Skip to main content

Posts

"Ndjenja e kohës", poezitë që i mungonin shpirtit

Vëllimet poetike janë dhurata më e vyer për shpirtin tim. Për mua të lexuarit poezi është një udhëtim i ndërmarr për në dimensione të tjera, atje ku gjen vetëm paqe e qetësi. Poezitë janë melhemi i ditëve të vështira dhe periudhave stresuese; janë mikeshat besnike të netëve pagjumë duke mos ditur si t'i vendosësh mendimet në rend; janë përçues të ndjenjës së lirisë, edukues dhe proklamues të saj.  Në periudha të vështira psikologjike e shëndetesore si kjo që po kaloj(më) nuk di në më duhej një zgjidhje për spazmat e frymarrjes a një vëllim cilësor poetik për t'u ndjerë më mirë. Zgjodha të dytën e sot vendosa ta ndaj edhe me ju.  Kisha disa muaj që në rreshtin e parë të një pirgu të palexuar librash, të cilët kanë aderuar rishtasi në shtëpizën time e të tyre mbaja " Ndjenja e kohës" shkruar nga Giuseppe Ungaretti. Diç di për letërsinë italiane, por nuk kisha patur kurrë rast më parë të lexoja nga ky autor. Kopertina më tundonte. Portreti fisnik i një te moshuari, i cil...

Si të lexoj më shumë libra, kur nuk di ç'të bëj më parë?!

Dikur isha ndër lexuesit fanatik e betohesha se nëse dëshiron mund të gjesh kohë për leximet e tua njësoj siç gjen kohë për çdo aktivitet tjetër në ditë-natën tënde. Kjo aksiom ë  nuk më hiqej nga mendja derisa orët studimet pasuniversitare plot detyrime e përgjegjësi u gërshetuan me një punë me angazhim të plotë e shumë nisma të tjera për të cilat dua të bëj vend në jetën time. Pikërisht nga kjo situatë e ngarkuar nisi një pendesë e thellë, pasi ndjeja se po lexoja shumë më pak nga çfarë kisha bërë gjithë jetën e gjithashtu zotohesha për të t’iu kthyer zakoneve të vjetra të leximit, por koha përsëri më pengonte. Mblodha forcat dhe duhet të hartoja një plan. Përditshmëria e ngarkuar nuk do largohet edhe për ca kohë, ama kjo nuk do të thotë që leximet e mia do qëndronin të zbehta e unë do jetoja me ndjesinë e fajit dhe mungesën e librave. Ju ftoj të lexoni si më poshtë sesi unë arrita t’i kthehem leximit dhe të përfundoj çdo punë tjetër të ditës pa u shqetësuar aspak. 1.Vendos ...

Tri librat bashkëkohor me të cilët adoleshentët do ndërtonin konceptin e lirisë

Adoleshenca është periudha në të cilën leximi i librave duhet të gëlojë. Kjo fazë kaq e rëndësishme i jep formë lexuesit të rritur pas disa vitesh dhe është çelësi që do tregoi se cilës letërsi do i drejtohet i rrituri në vitet e ardhshme. Adoleshenca është periudha ku klasikët duhet të përpihen, të lexohen me një frymë e të ngjiset në shpirt dashuria për librat e mirë. Gjithashtu në këtë periudhë lexuesi duhet të aftësohet për të zgjedhur libra me vlërë; duhet të mësojë të analizojë; të ushqejë inteligjencën emocionale e t’i japi jetë ëndrrave të tij. Librat janë një çast qetësie në ato beteja kaotike lufte me veten e të tjerët për të njohur idenditetin tënd; trupin; shpirtin dhe mendjen. Sot në #njëtufërrezeshnëperre dua të ndaj me ju tri libra bashkëkohor të cilët nuk duhet të mungojnë në leximet e bukura të adoleshencës, për të ndërtuar konceptin e lirisë së individit në një botë që ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim.   1.       Poezitë e...

Njihuni me NEFOS, libraria digjitale e konceptuar si miku juaj i xhepit

  Dua të flas për një ëndërr, për ëndrrën time të madhe… Unë jam një ëndërrimtare, robinë e shpresës dhe lirisë. Prej më tëpër se katër vitesh kam punuar me durim për të ndërtuar një qoshkë të vockël gëzimi, rrezatimi e shprese, në një rrjet të mbingarkuar nga imazhet e vjedhura, nga personazhet sipërfaqësore e shumë pak shpirt. “Një tufë rrezesh nëpër RE” lindi si një uri e jashtëzakonshme për të shprehur veten; pasionin tim për leximin; gjithçka kisha hasur qysh prej lindjes në botën e librave; pak nga dashuria ime për arsimin; këmbëngulja për të ndjekur ëndrrat e për të mos u ndalur kurrë. “Një tufë rrezesh nëpër RE” u shndërrua shpejt në një formë ditari publik, aktiv, të lexuar, i cili mori vëmëndje në media dhe u cilësua si blogu i pazakontë, i cili promovonte libra e lexim. Pak histori Emri i blogut ka lindur në një ditë, kur nuk ndihesha mirë emocionalisht, por frymëzimi më kishte kapluar të tërën. Mes një ngatërrese të vogël mendimesh nuk më shqitej nga mendja kjo fr...

Reflektimet e një viti të marrë

  Viti 2020 ishte një rrokopujë e mundimtë, e vështirë dhe me mësime që do më shërbejnë për gjithë jetën.   Fundviti është periudha e reflektimit tradicional mbi vitin të cilit po i kthen krahët me pikëpytjet në mendje në realizove dot gjithçka deshe; cilat shkuan mirë e cilat më pak; si rezulton bilanci i lumturisë dhe çfarë do kërkosh nga vetja përgjatë vitit të ri. Ky vit sfiltës për të gjithë ne më duket si një ëndërr e keqe për të cilën do thur sa e sa përralla e tregime kur një ditë mbase do behem si gjyshja ime, e cila më rriti me dashurinë e librave dhe tregimet e mrekullueshme të vegjëlisë së saj. Megjithatë duhet të   rrokullisen shumë vite që kjo të ndodh e unë më parë duhet të mendoj mbi mësimet që nxora nga një vit i mbrapsht, gjithnjë parë në këndvështrim optimist. 1.        Lidhja me Zotin. Mbase ky është mësimi më personal por nuk mundem të mos e përmend. Afrimiteti me Krijuesin; lidhja me mirësinë; vyrtytet e mbara; das...

Jamarbër Hoxha, lexuesi i vitit dhe frymëzuesi i të gjithëve

Panairi i Librit mbajtur deri fundjavën e shkuar ishte ndër më të veçantët në traditën e tij më shumë se dy dekadëshe. Jo vetëm prej zhvillimit të tij virtualisht; prezencës së gjerë në mediat sociale dhe promovimeve të pazakonta të librave, por edhe prej ndarjes së çmimeve. Siç të gjithë fanatikët e ndjekësit e tij besnik e dinë, panairi është tempulli i shkrimtarëve, përkthyesve, njerëzve të letrave, por edhe vetë lexuesëve e pikërisht këta të fundit u shpërblyen ndryshe në këtë edicion.  Për herë të parë, juria vendosi të vlerësonte me çmimin e lexuesit më të mirë, krahës librit më të mirë, përkthimit më të mirë etj. Pikërisht djaloshi që u nderua me këtë titull është Jamarbër Hoxha, një fëmijë gjenial, inteligjent, kreativ, me mendje e shpirt të bukur dhe një leximtar i apasionuar. Me Jamarbërin jam njohur virtualisht që në daljet e tij të para televizive, teksa fliste me krenari për aftësitë e tij të veçanta e të bentë të admiroje elokuencën, edukimin serioz, vetëbesimin e tij...

Si të organizojmë jetën studentore, kur gjithçka duket një katrahurë

Jeta studentore ka nisur zyrtarisht në të gjitha nivelet e studimeve dhe sidomos me mësimin online situata mund të bëhet pak më e vështirë për t’u menaxhuar. Për këtë arsye do duhet një organizim më i mirë nga vetë ne. Tani që jeta jonë zhvillohet sa në një ekran inteligjent në tjetrin duhet të gjejmë mënyrat për të menaxhuar gjithçka e për të përballuar me sukses ngarkesën. Sot në #njetuferrezeshneperre dua të ndaj me ju disa aplikacione online, të cilat do kthehen në miqtë tuaj besnik për produktivitetin dhe menaxhimin e kohës.  Notion Notion është kthyer në aplikacionin tim të parapëlqyer që pas zbulimit të tij. Mund të them me plot gojë se është jo vetëm një agenda virtuale, por një organizuese e përsosur e gjithë jetës tënde. Me Notion mund të planifikosh javën; të mbash shënime; të menaxhosh jetën studentore; të ndjekësh ecurinë e projekteve; të mbash kontakte; të mbash parasysh objektivat e tua afatgjatë e afatshkurtër; të kontrollosh zakonet e tua të shpenzimeve e me pak fj...

Si të zgjidhni librat pa i prekur? Eja në #PanairinVirtualtëLibrit

Nëntori është muaji i shumëpritur për dashamirësit e librave dhe shkaku i kësaj është ngjarja më e rëndësishme e vitit për botën e letrave, Panairi i Librit. Ky vit kaq i pazakontë e i çuditshme sa rezultoi të ishte nuk mundi të mos na surprizonte as në lidhje me këtë aktivitet. Si gjithçka tjetër e cila po gjen mbeshtetje në rrjete sociale e internet këtë periudhë, njësoj u desh që Panairi i 2020-ës të zhvendosej online. Përditshmëria në veshje të rehatshme shtëpiake është kaq e këndshme. Punojmë me veshje që nuk do denjonim të ngjisnim shkallët në punë e të paraqiteshim me flokë të çrregullt e kaq shumë rehati, studiojmë po njësoj mbase shtrirë në ngrohtësinë e shtratit e tani duhet të shëtisim edhe në panairin online të librave veshur me pizhama… 🙊  Panairi i Librit është festa e tij edhe pse unë mendoj se libri nuk mund të festohet vetëm tre apo katër ditë në vit. Gjithashtu, kjo ndërthurje mes librave e e-commerce, e cila është e ardhmja e bizneseve është kaq interesante dhe ...

"Fundi i gjithë ligësive", lirisë, njeriut dhe dashurisë për jetën

Ditët e fundit jemi përballur me kërcënime dërguar prej ligësisë, lufta e përhershme e të mirës ndaj të keqës, e terrorit ndaj paqes, e dashurisë ndaj gënjeshtrës, interesave më të koklavitur sesa ato qesharaket që paraqiten etj. Unë, me siguri njësoj si të gjithë ju nuk jemi të frikësuar nga e liga, nga çmenduria, injoranca, pabesia e nga asnjë i pamend që kushedi ç’i thotë mendja e kërkon të mbjell vdekjen në emër të terrorizmit. Ekzaktësisht një vit më parë falë një miku që çmon shumë lirinë, drejtësinë e paqen më ra në duar një thesar i vyer, të cilin do doja ta kisha lexuar shumë vite më parë, libri “ Fundi i të gjitha ligësive” shkruar nga Jeremy Locke. Ky libër nuk është ende i përkthyer në shqip e me titullin origjinal do mundeni ta gjeni si “ The End Of All Evil”.   Për herë të parë dua ta nis nga fundi. Mesazhi më i madh i këtij libri është se vlera e njeriut është e pafund e çdo ide, akt, mendim, rregull, propagand, burokraci a sistem politik që mundohet t’i vendos një v...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *