Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2019

Librat frymëzues të muajit shtator

                                     Muaji i fundit ka qënë tërësisht i përqëndruar tek rruga për të takuar ëndrrat e mia, udhëtimi i mundimshme dhe i lodhshme i ngjitjes së shkallëve për të prekur yllin, të cilin e shoh prej kohësh dhe luftës së brendshme të të mbijetuarit në një realitet të ashpër. Vendosa të lexoj më pak letërsi klasike emë shumë libra frymëzues, shkruar nga vajza e gra, të cilat kanë influencuar mendësinë e miliona të tjerave nëpër botë, që dëshiroj t’i ndaj me ju. 1.        I am that GIRL – Alexis JONES Nëse gjendeni në një udhëkryq, mes ëndrrash e dëshirash e mungesës së vetëbesimit për të marr vendime, zgjedhur midis mundësive dhe vështirësive për të ndërtuar qëllime konkrete, ky libër do të shërbejë si një udhërrëfyes i vërtetë. Leximi i këtij libri më njohu me mësime të vërteta jete duke më rikujtuar pozitivitetin në çdo vëshirësi e disfatë. Veçantia e këtij libri qëndron tek fuqia e tij për të ndryshuar mëndësinë mbi aftësitë e tua, dashurinë për

Kaosit që trazoi "Një tufë rrezesh nëpër RE"

Dashuria ime për librat është një nga të pakëtat kujtime që mbaj qysh prej kohës kur memoria e fëmijës nuk premton për gjatë. Njësoj si përgjatë dashurive të mëdha, kur dëshiron t’i tregosh gjithë botës mbi emocionet e tua, kështu vendosa dhe unë të ndaja nëpërmjet Një tufë rrezesh nëpër RE , ndjesitë e mia mbi pasionin tim më të hershëm, librin. Gjithçka nisi si një eksperiencë personale, pa pritur se herët a vonë, veç të afërmve dhe familjarëve të mi do përfshiheshin edhe të panjohur, pjesa më e madhe e të cilëve janë kthyer vërtet në miq. Në një realitet të vështirë, ku jeta dhe përditshmëria e një të riu është e pushtuar nga pasiguria, presioni për t’iu larguar një herë e përgjithmonë këtij vendi dhe këmbanat e vazhdueshme për ta braktisur e harruar një orë më parë drejt një të panjohure, gjithçka që unë krijova për veten është kjo hapësirë. Për disa mund të konsiderohet një trend momental, për të tjerë një humbje kohe, për dashamirësit e librit një strehëz e përbashkët

Vëmëndja te më të vegjlit dhe marrëdhënia e tyre me librat

Ditët e para të shtatorit rikthejnë pashmangshmërisht nostalgjinë e kujtimeve fëmijënore, ankthin e nisjes së vitit të ri shkollor dhe kthen tërësisht vëmendjen te më të vegjlit. Nisja e shkollës dhe shtatori i rrëmujshëm mes blerjesh, nxitimi, librash, objektivash të ndërtuara, ëndrrash të ngritura në këndvështrimin vetjak më mungon, por sot më frymëzoi të rikthenim në përditshmërinë tonë si të rritur, disi të rritur, duke u rritur apo të rritur pa dashur, librat që shërbyen në krijimin e vegjëlisë sonë. Përzgjedhja e librave të fëmijërisë është një investim i rëndësishëm, i cili do të përkthehet në marrëdhenien e individit me librin përgjatë gjithë jetës së tij. Jo më kot në Një tufë rrezesh nëpër RE , ju pyeta se cili është libri i parë që mbani mend të keni lexuar, si për të theksuar rëndësinë e herëve të para për të kuptuar rrjedhën e mëtejshme të marrëdhënieve. Nëse do e nisja rrëfimin e sotëm me kujtime tërësisht personale do thoja se librat e parë që më janë lex

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *