Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2018

"Mjegullat e Tiranës" dhe përshtjellimet e vjeshtës

Librat janë shoqëruesi më i dashur përgjatë fundjavës, ndaj në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’, kujdesemi gjithmonë të zgjedhim një mik të mirë. Romani i sotëm, "Mjegullat e Tiranës" është i pazakontë. Për herë të parë u redaktua, u botua dhe nisi të flitej për të më vitin 2014, edhe pse ky është romani i parë,që është shkruar nga autori shqiptar i mirënjohur ndërkomtarisht, Ismail Kadare. Kadare e shkroi këtë roman gjatë viteve të studimeve universitare dhe ky dorëshkrim kishte mbetur në sirtaret e kryeveprave të tij për shumë e shumë vite. Vlen të përmendet se botimi i këtij romani bëri të gëlonin kureshtarët, të dëgjohej jehona e saj e njëkohësisht të diskutohej shumë. Të gjithë ishin kurioz të lexonin librin e parë të Kadares dhe pretendimet e Nasi Leres në të përditshmet e kohës, se ky roman ishte i ngjashëm me një nga romanet e tij, shtoi numrin e lexuesve, të cilët nxitonin të zbulonin të vërtetën. Herë nën zë e herë duke bërtitur, thuhej se ky roman ishte nj

Dritëhijet e ‘’Ana Karenina’’

Stina e vjeshtës është pothuajse gati të ulet këmbëkryq në përditshmërinë tonë dhe një nga domosdoshmëritë e saj është leximi. Në netët e freskëta, me peisazhin e mrekullueshëm dhe magjinë që natyra rezervon mbetet vetëm libri, si miku më besnik për të bërë shoqëri, krah një çaji të ngrohtë. Vjeshta duket se lidhet në menyrën më të zakontë me klasikët e letërsisë. Megjithëse vjeshta nuk ka mbërritur ende, e lagësht dhe shumëngjyreshe, siç në të gjithë e presim në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ do të flasim pikërisht për një libër për të cilin keni lexuar, dëgjuar ose parë së pakëti një herë në jetë. Të gjithë e njohin të famshmen ‘’Ana Karenina’’ dhe duket sikur emri Ana dhe Leon Tolstoi nuk parafytyrohen pa njëri-tjetrin. Ky roman është i njohur për nisjen me fjalinë e njohur ‘’Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat’’, me të cilën nis e gjithë odiseja e rrëfimit të dritëhijeve në aristokracinë ruse.

Rikthimi në shkollë | Pesë mënyrat si t'i mbijetoni panikut të fillimit të shkollës

Ditët që vijojnë janë fundjava e fundit para vitit të ri shkollor. ( Kjo fjali tingëlloi sikur doja të thoja ‘’Qetësia para furtunës.’’ ). Në të vërtetë, nisja e shkollës nuk ka vend për panik, ankth apo mërzitje. Përkundrazi, rubrika e re #dituri në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ lindi për të shërbyer si burim frymëzimi. Së bashku, do ndihmojmë njëri – tjetrin me këshilla studimi, energji pozitive dhe mbi të gjitha me durim e vullnet për të qënë më afër pikësynimeve të vendosura për këtë vit të ri. Paniku para nisjes së shkollës, nganjëherë është i   vështirë të menaxhohet. Pazaret e ditëve të fundit, rradhët e gjata nëpër qendrat tregtare për kryerjen   e blerjeve të   materialeve që do na shërbejnë gjatë vitit të ri shkollor, ritualet e përvitshme dhe mëdyshjet për cantat e mjetet shkollore janë vetëm disa nga kokëcarjet që i bëjnë të gjithë të vrapojnë këto dite. Më poshtë do gjeni pes ë  mënyra si të ruani qetësinë dhe të largoni panikun gjatë kësaj fundjave.

"Të kesh dhe të mos kesh", Depresioni i Madh në sytë e Heminguej

Cdo muaj i ri shënjon një libër te ri në Klubin e Librit #rrembelibrin. Gjatë muajit Gusht, miku ynë më i mirë ishte ‘’Të kesh dhe të mos kesh’’ shkruar nga Ernest Hemingëej. Ky libër rradhitet ndër gjashtë   veprat më të mira të një nga shkrimtarët më të dashur të Brezit të Humbur. Gjithë romani vërtitet rreth Herri Morgan, një peshkatari të varfër, zemërmirë, por varfëria e drejton rrugëve të egra, të panjohura, të rrezikshme e të paligjshme.Herri është i gatshëm të ofrojë lundrimin në det për cdo të apasionuar pas peshkimit dhe cdo turist të gatshëm, për t’u njohur me aventurat detare. Bashkë me të në varkë, mban një pijanec, i cili gjatë romanit duket sikur thotë gjërat më të vërteta kur është i pirë e nuk funksionon aspak kur është esëll. Herri mbetet trokë kur një udhëtar e mashtron e nuk e paguan pas shëtitjeve tri javore. Kjo situatë e vështirë ekonomike e detyron të pranojë disa pune të paligjshme, si kontrabanda e pijeve alkoolike dhe mallrave të ndryshëm m

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *