Skip to main content

Posts

Mbi librat, kujtimet e gjithfarë mendimesh të tjera

Koha nuk është gjithnjë një mikeshë e besuar. Ndonjëherë të rrëmben në rrjedhën e saj dhe vrapon me aq furi sa të lë pafrymë, të hutuar e të tulatur. Kështu jam ndjerë kohët e fundit, në të cilat i kam kushtuar më pak vëmendje pasionit tim mbi letërsinë dhe të shkruarit. Natyrisht, pa dashur të justifikohem para jush, të cilët veçcse lexues jeni miqtë e mi, të mirë e të besuar, por viti i fundit universitar nuk është edhe aq i lehtë për t’u përballuar. Në këto çaste gjendem mes një proces sa të vështirë aq edhe të dashur, të cilin mezi pres ta tejkaloj, rikthimin në rutinën time të përhershmë pranë leximeve dhe " Një tufë rrezesh nëpër RE" . Kjo është arsyeja kryesore pse vendosa, që shkrimi i sotëm të shërbejë si një retrospektivë mbi mua dhe marrëdhenien time me librat. Dashuria ime me librat daton qysh në vegjëlinë e hershme, atëherë kur njeriu arrin të ndërtojë kujtesën, të ruajë kujtime. Pothuajse nuk më kujtohet vetja pa librat nëpër duar, rrëfimet e gjyshes sim...

"Kam shumë për të thënë", terapia mbi dashurinë dhe dhimbjen

Pas një mungesë të gjatë, me përfundimin e studimeve dhe nisjes së pushimeve i rikthehem miqësisë sonë të përbashkët virtuale, dashurisë për librat dhe marrjes së kohës së nevojshme për një ripërtërije shpirtërore e fizike, pas një dimri të gjatë e të lodhshëm. Këto kohë leximet e mia janë përqëndruar në libra professional, mbase asapk interesant për letërsidashësit, por të vlefshëm për zgjerimin e horizonteve vetjake. Megjithatë, Botime PEGI nuk më lanë këto kohë ta harroja tërësisht pasionin tim të zjarrtë për letërsinë. Një nga prurjet më të fundit në shqip prej tyre është libri i një shkrimtari belg, fitues i Cmimit Europian për Letësinë më vitin 2016 dhe triumfues i Cmimit të Debutuesve më vitin 2014,në vendin e tij të origjinës, Belgjikën. Libri ‘’Kam shumë për të thënë’’ shkruar nga Christophe Van Gerreway dhe përkthyer nga Irena Rama vërtetë u kthye në një mik besnik përgjatë kohës, së cilës u zhyta në leximin e tij. Ky roman është ndërtuar në formën e një rrëfimi ...

''Mëngjese në Kafe Rostand'' dhe të pathënat e Kadaresë

Mes dyzimeve se rreth cilit libër do flisja sot me ju zgjodha një autor të dashur e të mirënjohur shqiptar. Ditët e fundit, në kryeqytet janë hapur dyert e shtëpisë muze të Ismail Kadares, në zemër të Tiranës. Pallati famëmirë, ku jetuan e lanë përditshmërinë e tyre Kadare dhe Agolli, dy kolosë të letrave shqipe mban firmën e arkitektit e aristit të veçantë Maks Velo. Për t’u kthyer pak në retrospektivë, ky pallat u ndërtua më vitin ‘74   dhe konsiderohet si prurje e frymës kubiste, pra moderne dhe e pazakontë për kohën. Arkitektit Velo, guximi i pashoq i shfaqur nw stilin e pallatit i kushtoi plot dhjetw vite burg, nw ferrin e izolimit tw komunizmit.Kur bie në mendime rreth pallatit, para të cilit kaloj çdo ditë e çdo herë më bie në mendje secili rresht e varg i shkruar në ato themele, shkallë e apartament. Ndaj sot zgjodha të flas për një libër pak më personal shkruar nga Kadare, i cili titullohet ‘’Mëngjeset në Kafe Rostand’’. Lehtësisht mund ta cilësoja si një formë ...

Amaneti i dashurisë nga Dritëro Agolli

Muajit e fundit të vitit akademik janë shumë të ngarkuara për studentët e nxënësit. Po e nis kështu shkrimin e ditës së sotme, jo në një formë për të justifikuar mungesën në "Një tufë rrezesh nëpër RE" apo për të treguar se po kaloj ditë të parehatshme, por për t’i treguar bashkëmoshatarëve se ajo që po përjetojnë është e përbashkët dhe nuk janë të vetëm. Në ditë të tilla, kur të vetmet lexime që më mbushin ditë-natën janë ato në lidhje më shkollën e kur në   çdo çast më duhet të shkruaj të gjitha idetë që më lindin për punën timë shkencore, kudo që të ndodhem, të lexuarit letërsi e konsideroj luks edhe pse është dashuria ime më e madhe. Megjithatë, këto ditë që sytë më përvëlojnë nga rrezatimi i gjithfarë ekrani teknologjik, e vetmja hapësirë për t’u argëtuar, frymëzuar dhe për të gjetur prehje është të lexoj poezi. Gjithçka kisha nevojë ishte një shije e ëmbël shpirti, melhem dashurie dhe tharm jete dhe nuk mund ta gjeja askund tjetër ve çse në poezitë e Dri...

#Andrrantren, udhëtimi pas në kohë

Vallë, a keni parafytyruar ndonjëherë të ndërmerrni një udhëtim në vitet '40-'50, të lundroni në të shkuarën dhe të kërkoni dëshpërimisht ekzistencën e një makine kohe për të realizuar këtë andërr? Nëse ende po imagjinoni sesi mund të realizohet, përgjigja është #andrrantren. Për realistët, 30 prilli është dita e fundit e muajit, por për andërrimtarët veçse Dita Ndërkombëtare e Jazz-it, lehtësisht mund të konsiderohet si një arratisje e ëmbël në kohë, një braktisje me vetëdije e realitetit për të gjetur një oaz të gëzueshëm, të mbushur me muzikë të vërtetë, atmosferë të hareshme e miqësi të bukura. Dita nisi në vendtakimin jo vetëm simbolik të ish Stacionit të Trenit, në Avulloren 02, ku Zonjëza, e cila peshon një sënduk histori, një përjetësi kujtime e shumë rrëfime të pandara, gëzonte stoike admirimin e udhëtarëve të etur për të shkuarën. Rrugëtimi për në të shkuarën ndërmerrej mes fustanëve floral e polka dot, berretave të trashëguara, flokëve të stiluar sipas fil...

Disa sugjerime sesi të festoni Ditën Ndërkombëtare të Librit

Dita Ndërkombëtare e Librit mund të quhet me plot gojë festa e tij. "Një tufë rrezesh nëpër re" është një hapësirë e krijuar vetëm për librin e dijen dhe meqënëse sot festojnë të gjithë dashamirësit e letrave, në artikullin r mëposhtëm do të rendisim disa nga aktivitetet që mund të ndërmerrni përgjatë ditës së sotme. 1. Vizito librarinë tënde të preferuar . Për një lexues,vendi i parapëlqyer ne qytet është padyshim libraria. Gjeni kohën të bëni një shëtitje sot në qoshkën e këndshme të librave e hidhini një sy botimeve të reja ose një libri, të cilin keni dashur gjithnjë të lexoni dhe e keni harruar për një tjetër. Gjithashtu, ndaloni para librave të shitur në trotuarët e qytetit. Më besoni aty do gjeni thesare, madje me çmime shumë ekonomike. 2. Bisedo me shokun tënd të librave. Njerëzit janë të prirur të shoqërohen me të ngjashmit, ndaj miqtë e një lexuesi nuk mund të jenë ndryshe veçse lexues. Shkruaji apo telefonoji mikut tënd të librave e sh...

''Portreti i artistit në rini'', autobiografia e James Joyce

Pas një jave të gjatë shoqëruar me ankthin e provimeve, lodhjen e pagjumësinë, sic mund ta imgjinoni edhe këtë rradhë oazi im i paqtë ishte libri. Në këtë takim të përjavshëm, ku shkruhemi e lexohemi së bashku dua të ndaj me ju përshtypjet për librin e një nga shkrimtarëve më të rëndësishëm të shekullit të shkuar, James Joyce. James Joyce ishte një autor irlandez i njohur për letërsinë e tij të veçantë, stilin aspak sipërfaqësor, meditativ dhe depërtues në brendësi të personazhit. Libri i tij ‘’Portreti i artistit në rini’’ u botua   më vitin 1916 dhe konsiderohet një formë autobiografie e autorit, pasi ngjashmëria e jetës së tij me atë të personazhit kryesor nuk është krejt e rastësishme. Libri vërtitet përreth jetës së Stiven Dedalusi duke përshkruan në një rend të mirëfilltë kronologjik   çdo etap të saj. Veçantia e Joyce-it nuk qëndron vetëm tek historia, por te mënyra e drejtpërdrejt e njëkohësisht disi e ndërlikuar, të cilën zgjedh të përdori për ta përcjel...

Medito përmes ditarit të dashurisë së një shkrimtari

Javët e fundit kanë qënë të ngarkuara, të mbushura me detyra e angazhime dhe koha për t’u përkushtuar në letërsinë artistike ka qënë e pakët. Ky nuk është një justifikim për mungesën time të gjatë, por vetëm një shpjegim i vockël mes miqsh.  Gjatë ditëve kur mezi gjej kohë për të përfunduar në mënyrë të suksesshme çdo detyrë , që i kam vendosur vetes gjithçka më duhet është një ushqim shpirtëror. çdo lexues i apasionuar ka një pirg librash në qoshkën pranë shtratit. Ky mal kënaqësie është burimi i energjive të mira dhe i frymëzimit, që na duhet në ditë kur motivimi na mungon e në të tjera kur shkëlqejmë më shumë si dielli i mes pranverës. Sot dua t’ju tregoj më shumë për një nga librat që ka vite të tëra që qëndron në qoshkën time të lumturisë. ‘’Ditar dashurie i një shkrimtari’’ është libri i parë, që më njohu me një shkrimtar për të cilin nuk kisha dëgjuar kurrë më parë, Albatros Rexhaj. Për herë të parë e kam lexuar para shtatë vitesh të shkuara, kur një mikeshë ...

''Një grua në Paris'', rrëfimet e dashurisë e tradhëtisë

Një kohë e shkurtër shkëputje nga librat, leximet letrare dhe gjithçka që ma mbush zemrën me kënaqësi e frymëzim mund ta justifikoj me dhjetra përgjegjësi e kokëçarje shkollore. Megjithatë, për to do t'ju flas një herë tjetër. Libri, të cilin kam zgjedhur të ndaj sot me ju është një roman mjaft i njohur në mbarë botën e njëkohesisht edhe për lexuesit shqiptarë. Ky libër ka krijuar diskutime të mëdha duke rikthyer  në vëmendje jetën e vërtetë të një prej shkrimtarëve më të dashur të globit, nga këndvështrimi i gruas së tij të parë. "Një grua në Paris" shkruar nga Paul McClain është libri që rrëfen në mënyrën   më të ndjerë prapaskenat e martesës së parë të shkrimtarit Ernest Hemingway me Hadlei Richardson. Hadlei ishte gruaja e veçantë, e cila e ndryshoi përjetësisht Ernestin në aspektin njerëzor dhe atë profesional. Pavarësisht të gjithë jetës së tij pa themele, martesës së vështirë me Hadlein dhe historive të tjera dashurore, martesa e tij e parë mbeti e ...

Tempullit të ëndrrave

Trokitjet e pranverës janë tingujt ftues për te dashuria. Në qetësinë e dhomës sime, të zbukuruar me pirgun tim të librave, dhjetra rraqurinave të panevojshme, meloditë e këngëve të tua, të cilat luhen lirisht në gramafonin e vjetër, të palustruar e të mbuluar nga pluhuri i kohës dhe i kujtimeve, mes flladit të këndshëm, që më përkëdhel fytyrën e më ushqen trupin me dembeli e zemrën me oqean ëndrrash më krijohet ndjesia deja vu, prej çdo fjale tëndes të mësuar përmendësh prej meje me etjen e vogëlushit kureshtar, me sytë e zmadhuar prej të panjohurës e zemrën e hapur për mirësinë. Me sytë përtej qelqeve, të cilat ngatërrohen lirisht me tylin e bardhë dhe reflektojnë ngjyrat e mia më të dashura të qiellit, butësinë e reve dhe ngrohtësinë e rrezeve të diellit tënd recitoj me vete të gjithë dialogjet tona, edhe heshtjet, ndalesat e frymëmarrjet, buzëqeshjet e ngjitura në fytyrën time, buzagazin tënd, të cilin e marr me mend dhe sytë. Ata sy të liqentë, me ngjyrë të papërcaktuar mirë...

"Mish dhe qiell", brenda botës së Pasolinit

Fatmirësisht, ditët e hirta e të ftohta të dimrit janë sosur dhe pranvera ka mberritur lozonjare dhe e ëmbël. Këtë fundjavë, nën tingujt e gjalla të natyrës, dritës së ngrohtë të diellit dhe mendimeve të mia zgjodha të miklohem nga përmbledhja poetike "Mish dhe qiell" shkruar nga artisti, poeti, regjisori dhe figura e njohur poliedrike Pier Paolo Pasolini. Poezitë janë gjithnjë një dehje e këndshme, me të cilat e lë veten të lirë deri në fund të shpirtit, por këtë rradhë as shpirtit nuk ia gjeja dot fillimin e fundin. Poezitë e Pasolinit kanë një aftësi të jashtëzakonshme elektrizuese, të cilat të zgjojnë edhe ndjenjat më të ndryshkura të përjetuara ndonjëherë. Në qëndër të tematikave të tij qëndron dashuria, ajo rinore, e brishtë, bardhoshe dhe e pastër kristal. Pa harruar të shprehi ndjesitë e sipërfaqësores së njeriut, trupit e lëkurës. Në çdo varg ndjen një grumbull emocionesh, një tufë ëndërrimesh e nje grusht kujtimesh, të shprehura hapur, me elegancë e madhësh...

(Jo vetëm) Vajzave

Jeta lulëzon, zbukurohet e merr kuptim prej vajzave e grave. Këtë e kuptoj cdo ditë si shëmbull i gjallë në familjen, ku pata fatin e mirë të lindesha. Duke u rritur në një shtëpi djemsh me përkujdesjen më delikate, dashurinë e pakufijtë, me shëmbuj për të më mësuar vlerat e pavarësisë, buzëqeshjes e lirisë së zgjedhjeve mund të them se në 8 Mars nuk duhet folur vetëm për dhunë e vuajtje. Duke jetuar cdo ditë në një familje të harmonizuar, ku gjithcka vendoset në funksion të dashurisë, respektit, vlerave të lirisë dhe edukimit, prindërit e mi kanë afirmuar cdo ditë të jetes sime, vlerat e të qënit vajzë. Ata nuk janë ndalur së konfirmuari se një vajzë është një bekim i jashtëzakonshëm e kjo mrekulli e Zotit duhet trajtuar me butësi e ëmbëlsi, për t'u rritur e fortë dhe e shëndetshme. Gjithcka kam mësuar nga të shtrenjtët e mi është se për të rritur vajza të forta nuk është nevoja të përdoret asnjë grimcë ashpërsi; për të rritur vajza të pavarura  nuk duhet ushqyer arroga...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *