Skip to main content

Posts

‘’Parfumi’’, dehja e fundjavës

Fundjavat e verës kërkojnë freski dhe mënyra më e mirë për t'u shplodhur e për të rrëmbyer energjitë pozitive për rikthimin e së hënës në aktivitetet e përditshmërisë është nëpërmjet leximit. Libri i kësaj fundjave është ''Parfumi '',   historia  e një vrasësi shkruar nga autori gjerman  Patrick Suskind. Ky roman ndërtohet mbi një absurd. Zhan Baptist, foshnja, e cila lindi në mes të neverisë, ndotjes dhe papastërtisë iu desh të rritej i vetëm e të gjente rrugën e jetës së tij. Askush nuk kujdesej, nuk e donte e më keq akoma cdokush e përcmonte, pasi ai nuk zoteronte aromë njerëzore, si gjithë të tjerët.Përcmimi i të tjerëve e bën të rritej i izoluar, i vetmuar dhe fillikat, por Zoti i kishte dhënë një aftësi të jashtëzakonshme, të cilën herë pas here as ai vetë nuk ishte i vetëdijëshëm se i përkiste, nuhatjen ''e imët''. Pikërisht aftësia e vecantë dhe talenti i tij e bënë të mbijetonte. Pasi u zbulua nga një parfumator ital...

‘’Rruga në të cilën rrallë shkohet’’ miku, i cili nuk do ju braktisi në caste të vështira

Jeta është një udhëtim plot të papritura dhe mistere,të cilave nuk i japim dot shpjegim. Shumë nga shqetësimet e vogla të dites, të cilat na shkatërrojnë humorin e na falin luhatje të pashpjegueshme emocionale, brenda vetes nuk dimë as t'i japim shpegim. Veprime të vogla ushtrojnë ndikim të madh e pikërisht për këtë arsye libra, të cilët të ndihmojnë të gjesh lumturinë dhe paqen shpirtërore, nëpërmjet këshillave të profesionistëve të vërtetë vlejnë gjithnjë të lexohen. I tillë është libri ''Rruga në të cilën rrallë shkohet'' shkruar nga psiko-analisti dhe autori i njohur amerikan Scott Peck.  Ky libeër është përmbledhje e përshkrimit të disa faktorëve, të cilat e bëjnë një njeri të ndihet i përmbushur dhe i realizuar. Libri është shkruar bazuar në studimet e autorit me pacientet e tij dhe njëkohësisht prej provojes së tij personale. Ky libër përbëhet nga tre pjesë kryesore. Pjesa e pare dhe më e rëndësishmja, që sipas autorit, pikërisht a...

Mes dunave të lumturisë

Mes korriku kaustik gërryente kujtimet e ndjenjat e mia, duke e kthyer thatësinë në mbretëreshën e përditshmërisë. Në të dielën e zakontë, kur të gjithë vraponin të zbarkonin në hapësirën më të afërt, ku syri mund t'i zinte pak akuarel bojëqielli, aromë jodi,zhurmë dallgesh,bezedisje rëre dhe afsh frymëmarrës, unë përqëndrohesha vetëm te boritë e tmerrshme, te vargu i stërgjatë i makinave që ulërisnin dhe gjithë problemet e metropolit të paboshatisur as në mes të verës. Ecja në rrugicën e vegjëlisë, atje ku më bëhej se shihja topin e harruar gjatë lojës sonë të fundit dhe ku veshët më bënin sikur oshëtinin thirrjet e gjyshes ''Nxito! Dreka është gati.'' Ulesha në gurin e vockel, të lyer me gëlqere të bardhë, që atëherë kishte vend për mua e për ty e ku nisnim të flisnim për planetet e grindeshim për vendosjen e tyre. Pranë Uranit qëndronte Neptuni apo Jupiteri? Cili kishte ngjyrën më të thellë Marsi apo Venusi?   Paqtohesha rrëze pemës së kumbullës, ku gje...

‘’Dashuria në kohërat e kolerës’’ udhërrëfyesi i dashurisë

''Nëse vdes, e vetmja keqardhje që kam është nëse në vdekje mungon dashuria.'' Tema më e prekshme e për të cilën është shkruar më shumë në letërsi është dashuria. Njerëzit nuk ngopen duke lexuar për të, e mbase është një nga të paktat tema ku të gjithë përfshihen, pavarësisht sasisë. Dashuria është tharmi i jetës, ajka e lumturisë dhe ëndrra që e ben të pamundurën të prekshme. Një nga autorët që i ka shkruar më bukur dashurisë, në të gjitha format e saj është Gabriel Garcia Marquez. Marquezi  cilësohet si një autor madhështor e i rëndësishëm, i vlerësuar me dhjetra cmime letrare, ku kulmoi cmimi Nobel për Letërsinë më vitin 1982. Libri me të cilin do ju ftojmë në lexim sot nga Marquez është ‘’Dashuria në kohërat e kolerës’’. Ky është libri, ku dashuria jo vetëm i bën personazhet të vërtiten rreth saj si përreth një vorbulle, të cilen nuk i shpëton kurrsesi, por është njëkohësisht mishërimi I transformimit të dashurive. Autori flet pa dorashka për...

‘’Kthimi’’ i Albatros Rexhaj, rruga e kthimit te vetja

Ditët e javës fluturuan dhe casti i ritakimit tonë me sugjerimin e fundjavës për librin në ''Një tufë rrezesh nëpër RE'' mbërriti. Mes një jave të ngarkuar, oazi i prehjes pergjatë mbrëmjeve ishte libri më i ri i autorit të pazakontë Albatros Rexhaj, ''Kthimi''. Ky libër është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale,mediave, bisedave dhe diskutimeve dhe buja, e cila e shoqeroi ne Panairin e Librit në Prishtinë, ku edhe u prezantua për herë të parë, bëri që të shpallej si libri më i shitur. Të flasësh për filozofinë urbane ,stilin dhe librat e Albatrosit nuk është e lehtë, megjithatë e vetmja fjalë që mund t’i përmbledhi të gjitha është ‘’rebel e pakorniza’’. Pikërisht, ky binom i pandashëm i autorit dhe krijimtarisë së tij është celesi i suksesit dhe fakti që njerëzit e ndjekin me kërshëri. Libri ‘’Kthimi’’ konsiderohet nga autori si libri më personal i tij,por jo autobiografik. Ndërsa unë mendoj se tanimë lexuesi besnik i tij, e di se cf...

‘’Unë jam Malala’’, historia e vajzës që ndryshoi botën

Fundjava mbërriti e bashkë me të edhe sugjerimi nga Klubi i Librit #rrembelibrin. Muaji Qershor ishte i ngarkuar për te gjithë, plot studime, me ankthin e provimeve dhe evente të rëndësishme, por libri, i cili na   qetësoi cdo mbrëmje para fjetjes mes furtunave të Qershorit ishte ''Unë jam Malala : Vajza që u ngrit për arsimimin dhe u qëllua nga talebanët'' shkruar nga Malala Yousafzai. Ky është një libër i pazakonte, tronditës dhe të le shumë hapësirë të meditosh. Malala tregon në vetë të parë historinë e familjes së saj, ëndrrat e një adoleshenteje, dëshirat për të ardhmen dhe njëkohësisht historinë e vendit të saj,e cila shprehet shkurtimisht nëpërmjet absurdit: ‘’ Unë vij nga një vend që u krijua në mesnatë. Kur pothuajse dhashë shpirt, ishte vetëm pas mesditës.’’ Ngjarjet e librit janë aq aktuale e të prekshme edhe sot në vende të vecanta në botë, saqe kanë aftësinë të rrënqethin e të bëjnë të lutesh për paqe dhe liri. Unë jam moshatare me Malalën...

Nëpër poezitë e Kadaresë

Isamil Kadare është një nga autorët më të dashur dhe të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqipe. Veprat e tij janë të vecanta dhe mënyra e të shkruarit, shpirti artistik dhe gjetjet letrare janë të pakrahasueshme me autorët e tjerë të brezit të tij. Poezitë e Kadaresë janë krijimet e tij magjike, të cilat prekin trupin, mendjen dhe shpirtin. Ai shkruan për njeriun e shekullit të ri,I cili përballet me problemet e gjetjes së vetvetes, e konfuzionit politik ( kjo në mënyrë të tërthortë),   konceptin e lirisë përballë oligarkisë, ndrydhjes njerëzore dhe gjithfarë teme universal, që prek secilin prej nesh. Megjithatë, mbase poezitë më të goditura të tij, ja në poezitë mbi temën e dashurisë. Kadareja shfaq emocion nëpërmjet figuracionit të pasur, figurave stilistike të larmishme dhe formës së pazakontë, që marrin poezitë e tij. Ai është i dyti pas Migjenit, i cili përdor gjerësisht në poezitë e tij vargun e lirë, pa kurrëfarë rregulli e norme letrare. Kadareja e p...

20 mësime prej 20 vjetorit që lashë pas

Ditëlindja është një ditë e vecantë, të cilin e mbajmë mend pothuajse përgjithmonë (ose mbase deri ditën që do rrokulliset një vit tjetër). Viti i 20-të i jetës time ishte i bukur. Më kujtohet sikur dje, mesnata e një viti më parë, kur më të shtrenjtët e mi mbushën shtëpinë me britma hareje dhe zemrën time me dashuri, teksa më uronin me dhurata e përqafime të 20-tat. Pothuajse i njëjti ritual i ëmbel më rrethoi edhe sot në ditën e 21 të jetës sime, kur dëgjoj frazën: ''Gëzuar datën e lindjes.'' Unë nuk jam ''njeri ditëlindjesh''. As nuk e admiroj ditëlindjen time dhe as nuk e pres me padurim dhe me kalimin e viteve duket se zbehet edhe m ë  shumë idealizimi i dit ë lindjes për mua. Njerëzit nuk rriten prej viteve që kalojnë, por prej mësimeve që marrin nga eksperiencat e tyre. Njerëzit nuk piqen pasi fryjnë një qiri më shumë në tortën e ëmbël, por nga gabimet, të cilat vlejnë më shumë se mijëra këshilla. Mua më pushton disi melankolia d...

Drita

Sa herë harrojmë të jemi mirënjohës e nuk i vlerësojmë bekimet, që na rrethojnë jetën e na mbushin shpirtin? Sonte, dua t'i shkruaj të vetmit, që nuk e njeh fjalën braktisje, që sheh e dëgjon gjithcka, që fal e di të mëshirojë, që na do të gjithëve e na fal cdo mirësi, që na mban me shpresë e dëgjon lutjet tona. Në mes të furtunës, kurrë gjithcka ndodh në jetën tënde është një kaos dhe dorëzohesh, derdh lotë, ankohesh e s'di të mbledhësh veten me siguri në mendje të vijnë fjalët: " Ndihmomë o Zot!". Edhe ai natyrisht është aty, e të bën që pas furtunës të shkëlqejë një ylber, të harrosh lotët, të ngrihesh e të rinisësh ecjen drejt rrugës tënde e të harrosh shenjat e dhimbshme të rrëzimit. Ai të kthen shpresën, të dhuron dritën, të mban në jetë. Po kur dita jote shkëlqen nga gëzimi, kur zemra të gufon nga lumturia, kur përgëzohesh për suksesin tënd, kur rrethohesh nga dashuria dhe ëndrrat e tua realizohen një e nga një, a thërret me plot zemër " Falemind...

‘’Odin Mondvalsen’’, libri i pazakontë, që cimbis plagët e pambyllura

‘’Njohja me dhimbjen, të bën të pathyeshëm.’’ Kasem Trebeshina është shkrimtar, poet e dramaturg, tepër i vecante i letrave shqipe. Fati deshi, që vepra dhe figura e tij të denigroheshin për vite me rradhë, gjatë kohës së regjimit komunist e ai vetë të vuante dënimin në burgun më të egër të historisë së Shqipërisë, për 30 vite të jetës së tij. Trebeshina ishte një njeri revolucionar dhe në veprat e tij përcillet lirisht fryma bashkëkohore, moderne dhe e pazakontë për autorë të tjerë shqiptar. Në novelën e tij ‘’Odin Mondvalsen’’ ai përshkruan jetën politike dhe shoqërore, sipas mendimeve dhe kujtimeve të një të sëmuri psikik,i cili vuan në spitalin e burgut, gjatë regjimit komunist. Ngjarjet nuk kanë një rrjedhë logjike dhe as nuk respektojnë kronologjinë. Ato vijnë të shkëputura, të vështira për t’u deshifruar   dhe të pakuptueshme. Në mënyrë të cuditshme, por njëkohësisht tepër të hollë dhe të koklavitur shfaqet transformimi i njeriut gjatë diktatures, denig...

Xha Gorioi dhe drama që nuk vdiq kurrë

Hapësira e sotme në "Një tufë rrezesh nëpër RE" do i kushtohet një libri, i cili i përket ajkës së klasikëve, nga Balzak,i cili i solli botës frymën realiste në letërsi. Romani "Xha Gorioi" është pjesë e "Komedia Njerëzore", e cila solli në vemendje në mënyrën më artistike dhe realiste njëkohësisht problematika të thella njerëzore,të cilat prekin shumë a pak jetët e të gjithëve. Në qendër të ngjarjeve është Xha Gorioi, një i moshuar fisnik, të cilin jeta e kishte përplasur me shumë dallgë e sfida. Ai ishte babai i dy bijave dhe jeta e kishte detyruar t'i rriste i vetëm, për shkak të fatkeqësisë që mori nënën e tyre. Dashuria e tij për dy vajzat arrinte deri në dobësi. Xha Gorioi vetëflijohej për to,i përkëdhelte,i plotësonte cdo ënderr, dëshirë e tekë dhe ishte kujdesur që të bëheshin pjesë e shtresës artistokrate, që mos të vuanin e të kalonin një jetë pa kokëcarje, mes luksit dhe vanitetit. Xha Gorioi jetonte i braktisur në pensionin Voker ...

Vocërrakëve

Vegjëlia është stina më e ëmbël e jetës, ku imagjinata mbretëron mendjen e dlirësia shpirtin. Mbase për shumë mund të duket  kotësi dhe femijënore, por dita e djeshme më frymezoi te shkruaja për 1 Qershorin tim, tëndin, dhe të gjithë atyre për të cilët ora biologjike zvarritet dhe ruajnë të voglin brenda tyre me fanatizëm. Unë jam ënderrimtare e ky është tipari kryesor që më ka mbetur nga fëmijëria ime. Një njeri jep shpirt, vetëm kur i humbin ëndrrat, imagjinata dhe ciltërisa e të pafajshmit, që ishte ende pa u rritur, pa njohur ambicien e pa ndjerë egoizmin t'i pershkojë si drithërimë në gjithë trupin. Të qënit ende një shpirt vocërraku, të lejon t'i buzëqeshësh gjërave më të vogla në jetë edhe të ndjesh  shkëndija lumturia, e të veshësh buzen me gaz prej nje tufe rrezesh, të cilat ndricojnë fytyrën tënde kur më pak e pret, e sytë i picërron si me bezdi. Të mbetesh ende pak fëmije, do të thotë t'i gëzohesh cdo vizitë në shitoren e bukur të cokollatave e gjit...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *