë nuk ndryshoja shumë me njerëzit për të cilët t'i më flisje. Edhe unë si ata isha, madje edhe ti, por këtë nuk guxova të ta përmendja. E ndjeja vetëdehjen, davarisja në mendjen time se fërfëllimat e ikjes, unë vetë nuk do i përjetoja kurrë. Ikjet therrin në zemër, njësoj si perëndimet e diellit. Dielli fuqiplotë mbretëron për orë të të...

Pesë dobitë e leximit në përditshmërinë tonë

Të shpenzosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falenderosh veten më vonë. Përfitimet të cilat grumbullohen janë të panumërta dhe artikulli i sotëm shërben si një kujtesë e të gjitha aspekteve pozitive të cilat leximi sjell dhe si një këmbanë thirrje për të rrëmbyer sa më shpejt të mundësh librin që ke lënë përgjysëm prej kohësh. Në vazhdim, do përmbledh vetëm pesë nga dobitë e librit në jetën tënde. 1.DIJET DHE NJOHURITË NUK JANË KURRË TË TEPËRTA. Funksioni i parë i librave është ai inforumues. Secili duhet të zgjedhi mes larmisë së titujve atë që i duket  më i përshtatshëm dhe që i shërben në formimin e tij akademik apo atë që përmbush kuriozitetet e tij. Libri është një oqean dijesh, prej të cilit nuk mbytesh kurrë, por vetem meson të perfeksionohesh në notin e lodhshëm të përditshmërisë. 2. NJË FJALOR I PASUR DHE NJË ARTIKULIM I RRJEDHSHËM NUK TË TRADHËTOJNË KURRË. Sa herë je gjendur në një situatë të vështirë, ku pro...

Ndrin

Agoi… Dhe sot përsëri zgjohem në një mëngjes të trishtë, S'ka rëndësi sa miliona fije rrezesh po leshon ai diell, Dielli ynë. Përmes reve të pafundta po fluturoj, jo s’kam nevoj  për krahë, kur ty të mendoj. Perëndoi… Dhe vendin Hënës ia la, yjet më duken si sytë  e tu, kur dikur vezullonin   duke më vështruar mua. Ftohtë… Nata sapo më mbështolli, me petkun e saj të zi, por sytë do i mbyll, gjumi do më zë, dhe në endrra ty do të shoh përsëri. Përmes oqeanit të tejskajshëm, s'më zë syri asnjë varkë. Mbase stuhia e vdekjes i  ka pushtuar, sic bëri me ty dikur. Jo as majat e maleve që doje t'i ngjisja si shoh më, Mjegulla e tmerrshme e vetmsië i paska pështjellë. Po me pianon e vjetër ç’u bë? Tani askush s'mund ta luaj atë melodi. Akulli ka shkrirë edhe pse une dhe ti duam kaq shumë qe të mos vij pranvera. S'ka pranverë pa ty. S'celin lulet në këtë qytet që e ka rrëmbyer rutina, Se kështu...

‘’Portreti i Dorian Greit’’, libri që na kujton t’i largohemi veseve të një Doriani të kohërave tona

Fundjava është  casti ideal për  t'i dedikuar vetes momente qetësie me një  libër në  duar, një  gotë  caj e një  tufë  ëndërrimesh. Libri që  vendosa të  ndaj me ju këtë  javë  e t'ju ftoj të  gjithëve në  lexim është  ''Portreti i Dorian Greit'' nga Oscar Wilde. Së  pari, duhet përmendur se ky libër kategorizohet në  një  roman filozofik, i cili në  cdo shkronjë  të tij të  bën të  zhytesh thellë  në  mendime e reflektime. Nganjëherë  fjala ''filozofi'' i tremb lexuesit duke menduar se ata dë shirojnë  dicka me të  lehtë  e me të  përtypshme për të  lexuar pas një  javë plot kokëcarje, por më  besoni ky nuk është  libri që  do t'ju trembi. Nëse do analizonim librin natyrisht do ndaleshim në  disa linja, megjithatë  ajo që  unë  d...

Penelopi le të pres...

Një zgjim i beftë, një derë e përplasur fortë e një dang lemerie edhe brenda saj. Dielli nuk dukej atë mëngjes, nga qelqi i pastër, i hapur vetëm pak, dhe drita e pakët edhe pse fajtore ishin retë, nuk e merziti. Ajri i freskët i bënte mirë mendimeve të saj dhe pikëpyetjeve që kishin lindur në kokë se pse ai ecte nëpër shtepi me hapa të mëdha, me nxitim e me një tringëllimë ankthi e nervozimi.  E braktisi rehatinë e shtratit, hapi me një kërcitje të lehtë derën që vetëm para disa minutash ai e kishe përplasur me një cakërrdisje nervash dhe sytë i hasën dokudo rroba të hedhura nëpër dysheme, libra gjysmë të hapur, të braktisur, fotografi të rrudhosura e nëpër hundë e trullosi një duhma e tmerrshme e kafesë së harruar në zjarr, e cila kishte bërë gjithë shtepinë të vishej me një aromë djegësire. Ai mëngjes ishte një adekuat i kaosit e teksa u ul në kolltukun e vjetër, me copë kadife e ngjyrë jeshile të thellë, hodhi një bilete në tavolinë. Bileta tregonte për një udhëtim ...

Ditari, terapia që të nevojitet

''Ato qe mbeten janë vetëm kujtimet.'' Th ë nia e lartpërmendur është aq sa mallëngjyese për kohën që kalon e ne nuk e kthejmë dot pas, por aq edhe edukuese në të njëjtën kohë. Të kuptosh rëndësinë e vërtetë të sendeve materiale dhe përshtjellimeve abstrakte, do të thotë të rritesh dalë-ngadalë. Sot, do të flasim për një nga aktivitetet më interesante dhe njëkohësisht një nga veprimtaritë teë ndermarra personalisht që shërbejnë për rritjen tënde mentale dhe emocionale, për t ë  mbajturit e një ditari. Unë për herë të parë u prezantova me ditarin në moshën 7 vjecare. Një nga dhuratat që gjyshja ime e shtrenjtë, me kushtoi ishte nje ditar i bukur lejla, me nje kopertinë të shëndritshme plot xixa e xhingla, me një celës të vogël e me fletë plot ngjyra. Ajo më tregoi historinë e Anës së njohur në të gjithë botën për ditarin e saj  dhe më tregoi sesi në vitet e zymta të luftës Ana gjente lumturinë duke shkruar edhe pse e ngujuar në bodrumin e një fabrike...

KLUBI I LIBRIT || #rrembelibrin ''Kukullat nuk kanë Atdhe''

Postimi i sot ë m i kushtohet i gjithi librave. Letersia ushqen shpirtin dhe Klubi i Librit është konceptuar si nj ë  oaz i përbashket qetësie, përthithje dijesh dhe emocionesh që vet ë m librat falin. Muaji Janar, solli në #rrembelibrin një autore shqiptare të vecantë, t ë  vlërësuar dhe mirënjohur. Flutura Acka një zë i fuqishëm që i bertet lakuriq problematikat sociale shqiptare. Një autore e dashur, e cila ka rrëmbyer zemrën e cdo lexuesi me origjinalitetin e t ë  shkruarit, trajtimin e realitetin pa asnje zbukurim bosh dhe dramën e rrefyer prej rrugicave më të pandricuara të shpirtit.  ''Kukullat nuk kanë Atdhe'' shfaq dramën e kukullave që ne njohim, që kemi takuar ose jemi, në një Atdhe burrash frikacakë, ku ende vajzat dhe gratë shihen si nje shtojcë me pak të drejta dhe si një qenie pa gojë e pa mendje, por vetëm e bukur, si pronë,si kukulla e burrit të saj. Në këte roman këndon dhimbja, vë kujën vdekja dhe gjëmon fatkeqesia që solli ...

Si t'i rikthehemi leximit? Disa këshilla praktike për këdo

Nje libër i mirë ka fuqinë të ndryshojë jeten tënde. Të lexuarit është një proces i  rëndësishëm për zhvillimin shpirtëror dhe mental . Leximi ndërton pjesë të karakterit të cilat asnjë formë tjetër nuk ka aftesinë t’i ndryshojë. Koha që i kushton të lexuarit tregon sesa e do veten dhe sesa je i aftë të përthithësh nga bota për të zgjuar kreativitetin, frymëzimin dhe motivimin. Lufta e vërtete në kohën e telefonëve inteligjent dhe rrjeteve sociale,të cilët gumëzhijnë nga gjithcka sipërfaqësore dhe nga pak gjë, e cila shërben si ushqim për shpirtin është të rikthejmë në vëmendjen e të gjithëve LIBRAT. Justifikimi  që i madh e i vogël ka në majë të gjuhës kur pyetet për marrëdhënien e tij të vakët me librat është mungesa e kohës së lirë. Sot dua të ndaj disa keshilla praktike për të bërë një hap para dhe për t’iu rikthyer dashurisë me librin, i cili është sfumuar nga rrjetet sociale.         LIBRAT NUK JANË VETËM PËR KOHËN E L...

Simfonia e stinëve

I nxehti kishte pushtuar gjithcka dhe e vetmja mënyrë për të gjetur freskinë e munguar gjatë një dite pervëluese korriku ishte të zhytesha në sytë e tu. Ata vezullonin si një qelq i pastër, i cili bërtiste brishtësi. Aty, mes teje, vëreja një det të thellë, ngjyrë safiri blu, me ca dallgë te lehta si përkëdhelja e flladit ndaj sipërfaqeses së pasqyrueshme të tij. Ndjeja aromën e ashpër të detit e shijen e ujit të kripur, stërkalat e pikëzave dhe rrezatimin e pakursyer të diellit, i cili mbretëronte gjithë qiellin kaltërosh. Sërisht aty, përjetoja rikthimin në kohë, kur në muzgun e vonë, në qiellin e brutë ku sapo ishte shfaqur hija e lehtë e hënës elegante e lojcake, prehnim trupat poshtë pëmes së qershis, shuanim afshin përvëlues që sillte mbrëmja e mes verës dhe sytë na perëndonin teksa dëgjonim këngën e gjinkallave dhe gumëzhimat e insekteve. Teksa binte nata, nëpër syte e tu më shfaqeshin konstelacionet më të magjishme, meteorët e rënë dhe dëshirat e thëna me mendje që ish...

Zotdalesi i marrezive

Ecja vetem, i vetem si perhere. Ne trotuaret e zbrasur te nje qyteti qe kishte fjetur prej kohesh. Per cudi, nuk ishte nje qytet i zakonte, ku atehere  kur nata vendos pushtetin e saj absolut i dorezohet prehjes. Ky ishte nje qytet i pashoq ne te cilin gjithcka ishte fikur. Ne asnje rrugice qorre a kryqezim kryesore nuk hasje arome jete. Dukej i braktisur, i abandonuar nga njerezit, nga fati e vetem mua s'me benin kembet te largohesha nga aty. Duke u endur poshte e larte me cysnin vetem kujtimet, te cilat me ushtonin ne koke e me pervelonin ne kraharore. Vazhdoja shetitjen time drejt te shkuares, duke u endur mes udhesh pakrye ndersa piklat e rrebeshit, te cilat degjoheshin me nje disonance te tmerrshme me kishin qullur e une s'kisha ndjere as te ftohte e as lageshti. A ka valle kaq shume force shpirti, saqe kur humbet gjithcka ka dashur, t'i bllokoje te gjithe fundet nervore, ne cdo pike periferike te trupit e t'i urdheroje te mos ndjejne? Cucurisja brenda vetes,...

Mbreteresha e debores

Historia qe deshiroj te ndaj me ju sot eshte nje deshmi ndryshimi. '' Kush ishe ti para se te ta thyenin zemren?'' Syte e saj ishin nje akuarel ngjyrash pastel, nga ku buronte arti me magjepses i historise njerezore. Ato flisnin per endrra, buzeqeshin, e ne cdo veshtrim qe hidhte si pa te keq ne qiell, shfaqnin lutjet qe i drejtoje per tek ai. Ato dy xixellonja drite ishin ne harmoni te praruar me rrahjet e saj, te sinqerta e te besuara. Buzet e saj nuk shkriheshin kurre ne gaz, por gjithmone dukeshin si nje bilur, nje kristal i paster, i akullte, te cilin nga frika se mos thyehej as ai nuk guxonte ta zhdukte ate buzeqeshje te qelqte.  Duarte e saj, falnin prekje mendafshi, aspak te ftohta, gjithmone te hijshme, si vete floket e gjate te florinjte e gersheti i thurur kurore fijezash. Enderrimet e percillnin pergjithnje ne nje kuvli dashurie, por brishtesia e saj e pelqente ndenjen e roberimit te dashurise. Asnje kulvi s'do ishte e deshiruar, madje as ...

Regëtimat e ngrira

Teksa ecje perhumbur, mes rrugicash pa dalje, ne nje qytet ku naten mungonin dritat dhe e vetmja qe te ndiqte e sherbente si fanar per ty ishte nje Hene e pazakonte, e madhe, e ndritshme dhe shprehese, ne mendje vershonin pabesisisht prej skutave te tua me te erreta, dhjetra mendime. Nise te rikujtoje cdo gabim e cdo here qe harrove te thoje: ''Me fal''. Gabimet te drejtonin ne nje rruge pa krye, nga e cila zor se do largoheshe. Vrapimthi duke u mendur me nje marramendje bezdisese me kembe qe ecnin kuturu e zhyteshin ne lymin e piset te ndergjegjes  e balten e qullet te rrugeve, etja te pushtoi te terin e ligeshtia nuk te shqitej prej shpirtit. Avulli qe dilte prej frymes se nxehte dukej sikur te vishte syte, por ne fakt nuk ishte i ngrohti i gjakut tend, por tronditja, tundimi, rraskapitja e sfilitja qe nuk kishte te sosur. Edhe ti ishe lodhur prej vetes, e doje te arratiseshe prej tij, ashtu sic ishte zhdukur cdokush afer teje. Anes absides, nje lengate ...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *