Skip to main content

Posts

''Një tufë rrezesh nëpër RE'' mbush një vjeç

Një vit më parë mora guximin t’i jepja  jetë njërës prej ëndrrave të mia më të vecanta. Njerëzit e mi më të dashur gjithnjë e kanë ditur pasionin tim për librat, dedikimin tim ndaj tyre, dashurinë time për të shkruarin dhe ëndrren time të madhe, t’i tregoj edhe të tjerëve se unë dhe të shkruarit e letërsia jemi thuajse një.  Në castin vendimtar për karrierën time të ardhshme, atëherë kur duhet të zgjidhja fushën në të cilën doja të përqëndrohesha për studimet e larta, në sekondat e fundit ktheva gjithë ëndrrat e mia përmbys dhe iu largova me vetëdije letersisë për të notuar në ujëra të panjohur e jo fortë të thjeshtë, sic është financa. Gjithmonë kisha besuar se ajo që vertetë ia vlen të dëgjohet është zemra e jo mendja, por vendimi im tregoi krejt të kundërtën.  Për  një kohë të gjatë ndihesha sikur i preva krahët e mi, i braktisa ëndrrat  dhe gabova. Megjithatë, muajt fluturonin dhe studimet intensive, por njëkohesisht ambicia ime për të patur rezu...

''Vetëm për ty'' dhe mesazhet e Iva Nikollit

Ditët e ftohta kanë mbërritur dhe e vetmja mënyrë për të ngrohur shpirtin është një filxhan caj, shumë dashuri dhe një libër i këndshëm. Gjatë Panirit të 21 të Librit u njoha me disa autor të rinj shqiptar, të talentuar dhe premtues, megjithatë më e vecanta ishte Iva Nikolli. Libri i saj i parë ‘’Vetëm për ty’’, i cili u prezantua përgjatë ditëve të Panairit u vlerësua me një cmim inkurajues   nga Shoqata e Shtëpive Botuese të Shqipërisë. Libri vë në qendër familjen, dashurinë dhe përkujdesjen për njëri- tjetrin, sakrificën dhe lidhjen e ngushtë mes binjakëve. Gjithashtu, Iva në romanin e saj prek tema të rëndësishme për shqiptarët, si vështirësitë e të qënit larg familjes, emigrimin dhe përshtatjen e të rinjve , që vijnë nga rrethinat në kaosin e Tiranës. Me pak fjalë, historia tregon për Xhejnën dhe Danielin, motër e vëlla të mbetur jetim dhe të përballur me jetën dhe vështirësitë e saj shumë herët. Një konflikt i largon për vite nga njëri- tjetri, por sëmundj...

Çfarë do mbahet mend nga Panairi i 21 i Librit?

Panairi i Librit i mbylli portat edhe për këtë vit, por për adhuruesit e leximit, të cilët shkojnë me listat e parapërgatirura të librave, që dëshirojnë me kërshëri të lexojnë e njëkohësisht për ata që enden me çape të vogla nëpër stendat e shtëpive botuese, sikur ecin nëpër botën e ëndrrave dhe nuk duan të humbasin asnjë vogëlsi, këto ditë ishin festa më e rëndësishme e vitit, Festa e Librit.  Panairi i 21-të, i cili pati siparin në vitin më të mbrapshët që kanë njohur ndonjëherë shqiptarët, por i cili arriti të kthehej në një traditë të bukur kulturore. Festa e 2018 në Panairin e Librit do të mbahet mend për pesë ndodhi të vecanta: 1. Numri i lartë i vizitorëve, rradhët e gjata për njohjet me titujt e rinj dhe dyndjet e koasi i madh në cdo orë të dites e deri në mbrëmje, për një cast të bëjnë të harrosh statisikën e dhimbshme të këtij viti se një milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e fundit. Gjithashtu, përshtypje të vecantë më la   grupmosha e...

"Ciklopi", libri i veçantë i Panairit të 21 të Librit

Për të gjithë lexuesit e apasionuar, dashamirësit e librit dhe ata  që leximin e kanë kthyer në mënyrë jetese, ngjarje të përvitshme kulturore sic është Panairi i Librit priten me padurim. Këtë vit mes listës së gjatë të librave, të cilët duhet të rrëmbej për t'i bërë pjesë të bibliotekës sime, zbulova një autor të ri shqiptar, por aq premtues dhe origjinal, saqë gjatë leximit të librit të tij "Ciklopi" më krijonte deja vu me kryeveprat boterore. Brajan Sukaj, një emër i ri premtues i letrave shqipe, kandidat për çmimin letrar ‘’KADARE 2017’’. Autori vulos librin e tij me stilin unik, me fjalorin e përzgjedhur e të pasur dhe ngjyrime stilistikore të panumerta, të cilat i shtojnë dozën artistike romanit të tij. Ky roman i pazakontë, në të cilin nuk percaktohet drejtperdrejt as koha e as hapësira, e aq më tepër personazhet mbeten të paemërtuar, duke e humbur kështu nevojën e përshfaqjes, por duke i dhënë rëndësi ngjarjeve dhe përmbajtjes së vërtetë. Sic mund të kup...

Tetori i ''Tre shokëve''

Muaji tetor ishte i ngrohtë e i bukur dhe vetëm në ditët e fundit të tij, na rikujtoi se i ngrohti nuk është zakoni i tij tradicional. Jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, shkelim mbi gjethet e kalbura, që veshin rrugët e në mbremje kërkojmë ngrohtësinë pranë një filxhani caji dhe një libri të mirë. Libri i muajit Tetor, në Klubin e Librit #rrembelibrin ishte një nga librat më të bukur të Erich Maria Remark, ‘’ Tre shoket’’. Për herë të parë e kam prekur këtë roman ende pa hyrë në klasën e parë. Më kuriozonte kopertina e tij lejla e celët , me fanarin e verdhë dhe portreti i shkrimtarit ne fundin e librit. (Vite më vonë, ai portret u mishërua në shkrimtarin tim të preferuar.) Gjyshja ime e shtrenjtë pasi e lexoi këtë libër e ruajti si një thesar për dy arsye. Së pari për kujtimin qe libri barte për të dhe së dyti për dashurinë, që filloi të himnizonte për Remarkun. Ndërsa e kisha parë shumë shpesh nëpër shtëpi, në rreshtin e parë të bibliotekës së familjes dhe...

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për...

Kamy, përgjithmonë ‘’I huaji’’

Stina e vjeshtës kalohet më bukur në shoqërinë e një libri të mirë. Libri i parë për vjeshtën, të cilin zgjodhëm të lexojmë së bashku në Klubin e Librit #rrembelibrin është shkruar prej një nga autorëve më të dashur te letersise frenge, Albert Kamy.  Kamy njihet per stilin e tij të vecantë në të shkruar, origjinalitetin, temat e thjeshta po aq sa edhe absurd edhe për përcjelljen e ideve të tij ekzistencialiste. Mënyra e të shkruarit të tij është e pakoklavitur, e rrjedhshme lehtësisht, me fjali të shkurtra dhe figuracion të pakët. Gjatë muajit që lamë pas, ne lexuam ‘’I huaji’’ nga Albert Kamy. Subjekti i romanit përshkruhet nga tre vdekje të rëndësishme, të cilat shënjojnë përgjithmonë rrjedhën e ngjarjeve. Personazhi kryesor, Merso një djalë pa angazhime serioze dhe në përgjithësi një njeri, i cili e merr jetën lehtë ishte një njeri i pazakontë. Mënyra sesi e konceptonte jetën, vdekjen, opinionin e të tjerëve, fakti qe ishte thuajse i pandjeshëm ndaj dashurisë ...

"Mjegullat e Tiranës" dhe përshtjellimet e vjeshtës

Librat janë shoqëruesi më i dashur përgjatë fundjavës, ndaj në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’, kujdesemi gjithmonë të zgjedhim një mik të mirë. Romani i sotëm, "Mjegullat e Tiranës" është i pazakontë. Për herë të parë u redaktua, u botua dhe nisi të flitej për të më vitin 2014, edhe pse ky është romani i parë,që është shkruar nga autori shqiptar i mirënjohur ndërkomtarisht, Ismail Kadare. Kadare e shkroi këtë roman gjatë viteve të studimeve universitare dhe ky dorëshkrim kishte mbetur në sirtaret e kryeveprave të tij për shumë e shumë vite. Vlen të përmendet se botimi i këtij romani bëri të gëlonin kureshtarët, të dëgjohej jehona e saj e njëkohësisht të diskutohej shumë. Të gjithë ishin kurioz të lexonin librin e parë të Kadares dhe pretendimet e Nasi Leres në të përditshmet e kohës, se ky roman ishte i ngjashëm me një nga romanet e tij, shtoi numrin e lexuesve, të cilët nxitonin të zbulonin të vërtetën. Herë nën zë e herë duke bërtitur, thuhej se ky roman ishte nj...

Dritëhijet e ‘’Ana Karenina’’

Stina e vjeshtës është pothuajse gati të ulet këmbëkryq në përditshmërinë tonë dhe një nga domosdoshmëritë e saj është leximi. Në netët e freskëta, me peisazhin e mrekullueshëm dhe magjinë që natyra rezervon mbetet vetëm libri, si miku më besnik për të bërë shoqëri, krah një çaji të ngrohtë. Vjeshta duket se lidhet në menyrën më të zakontë me klasikët e letërsisë. Megjithëse vjeshta nuk ka mbërritur ende, e lagësht dhe shumëngjyreshe, siç në të gjithë e presim në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ do të flasim pikërisht për një libër për të cilin keni lexuar, dëgjuar ose parë së pakëti një herë në jetë. Të gjithë e njohin të famshmen ‘’Ana Karenina’’ dhe duket sikur emri Ana dhe Leon Tolstoi nuk parafytyrohen pa njëri-tjetrin. Ky roman është i njohur për nisjen me fjalinë e njohur ‘’Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat’’, me të cilën nis e gjithë odiseja e rrëfimit të dritëhijeve në aristokracinë ruse. ...

Rikthimi në shkollë | Pesë mënyrat si t'i mbijetoni panikut të fillimit të shkollës

Ditët që vijojnë janë fundjava e fundit para vitit të ri shkollor. ( Kjo fjali tingëlloi sikur doja të thoja ‘’Qetësia para furtunës.’’ ). Në të vërtetë, nisja e shkollës nuk ka vend për panik, ankth apo mërzitje. Përkundrazi, rubrika e re #dituri në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ lindi për të shërbyer si burim frymëzimi. Së bashku, do ndihmojmë njëri – tjetrin me këshilla studimi, energji pozitive dhe mbi të gjitha me durim e vullnet për të qënë më afër pikësynimeve të vendosura për këtë vit të ri. Paniku para nisjes së shkollës, nganjëherë është i   vështirë të menaxhohet. Pazaret e ditëve të fundit, rradhët e gjata nëpër qendrat tregtare për kryerjen   e blerjeve të   materialeve që do na shërbejnë gjatë vitit të ri shkollor, ritualet e përvitshme dhe mëdyshjet për cantat e mjetet shkollore janë vetëm disa nga kokëcarjet që i bëjnë të gjithë të vrapojnë këto dite. Më poshtë do gjeni pes ë  mënyra si të ruani qetësinë dhe të largoni panikun gjatë...

"Të kesh dhe të mos kesh", Depresioni i Madh në sytë e Heminguej

Cdo muaj i ri shënjon një libër te ri në Klubin e Librit #rrembelibrin. Gjatë muajit Gusht, miku ynë më i mirë ishte ‘’Të kesh dhe të mos kesh’’ shkruar nga Ernest Hemingëej. Ky libër rradhitet ndër gjashtë   veprat më të mira të një nga shkrimtarët më të dashur të Brezit të Humbur. Gjithë romani vërtitet rreth Herri Morgan, një peshkatari të varfër, zemërmirë, por varfëria e drejton rrugëve të egra, të panjohura, të rrezikshme e të paligjshme.Herri është i gatshëm të ofrojë lundrimin në det për cdo të apasionuar pas peshkimit dhe cdo turist të gatshëm, për t’u njohur me aventurat detare. Bashkë me të në varkë, mban një pijanec, i cili gjatë romanit duket sikur thotë gjërat më të vërteta kur është i pirë e nuk funksionon aspak kur është esëll. Herri mbetet trokë kur një udhëtar e mashtron e nuk e paguan pas shëtitjeve tri javore. Kjo situatë e vështirë ekonomike e detyron të pranojë disa pune të paligjshme, si kontrabanda e pijeve alkoolike dhe mallrave të ndrysh...

Anne Frank dhe ditari i saj i paharruar

Verës po i mbërrin fundi, por jo dashurisë sonë për librat. Fundjava na gjeti në duar me një nga librat që ndryshon botëkuptimin për jetën, paqen, dashurinë, gezimet e vogla të përditshmërisë, ankthit, historisë botërore dhe shpresës, e cila nuk humbet deri në castin e fundit. ‘’Ditari i Anne Frank’’ është mbase më   i njohuri i llojit të tij në gjithë botën. Anne hodhi mendimet në ditarin e saj përgjatë dy viteve të tmerrshme dhe të vështira, teksa fshihej së bashku me familjen e saj në skuta të pazbuluara të Holandës. Sinqeriteti brutal dhe finesa artistike me të cilën Anne shkroi e shëndërroi ditarin e saj personal në kronikën me të vërtetë të viteve të vuajtshme të torturës. Anne është vajza tipike adoleshente, e cila mbush një dyzinë me ëndrra, eksploron botën e të rriturve, nis të kuriozohet për dashurinë e provon simpatitë e para, krijon marrëdhenien e ngushtë me të atin dhe haset me perplasje rebele me të ëmen. Anne ishte kurajoze, origjinale, pa k...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *