Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2018

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

Kamy, përgjithmonë ‘’I huaji’’

Stina e vjeshtës kalohet më bukur në shoqërinë e një libri të mirë. Libri i parë për vjeshtën, të cilin zgjodhëm të lexojmë së bashku në Klubin e Librit #rrembelibrin është shkruar prej një nga autorëve më të dashur te letersise frenge, Albert Kamy.  Kamy njihet per stilin e tij të vecantë në të shkruar, origjinalitetin, temat e thjeshta po aq sa edhe absurd edhe për përcjelljen e ideve të tij ekzistencialiste. Mënyra e të shkruarit të tij është e pakoklavitur, e rrjedhshme lehtësisht, me fjali të shkurtra dhe figuracion të pakët. Gjatë muajit që lamë pas, ne lexuam ‘’I huaji’’ nga Albert Kamy. Subjekti i romanit përshkruhet nga tre vdekje të rëndësishme, të cilat shënjojnë përgjithmonë rrjedhën e ngjarjeve. Personazhi kryesor, Merso një djalë pa angazhime serioze dhe në përgjithësi një njeri, i cili e merr jetën lehtë ishte një njeri i pazakontë. Mënyra sesi e konceptonte jetën, vdekjen, opinionin e të tjerëve, fakti qe ishte thuajse i pandjeshëm ndaj dashurisë   e

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *