Skip to main content

Posts

"Mjegullat e Tiranës" dhe përshtjellimet e vjeshtës

Librat janë shoqëruesi më i dashur përgjatë fundjavës, ndaj në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’, kujdesemi gjithmonë të zgjedhim një mik të mirë. Romani i sotëm, "Mjegullat e Tiranës" është i pazakontë. Për herë të parë u redaktua, u botua dhe nisi të flitej për të më vitin 2014, edhe pse ky është romani i parë,që është shkruar nga autori shqiptar i mirënjohur ndërkomtarisht, Ismail Kadare. Kadare e shkroi këtë roman gjatë viteve të studimeve universitare dhe ky dorëshkrim kishte mbetur në sirtaret e kryeveprave të tij për shumë e shumë vite. Vlen të përmendet se botimi i këtij romani bëri të gëlonin kureshtarët, të dëgjohej jehona e saj e njëkohësisht të diskutohej shumë. Të gjithë ishin kurioz të lexonin librin e parë të Kadares dhe pretendimet e Nasi Leres në të përditshmet e kohës, se ky roman ishte i ngjashëm me një nga romanet e tij, shtoi numrin e lexuesve, të cilët nxitonin të zbulonin të vërtetën. Herë nën zë e herë duke bërtitur, thuhej se ky roman ishte nj...

Dritëhijet e ‘’Ana Karenina’’

Stina e vjeshtës është pothuajse gati të ulet këmbëkryq në përditshmërinë tonë dhe një nga domosdoshmëritë e saj është leximi. Në netët e freskëta, me peisazhin e mrekullueshëm dhe magjinë që natyra rezervon mbetet vetëm libri, si miku më besnik për të bërë shoqëri, krah një çaji të ngrohtë. Vjeshta duket se lidhet në menyrën më të zakontë me klasikët e letërsisë. Megjithëse vjeshta nuk ka mbërritur ende, e lagësht dhe shumëngjyreshe, siç në të gjithë e presim në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ do të flasim pikërisht për një libër për të cilin keni lexuar, dëgjuar ose parë së pakëti një herë në jetë. Të gjithë e njohin të famshmen ‘’Ana Karenina’’ dhe duket sikur emri Ana dhe Leon Tolstoi nuk parafytyrohen pa njëri-tjetrin. Ky roman është i njohur për nisjen me fjalinë e njohur ‘’Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat’’, me të cilën nis e gjithë odiseja e rrëfimit të dritëhijeve në aristokracinë ruse. ...

Rikthimi në shkollë | Pesë mënyrat si t'i mbijetoni panikut të fillimit të shkollës

Ditët që vijojnë janë fundjava e fundit para vitit të ri shkollor. ( Kjo fjali tingëlloi sikur doja të thoja ‘’Qetësia para furtunës.’’ ). Në të vërtetë, nisja e shkollës nuk ka vend për panik, ankth apo mërzitje. Përkundrazi, rubrika e re #dituri në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ lindi për të shërbyer si burim frymëzimi. Së bashku, do ndihmojmë njëri – tjetrin me këshilla studimi, energji pozitive dhe mbi të gjitha me durim e vullnet për të qënë më afër pikësynimeve të vendosura për këtë vit të ri. Paniku para nisjes së shkollës, nganjëherë është i   vështirë të menaxhohet. Pazaret e ditëve të fundit, rradhët e gjata nëpër qendrat tregtare për kryerjen   e blerjeve të   materialeve që do na shërbejnë gjatë vitit të ri shkollor, ritualet e përvitshme dhe mëdyshjet për cantat e mjetet shkollore janë vetëm disa nga kokëcarjet që i bëjnë të gjithë të vrapojnë këto dite. Më poshtë do gjeni pes ë  mënyra si të ruani qetësinë dhe të largoni panikun gjatë...

"Të kesh dhe të mos kesh", Depresioni i Madh në sytë e Heminguej

Cdo muaj i ri shënjon një libër te ri në Klubin e Librit #rrembelibrin. Gjatë muajit Gusht, miku ynë më i mirë ishte ‘’Të kesh dhe të mos kesh’’ shkruar nga Ernest Hemingëej. Ky libër rradhitet ndër gjashtë   veprat më të mira të një nga shkrimtarët më të dashur të Brezit të Humbur. Gjithë romani vërtitet rreth Herri Morgan, një peshkatari të varfër, zemërmirë, por varfëria e drejton rrugëve të egra, të panjohura, të rrezikshme e të paligjshme.Herri është i gatshëm të ofrojë lundrimin në det për cdo të apasionuar pas peshkimit dhe cdo turist të gatshëm, për t’u njohur me aventurat detare. Bashkë me të në varkë, mban një pijanec, i cili gjatë romanit duket sikur thotë gjërat më të vërteta kur është i pirë e nuk funksionon aspak kur është esëll. Herri mbetet trokë kur një udhëtar e mashtron e nuk e paguan pas shëtitjeve tri javore. Kjo situatë e vështirë ekonomike e detyron të pranojë disa pune të paligjshme, si kontrabanda e pijeve alkoolike dhe mallrave të ndrysh...

Anne Frank dhe ditari i saj i paharruar

Verës po i mbërrin fundi, por jo dashurisë sonë për librat. Fundjava na gjeti në duar me një nga librat që ndryshon botëkuptimin për jetën, paqen, dashurinë, gezimet e vogla të përditshmërisë, ankthit, historisë botërore dhe shpresës, e cila nuk humbet deri në castin e fundit. ‘’Ditari i Anne Frank’’ është mbase më   i njohuri i llojit të tij në gjithë botën. Anne hodhi mendimet në ditarin e saj përgjatë dy viteve të tmerrshme dhe të vështira, teksa fshihej së bashku me familjen e saj në skuta të pazbuluara të Holandës. Sinqeriteti brutal dhe finesa artistike me të cilën Anne shkroi e shëndërroi ditarin e saj personal në kronikën me të vërtetë të viteve të vuajtshme të torturës. Anne është vajza tipike adoleshente, e cila mbush një dyzinë me ëndrra, eksploron botën e të rriturve, nis të kuriozohet për dashurinë e provon simpatitë e para, krijon marrëdhenien e ngushtë me të atin dhe haset me perplasje rebele me të ëmen. Anne ishte kurajoze, origjinale, pa k...

Remarku, triumfuesi i Brezit të Humbur

Fundi i javës është momenti më i dashur për të gjithë, prej qetësisë dhe freskisë pas një jave të ngarkuar. Për dashamirësit e librit është një cast i përsosur për t'u zhutur në letërsi, teksa pushojnë nen shurshurimat e dallgeve dhe perkedheljet e rrezeve të diellit. Libri i fundjavës në ''Një tufë rrezesh nëpër RE'' është një nga kryeveprat e letërsisë botërore. ''Harku i triumfit'' është një nga librat më të pëlqyer të autorit gjerman Erih Maria Remark, tëpër i dashur për lexuesit në mbarë botën, i mirenjohur dhe i suksesshëm. Ky libër u botua më vitin 1948 dhe historia e tij lidhet ngushtë me periudhën historike dhe përjetimet e luftës.Raviku një kirurg i zoti, i dëbuar nga atdheu i tij, Gjermania, i duhet të zvarritet sa në një vend në tjetrin, i pashpresë për të jetuar një jetë normale, mes mijëra idenditetesh të rreme dhe pa një shtepi së cilës t’i përkiste. Historia e tij si refugjat në rrugët e botës, përzëniet sa në n...

Vetëm agimet

Net të gjata, të trishta po aq sa të lumtura, të ënderruara njësoj sa me lot nuk kishim fatin t'i kalonim shpesh. Perëndimet nuk ishin magjia që na përkisnin,por agimet na gjenin mes dembelizmit për t'i parë e shpresës për të ardhmnen. Nata i zbehte me kujdes të gjitha yjet e qiellit,ndërkohë zëvëndësonte hënën elegante, ngjitur së cilës qëndronte me hijeshi Jupiteri dhe dielli rilindte për të panumërtën herë, i hareshëm, i ngrohtë. Ne e shihnim aty mes dy maleve, teksa lëshonte rrezet e para dhe ngjyroste gjithcka me nuancat e rozës dhe pikla të ngjyrës së livandos. Qielli shënderrohej në telajon më të arrirë që ka njohur ndonjëherë arti botëror, mes ngjyrash pastel dhe ndjesisë se ky është qielli që Zoti ka zgjedhur për të mbretëruar parajsën. Jo më kot rastiste të jetonim agimet. Atë mëngjes,pas mijërash përleshjesh me zgjimin, pas disa minutash grindje me mua e pas një mërmëritje bezdije kur fytyrën ta mbuloi dielli e të detyroi pakundërshtim t'i bindeshe e të ...

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Në muzeun e dashurisë e pafajësisë së Pamuk

Në Klubin e Librit #rrembelibrin vendosëm që muajin Korrik ta ndajmë me një autor nobelist. Orhan Pamuk është një nga shkrimtarët më të dashur turk, jo vetëm për kombin e tij, por tanimë për të gjithë botën. Librat e tij janë ndër më të kërkuarit, më   të lexuarit e më të diskutuarit. Ai solli Turqinë në vëmendjen e gjithë botës, nëpërmjet librave të tij të mrekullueshëm, prej të cilëve lexuesit u njohën me historinë, kulturën, mendësinë dhe popullin turk. Pamuk u vlerësua me cmimin shkëlqimplote Nobel më 2006-ën dhe që prej asaj kohe dashuria e lexuesëve për të u shumëfishua. Libri me të cilin freskuam zagushinë e tmerrshme të Korrikut ishte ‘’Muzeu i Pafajësisë’’ një nga kryeveprat më të arrira të autorit. Ky libër pa për herë të parë dritën e botimit më vitin 2008. Ngjarjet e romanit zhvillohen në Turqinë e viteve ’75 – ’84 dhe në zemër të tij qëndron një histori e jashtëzakonshme dashurie mes Kemalit, një djali të kamur ekonomikisht, të realizuar e të fejuar m...

‘’Parfumi’’, dehja e fundjavës

Fundjavat e verës kërkojnë freski dhe mënyra më e mirë për t'u shplodhur e për të rrëmbyer energjitë pozitive për rikthimin e së hënës në aktivitetet e përditshmërisë është nëpërmjet leximit. Libri i kësaj fundjave është ''Parfumi '',   historia  e një vrasësi shkruar nga autori gjerman  Patrick Suskind. Ky roman ndërtohet mbi një absurd. Zhan Baptist, foshnja, e cila lindi në mes të neverisë, ndotjes dhe papastërtisë iu desh të rritej i vetëm e të gjente rrugën e jetës së tij. Askush nuk kujdesej, nuk e donte e më keq akoma cdokush e përcmonte, pasi ai nuk zoteronte aromë njerëzore, si gjithë të tjerët.Përcmimi i të tjerëve e bën të rritej i izoluar, i vetmuar dhe fillikat, por Zoti i kishte dhënë një aftësi të jashtëzakonshme, të cilën herë pas here as ai vetë nuk ishte i vetëdijëshëm se i përkiste, nuhatjen ''e imët''. Pikërisht aftësia e vecantë dhe talenti i tij e bënë të mbijetonte. Pasi u zbulua nga një parfumator ital...

‘’Rruga në të cilën rrallë shkohet’’ miku, i cili nuk do ju braktisi në caste të vështira

Jeta është një udhëtim plot të papritura dhe mistere,të cilave nuk i japim dot shpjegim. Shumë nga shqetësimet e vogla të dites, të cilat na shkatërrojnë humorin e na falin luhatje të pashpjegueshme emocionale, brenda vetes nuk dimë as t'i japim shpegim. Veprime të vogla ushtrojnë ndikim të madh e pikërisht për këtë arsye libra, të cilët të ndihmojnë të gjesh lumturinë dhe paqen shpirtërore, nëpërmjet këshillave të profesionistëve të vërtetë vlejnë gjithnjë të lexohen. I tillë është libri ''Rruga në të cilën rrallë shkohet'' shkruar nga psiko-analisti dhe autori i njohur amerikan Scott Peck.  Ky libeër është përmbledhje e përshkrimit të disa faktorëve, të cilat e bëjnë një njeri të ndihet i përmbushur dhe i realizuar. Libri është shkruar bazuar në studimet e autorit me pacientet e tij dhe njëkohësisht prej provojes së tij personale. Ky libër përbëhet nga tre pjesë kryesore. Pjesa e pare dhe më e rëndësishmja, që sipas autorit, pikërisht a...

Mes dunave të lumturisë

Mes korriku kaustik gërryente kujtimet e ndjenjat e mia, duke e kthyer thatësinë në mbretëreshën e përditshmërisë. Në të dielën e zakontë, kur të gjithë vraponin të zbarkonin në hapësirën më të afërt, ku syri mund t'i zinte pak akuarel bojëqielli, aromë jodi,zhurmë dallgesh,bezedisje rëre dhe afsh frymëmarrës, unë përqëndrohesha vetëm te boritë e tmerrshme, te vargu i stërgjatë i makinave që ulërisnin dhe gjithë problemet e metropolit të paboshatisur as në mes të verës. Ecja në rrugicën e vegjëlisë, atje ku më bëhej se shihja topin e harruar gjatë lojës sonë të fundit dhe ku veshët më bënin sikur oshëtinin thirrjet e gjyshes ''Nxito! Dreka është gati.'' Ulesha në gurin e vockel, të lyer me gëlqere të bardhë, që atëherë kishte vend për mua e për ty e ku nisnim të flisnim për planetet e grindeshim për vendosjen e tyre. Pranë Uranit qëndronte Neptuni apo Jupiteri? Cili kishte ngjyrën më të thellë Marsi apo Venusi?   Paqtohesha rrëze pemës së kumbullës, ku gje...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *