Skip to main content

Posts

Reflektimet e një viti të marrë

  Viti 2020 ishte një rrokopujë e mundimtë, e vështirë dhe me mësime që do më shërbejnë për gjithë jetën.   Fundviti është periudha e reflektimit tradicional mbi vitin të cilit po i kthen krahët me pikëpytjet në mendje në realizove dot gjithçka deshe; cilat shkuan mirë e cilat më pak; si rezulton bilanci i lumturisë dhe çfarë do kërkosh nga vetja përgjatë vitit të ri. Ky vit sfiltës për të gjithë ne më duket si një ëndërr e keqe për të cilën do thur sa e sa përralla e tregime kur një ditë mbase do behem si gjyshja ime, e cila më rriti me dashurinë e librave dhe tregimet e mrekullueshme të vegjëlisë së saj. Megjithatë duhet të   rrokullisen shumë vite që kjo të ndodh e unë më parë duhet të mendoj mbi mësimet që nxora nga një vit i mbrapsht, gjithnjë parë në këndvështrim optimist. 1.        Lidhja me Zotin. Mbase ky është mësimi më personal por nuk mundem të mos e përmend. Afrimiteti me Krijuesin; lidhja me mirësinë; vyrtytet e mbara; das...

Jamarbër Hoxha, lexuesi i vitit dhe frymëzuesi i të gjithëve

Panairi i Librit mbajtur deri fundjavën e shkuar ishte ndër më të veçantët në traditën e tij më shumë se dy dekadëshe. Jo vetëm prej zhvillimit të tij virtualisht; prezencës së gjerë në mediat sociale dhe promovimeve të pazakonta të librave, por edhe prej ndarjes së çmimeve. Siç të gjithë fanatikët e ndjekësit e tij besnik e dinë, panairi është tempulli i shkrimtarëve, përkthyesve, njerëzve të letrave, por edhe vetë lexuesëve e pikërisht këta të fundit u shpërblyen ndryshe në këtë edicion.  Për herë të parë, juria vendosi të vlerësonte me çmimin e lexuesit më të mirë, krahës librit më të mirë, përkthimit më të mirë etj. Pikërisht djaloshi që u nderua me këtë titull është Jamarbër Hoxha, një fëmijë gjenial, inteligjent, kreativ, me mendje e shpirt të bukur dhe një leximtar i apasionuar. Me Jamarbërin jam njohur virtualisht që në daljet e tij të para televizive, teksa fliste me krenari për aftësitë e tij të veçanta e të bentë të admiroje elokuencën, edukimin serioz, vetëbesimin e tij...

Si të organizojmë jetën studentore, kur gjithçka duket një katrahurë

Jeta studentore ka nisur zyrtarisht në të gjitha nivelet e studimeve dhe sidomos me mësimin online situata mund të bëhet pak më e vështirë për t’u menaxhuar. Për këtë arsye do duhet një organizim më i mirë nga vetë ne. Tani që jeta jonë zhvillohet sa në një ekran inteligjent në tjetrin duhet të gjejmë mënyrat për të menaxhuar gjithçka e për të përballuar me sukses ngarkesën. Sot në #njetuferrezeshneperre dua të ndaj me ju disa aplikacione online, të cilat do kthehen në miqtë tuaj besnik për produktivitetin dhe menaxhimin e kohës.  Notion Notion është kthyer në aplikacionin tim të parapëlqyer që pas zbulimit të tij. Mund të them me plot gojë se është jo vetëm një agenda virtuale, por një organizuese e përsosur e gjithë jetës tënde. Me Notion mund të planifikosh javën; të mbash shënime; të menaxhosh jetën studentore; të ndjekësh ecurinë e projekteve; të mbash kontakte; të mbash parasysh objektivat e tua afatgjatë e afatshkurtër; të kontrollosh zakonet e tua të shpenzimeve e me pak fj...

Si të zgjidhni librat pa i prekur? Eja në #PanairinVirtualtëLibrit

Nëntori është muaji i shumëpritur për dashamirësit e librave dhe shkaku i kësaj është ngjarja më e rëndësishme e vitit për botën e letrave, Panairi i Librit. Ky vit kaq i pazakontë e i çuditshme sa rezultoi të ishte nuk mundi të mos na surprizonte as në lidhje me këtë aktivitet. Si gjithçka tjetër e cila po gjen mbeshtetje në rrjete sociale e internet këtë periudhë, njësoj u desh që Panairi i 2020-ës të zhvendosej online. Përditshmëria në veshje të rehatshme shtëpiake është kaq e këndshme. Punojmë me veshje që nuk do denjonim të ngjisnim shkallët në punë e të paraqiteshim me flokë të çrregullt e kaq shumë rehati, studiojmë po njësoj mbase shtrirë në ngrohtësinë e shtratit e tani duhet të shëtisim edhe në panairin online të librave veshur me pizhama… 🙊  Panairi i Librit është festa e tij edhe pse unë mendoj se libri nuk mund të festohet vetëm tre apo katër ditë në vit. Gjithashtu, kjo ndërthurje mes librave e e-commerce, e cila është e ardhmja e bizneseve është kaq interesante dhe ...

"Fundi i gjithë ligësive", lirisë, njeriut dhe dashurisë për jetën

Ditët e fundit jemi përballur me kërcënime dërguar prej ligësisë, lufta e përhershme e të mirës ndaj të keqës, e terrorit ndaj paqes, e dashurisë ndaj gënjeshtrës, interesave më të koklavitur sesa ato qesharaket që paraqiten etj. Unë, me siguri njësoj si të gjithë ju nuk jemi të frikësuar nga e liga, nga çmenduria, injoranca, pabesia e nga asnjë i pamend që kushedi ç’i thotë mendja e kërkon të mbjell vdekjen në emër të terrorizmit. Ekzaktësisht një vit më parë falë një miku që çmon shumë lirinë, drejtësinë e paqen më ra në duar një thesar i vyer, të cilin do doja ta kisha lexuar shumë vite më parë, libri “ Fundi i të gjitha ligësive” shkruar nga Jeremy Locke. Ky libër nuk është ende i përkthyer në shqip e me titullin origjinal do mundeni ta gjeni si “ The End Of All Evil”.   Për herë të parë dua ta nis nga fundi. Mesazhi më i madh i këtij libri është se vlera e njeriut është e pafund e çdo ide, akt, mendim, rregull, propagand, burokraci a sistem politik që mundohet t’i vendos një v...

Katër këshillat që do doja t'i dëgjoja kur nisa studimet e larta

Në #njetuferrezeshneperre flasim jo vetëm për librat, leximin e adhuruesit e tyre, por gjithashtu për gjithçka që lidhet me edukimin. Sot është dita e parë e nisjes së vitit akademik për arsimin e  lartë e duke qënë vetë e përfshirë në këtë kategori studentësh dëshiroj t’i dedikoj një artikull. Këtë nëntor unë nis vitin e dytë të studimeve pas universitare, por çdo fillim viti në një qoshkë të mendjes sime është pikërisht dita e parë e nisjes së studimeve Bachelor.  Vallë a ju kujtohet edhe ju kur gjysmë të rritur e gjysmë adoleshentë rendnit për të gjetur klasën tuaj në fakultet, kur nuk dinit asgjë dhe shkolla e lartë dukej si një e panjohur e frikshme? Unë e kujtoj shumë mirë vitin tim të parë, kur gjendesha e humbur mes gjithë atyre studentëve që thonin se adhuronin financën dhe kjo kishte qënë ëndrra e një jete për ta e unë as që ia kisha idenë se përse ndodhesha aty, kur në të vërtetë ëndërroja të studioja Arte e Letërsi e të zhvilloja karrierën si Kritike Letrare. Abstr...

"Deri në frymën e fundit", fjalorthi zbërthyes i të rriturit prej prapaskenave të vegjëlisë

  Ndër leximet e mia të fundit është një autore suedeze, libri i së cilës më ra rastësisht ndër duar. Letërsinë nordike e njoh pak, ndaj kureshtja për të zbuluar më tepër për të sidomos në këndvështrimin e një shkrimtareje bashkëkohore ngjalli shpejt interes tek unë. Libri “Deri në frymën e fundit” i Anne Sward është një histori e veçantë, e cila më rikthen në leximin e librave më një nga temat e mia të parapëlqyera, fëmijërinë dhe ndikimin e saj në formimin e personalitetit të individit. Historia zhvillohet në Suedinë e viteve ‘60, brenda një familje të madhe emigrantësh, ku mbizotëron një dashuri e paqtë për secilin pjestar. Foshnjëza që vjen në jetë, shkurtimisht e quajtur Lo është dhurata e bukur të cilën të gjithë të rriturit mezi e presin. Lo rritet me shumë përkujdesje e dashuri nga prindërit, gjyshërit e të afërmit, aq shumë saqë nganjëherë e ëma e shfaq këtë si shqetësim që mund t’i hapi telashe më vonë. Kjo lloj përkundesje dhe dashurie e bën atë të ëmbël,...

"Gjemia e mbytur", rrëfimi kushtuar jetëve te ndërprera

Më në fund mora guximin të shpreh përshtypjet e mia për librin “Gjemia e mbytur” shkruar nga një prej autorëve të  mi më të dashur të letërsisë bashkëkohore shqipe, Fatos Kongoli. Kongoli është një shkrimtar që sjell dhimbjen dhe vuajtjet në letërsi, nëpërmjet mënyrave më empatike. Me siguri keni lexuar qoftë edhe një nga romanet e tij, të shkruar gjithnjë me shumë elegancë, stil të vecantë, prej të cilit arrin menjëherë të kuptosh autorësinë e tij në një fragment, nëse luan gjëgjëzash dhe historitë të cilat në zemër të tyrë mbartin gjithnjë një fabul therëse të historisë së kombit tonë. Kongoli është shkrimtari i lirisë. Liria e tij shumëfaqëshe e përfaqëson në narracion, në ndërtimin e personazheve, në retrospektivat dhe në shpërdredhjet e historive.  Rrëfimet e tij lindin nga realiteti social-kulturor shqiptar me individët në tranzit. Gjithçka në librat e tij është në një udhë pakrye, njërëz që nuk dinë nga vijnë e ku do shkojnë, të ngecur në kohë, të transformuar nga dhimb...

Lexuesit mëkatar. A je njëri prej tyre?

  Pas periudhash të gjata shkëputje nga “Një tufë rrezesh nëpër RE”, hera-herës më kaplon një hezitim, nga pesha e fajit se e kam lënë pas dore e nuk kam treguar dedikimin dhe përkushtimin e një viti më parë, por më pas rikujtoj çdo mesazh që kam marr ndër vite tanimë, çdo lexues që kam njohur prej qoshkës sime të lumturisë, e çdo mik të ri që kam krijuar dhe nxitoj të shkruaj me nxitim, fjalët që më burojnë nga shpirti. 😊 Si një lexuese konsistente, librat nuk janë për mua një objekt çfarëdo me funksionin e informacionit, shpenzimit të kohës në mënyrë interesante apo kënaqësisë. Librat janë MIQTË më të vjetër që kujtoj nga vegjëlia ime dhe dashuria për ta kalon kufijtë e një afeksioni me sendet. Unë besoj plotësisht se librat kanë shpirt e lulëzojnë sa herë ndjejnë sytë lexues në rreshtat e tyre, por sot dua të flas për një shqetësim. Në përditshmëri kam hasur disa veprime, të cilat dua t’i quaj “ mëkatet e lexuesit”. Nga vetë fjala “mëkat” nuk do shumë mend të kuptosh se bëh...

“ Gurët e vetmisë” libri që bën shpirtin të qaj e qesh

Teksa mendoja si t’i rikthehesha fletës së bardhë të hapësirës sime të ngrohtë, pas një mungesë të gjatë e qindra justifikimesh se nuk ishte ende koha të rinisja artikujt e mi të perjavshem plot e përplot me libra, vendosa t’i hedh nje sy atyre të sugjeruar, që janë mbeshtjellë në krahët e “Një tufë rrezesh nëpër RE”. Mes dhjetra titujsh, vura re se mungonte njëri për të cilin kam folur jashtëzakonisht shumë dhe e kam lexuar dy- tri mot të shkuar. Nuk do kishte kthim më të mirë përveçse me “Gurët e vetmisë”, ndër librat më magjepsës së letërsisë bashkëkohore shqipe. Qysh në fjalitë e para, mbaj mend se ky libër me veshi me një mantel të mrekullueshëm kujtimesh prej energjisë së bukur toske që percjell, gjuhës arkaike të kulluar, pastërtisë së traditave e zakoneve e një humori të hollë e delikat. Diku këtu e diku aty më kujtoheshin fjalë, të cilat tingëllonin shpesh në veshin tim përgjatë rritjes sime në një familje prej toskerisë së poshtme, ndaj mos më gjykoni nëse dalloni në kët...

"Getsbi i Madh" dhe kuptimi i lumturisë

Dita e fundit e muajit prill do të thërriste këmbueshëm festën e përvitshme të muzikës Jazz, ku shpirtrate vjeter nuk ndihen vetëm e muzika jehon në zemra e buçet nëpër rrugë. Mesa duket kjo nuk është e mundur, të paktën tani afër. Kisha ekzaktesisht një vit të plotë kalendarik, që parafytyroja Edicionin e Pestë te Swing, duke lundraur ndër kujtimet e ëmbla të #AndrraN'tren, udhëtimin e këndshëm në kohë,muzikën e mrekullueshme, harenë e një treni ku destinacioni është as më pak e as më shumë sesa liria e ritakimin me njerëzit e bukur. Mbase për momentin do na duhet të rikthejmë në vëmëndje organizimet e mrekullueshme të viteve të shkuara, me shpresën se kur liria të triumfojë do kërcejmë derisa këmbët të na dhembin, do dëfrehemi e duhemi më shumë se më parë.Meqë pak ditë më parë, 30 prilli do të shënonte Ditën Ndërkombëtare të Jazzi-it e nën këtë atmosferë doja të sillja në vëmëndjen tuaj një nga librat më të bukur klasik, “Getsbi i Madh” shkruar nga F. Scott Fitzgerald. “...

Klubi i Librit, aktiviteti argëtues në karantinë

Jam gati për të rrumbullakosur javën e katërt të qëndrimit në shtëpi, veçse e përmalluar për pak liri, nisa të ndjej lodhjen psikologjike. Të përballuarit me këtë situate; kujdesi ynë i shtuar tërësisht i nevojshëm; të qënit paranojak se mos diçka e padisifektuar tenton të hyjë në shtëpinë tonë, kthyer tanimë në strehëzën më të sigurtë të higjenës dhe pastërtisë; orët e tejzgjatura të të punuarit nga shtëpia, ku harron kafen e mëngjesit, pushimin e drekës, ndonjë bisedë të këndshme me kolegët, përgatitjen për të lënë zyrën kur ora shënon 17 dhe zbritjen më nxitim të shkallëve; mungesën e jetës shkollore dhe mësimit tradicional; orët e stërmundimshme të të mësuarit e gjithcka tjetër për të cilën edhe ju shqetësoheni e nuk keni aspak nevojë ta rilexoni këtu. Të qëndruarit në shtëpi po transformon rutinën tonë duke ndikuar në çdo lidhje tonën me botën jashtë. Veçse kemi humbur kontaktet fizike me të afërmit dhe miqtë, ndihemi hera-herës të frustruar e të mbingarkuar edhe kur nuk ...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *