Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2019

Mbi librat, kujtimet e gjithfarë mendimesh të tjera

Koha nuk është gjithnjë një mikeshë e besuar. Ndonjëherë të rrëmben në rrjedhën e saj dhe vrapon me aq furi sa të lë pafrymë, të hutuar e të tulatur. Kështu jam ndjerë kohët e fundit, në të cilat i kam kushtuar më pak vëmendje pasionit tim mbi letërsinë dhe të shkruarit. Natyrisht, pa dashur të justifikohem para jush, të cilët veçcse lexues jeni miqtë e mi, të mirë e të besuar, por viti i fundit universitar nuk është edhe aq i lehtë për t’u përballuar. Në këto çaste gjendem mes një proces sa të vështirë aq edhe të dashur, të cilin mezi pres ta tejkaloj, rikthimin në rutinën time të përhershmë pranë leximeve dhe " Një tufë rrezesh nëpër RE" . Kjo është arsyeja kryesore pse vendosa, që shkrimi i sotëm të shërbejë si një retrospektivë mbi mua dhe marrëdhenien time me librat. Dashuria ime me librat daton qysh në vegjëlinë e hershme, atëherë kur njeriu arrin të ndërtojë kujtesën, të ruajë kujtime. Pothuajse nuk më kujtohet vetja pa librat nëpër duar, rrëfimet e gjyshes sim

"Kam shumë për të thënë", terapia mbi dashurinë dhe dhimbjen

Pas një mungesë të gjatë, me përfundimin e studimeve dhe nisjes së pushimeve i rikthehem miqësisë sonë të përbashkët virtuale, dashurisë për librat dhe marrjes së kohës së nevojshme për një ripërtërije shpirtërore e fizike, pas një dimri të gjatë e të lodhshëm. Këto kohë leximet e mia janë përqëndruar në libra professional, mbase asapk interesant për letërsidashësit, por të vlefshëm për zgjerimin e horizonteve vetjake. Megjithatë, Botime PEGI nuk më lanë këto kohë ta harroja tërësisht pasionin tim të zjarrtë për letërsinë. Një nga prurjet më të fundit në shqip prej tyre është libri i një shkrimtari belg, fitues i Cmimit Europian për Letësinë më vitin 2016 dhe triumfues i Cmimit të Debutuesve më vitin 2014,në vendin e tij të origjinës, Belgjikën. Libri ‘’Kam shumë për të thënë’’ shkruar nga Christophe Van Gerreway dhe përkthyer nga Irena Rama vërtetë u kthye në një mik besnik përgjatë kohës, së cilës u zhyta në leximin e tij. Ky roman është ndërtuar në formën e një rrëfimi

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *