Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2018

''Një tufë rrezesh nëpër RE'' mbush një vjeç

Një vit më parë mora guximin t’i jepja  jetë njërës prej ëndrrave të mia më të vecanta. Njerëzit e mi më të dashur gjithnjë e kanë ditur pasionin tim për librat, dedikimin tim ndaj tyre, dashurinë time për të shkruarin dhe ëndrren time të madhe, t’i tregoj edhe të tjerëve se unë dhe të shkruarit e letërsia jemi thuajse një.  Në castin vendimtar për karrierën time të ardhshme, atëherë kur duhet të zgjidhja fushën në të cilën doja të përqëndrohesha për studimet e larta, në sekondat e fundit ktheva gjithë ëndrrat e mia përmbys dhe iu largova me vetëdije letersisë për të notuar në ujëra të panjohur e jo fortë të thjeshtë, sic është financa. Gjithmonë kisha besuar se ajo që vertetë ia vlen të dëgjohet është zemra e jo mendja, por vendimi im tregoi krejt të kundërtën.  Për  një kohë të gjatë ndihesha sikur i preva krahët e mi, i braktisa ëndrrat  dhe gabova. Megjithatë, muajt fluturonin dhe studimet intensive, por njëkohesisht ambicia ime për të patur rezultate të kënaqshme dhe p

''Vetëm për ty'' dhe mesazhet e Iva Nikollit

Ditët e ftohta kanë mbërritur dhe e vetmja mënyrë për të ngrohur shpirtin është një filxhan caj, shumë dashuri dhe një libër i këndshëm. Gjatë Panirit të 21 të Librit u njoha me disa autor të rinj shqiptar, të talentuar dhe premtues, megjithatë më e vecanta ishte Iva Nikolli. Libri i saj i parë ‘’Vetëm për ty’’, i cili u prezantua përgjatë ditëve të Panairit u vlerësua me një cmim inkurajues   nga Shoqata e Shtëpive Botuese të Shqipërisë. Libri vë në qendër familjen, dashurinë dhe përkujdesjen për njëri- tjetrin, sakrificën dhe lidhjen e ngushtë mes binjakëve. Gjithashtu, Iva në romanin e saj prek tema të rëndësishme për shqiptarët, si vështirësitë e të qënit larg familjes, emigrimin dhe përshtatjen e të rinjve , që vijnë nga rrethinat në kaosin e Tiranës. Me pak fjalë, historia tregon për Xhejnën dhe Danielin, motër e vëlla të mbetur jetim dhe të përballur me jetën dhe vështirësitë e saj shumë herët. Një konflikt i largon për vite nga njëri- tjetri, por sëmundja e

Çfarë do mbahet mend nga Panairi i 21 i Librit?

Panairi i Librit i mbylli portat edhe për këtë vit, por për adhuruesit e leximit, të cilët shkojnë me listat e parapërgatirura të librave, që dëshirojnë me kërshëri të lexojnë e njëkohësisht për ata që enden me çape të vogla nëpër stendat e shtëpive botuese, sikur ecin nëpër botën e ëndrrave dhe nuk duan të humbasin asnjë vogëlsi, këto ditë ishin festa më e rëndësishme e vitit, Festa e Librit.  Panairi i 21-të, i cili pati siparin në vitin më të mbrapshët që kanë njohur ndonjëherë shqiptarët, por i cili arriti të kthehej në një traditë të bukur kulturore. Festa e 2018 në Panairin e Librit do të mbahet mend për pesë ndodhi të vecanta: 1. Numri i lartë i vizitorëve, rradhët e gjata për njohjet me titujt e rinj dhe dyndjet e koasi i madh në cdo orë të dites e deri në mbrëmje, për një cast të bëjnë të harrosh statisikën e dhimbshme të këtij viti se një milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e fundit. Gjithashtu, përshtypje të vecantë më la   grupmosha e të vegjl

"Ciklopi", libri i veçantë i Panairit të 21 të Librit

Për të gjithë lexuesit e apasionuar, dashamirësit e librit dhe ata  që leximin e kanë kthyer në mënyrë jetese, ngjarje të përvitshme kulturore sic është Panairi i Librit priten me padurim. Këtë vit mes listës së gjatë të librave, të cilët duhet të rrëmbej për t'i bërë pjesë të bibliotekës sime, zbulova një autor të ri shqiptar, por aq premtues dhe origjinal, saqë gjatë leximit të librit të tij "Ciklopi" më krijonte deja vu me kryeveprat boterore. Brajan Sukaj, një emër i ri premtues i letrave shqipe, kandidat për çmimin letrar ‘’KADARE 2017’’. Autori vulos librin e tij me stilin unik, me fjalorin e përzgjedhur e të pasur dhe ngjyrime stilistikore të panumerta, të cilat i shtojnë dozën artistike romanit të tij. Ky roman i pazakontë, në të cilin nuk percaktohet drejtperdrejt as koha e as hapësira, e aq më tepër personazhet mbeten të paemërtuar, duke e humbur kështu nevojën e përshfaqjes, por duke i dhënë rëndësi ngjarjeve dhe përmbajtjes së vërtetë. Sic mund të kup

Tetori i ''Tre shokëve''

Muaji tetor ishte i ngrohtë e i bukur dhe vetëm në ditët e fundit të tij, na rikujtoi se i ngrohti nuk është zakoni i tij tradicional. Jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, shkelim mbi gjethet e kalbura, që veshin rrugët e në mbremje kërkojmë ngrohtësinë pranë një filxhani caji dhe një libri të mirë. Libri i muajit Tetor, në Klubin e Librit #rrembelibrin ishte një nga librat më të bukur të Erich Maria Remark, ‘’ Tre shoket’’. Për herë të parë e kam prekur këtë roman ende pa hyrë në klasën e parë. Më kuriozonte kopertina e tij lejla e celët , me fanarin e verdhë dhe portreti i shkrimtarit ne fundin e librit. (Vite më vonë, ai portret u mishërua në shkrimtarin tim të preferuar.) Gjyshja ime e shtrenjtë pasi e lexoi këtë libër e ruajti si një thesar për dy arsye. Së pari për kujtimin qe libri barte për të dhe së dyti për dashurinë, që filloi të himnizonte për Remarkun. Ndërsa e kisha parë shumë shpesh nëpër shtëpi, në rreshtin e parë të bibliotekës së familjes dhe

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *