Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2019

Drama komplekse e Artur Miller

Libri i mesjavës në   ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ i dedikohet një vepre tepër të veçantë prej strukturës, përmbajtjes dhe mesazheve, të cila përcjell. Drama ‘’Pamje nga ura’’ e autorit të mirënjohur Artur Miller është botuar për herë të parë më vitet 1955-1956.Ngjarjet e veprës marrin jetë në një prej lagjeve pranë urës së Bruklinit, në Amerikën e viteve ’50. Lagja Red Huk, e njohur prej banorëve të saj, dokerët italian, të cilët ishin zhvendosur si emigrantë në Amerikë. Situata ekonomike dhe ajo politike ishin komplekse dhe këto problematika bëhen të qarta tëksa rrëfehen vuajtjet dhe mundimet e emigrantëve. Gjithë vorbulla e rrëfimit ndriçohet nga prozhektorët në familjen e Edi Karbones, me origjinë italiane, e cila hap dyertë e shtëpisë për dy vëllezërit Marko e Rudolfo. Historitë, vuajtjet dhe problemet e emigrantëve ngjyrosen me të njejtat ndjesi e harrohen nacionalitetet. Për të ndihmuar e mirëpritur dy emigrantë, familja e Edit sakrifikon disa komoditete më pak për

Më ndjekin ëndrrat

Hëna e plotë, vezullonte si argjend e po përhumbej në një nebulozë të thellë,të paqartë. Në kokë më thërrisnin zëra me timbër të metalë, a thua se dilnin nga ndonjë gërvishtje hekurishtesh. Mendimet pluskonin e ecejaket shpeshtoheshin, sikur sa më shumë të vërtitesha nëpër korridorin e ngushtë, plot pasqyra e me dritë të feksur, aq më tepër do i largohesha nakatosjes së mendimeve. Të jetosh kur gjithçka të ka mbetur është vetja e të pranosh pasqyrimin e ndërgjegjes me gabimet,mëkatet e dobësitë është tortura e të pamëshirshmëve. Agonia e frika qëndronin këmbëkryq në dyshemë, ulur aty krah meje, ku tinëz bëja sikur i shihja me bisht të syrit e përnjëherë ndjeja zmadhimin e iridëve të kaftë. Jo, ato nuk ishin në kokën time, unë as nuk i krijoja e as i riprodhoja nga ndonjë imazh i mëparshëm, ato ishin të gjalla dhe kishin dalë prej mendjes e shpirtit tim. Të tjerët janë krijues të akteve të mirësisë, dashurisë e ndërlidhjes, ndërsa unë di të trazoj mendimet e mia aq

''Rrëfimet e shërbëtores'' dhe lutjet e dhimbshme për lirinë

Libri i fundjavës në ‘’Një tufë rrezesh nëpër RE’’ është rrënqethës dhe i veçantë. Ky libër trajton lirinë e individit, por veçanërisht atë të gruas në një shtet totalitar e të kontrolluar, kur edhe gjërat më të thjeshta janë një luks e të kontrolluara. Libri ‘’Rrëfimet e shërbëtores’’ shkruar nga Margaret Atëood është një rrëfim   i dhimbshëm, I cili të rikujton vlerën e lirisë.  Ky roman botuar për herë të parë më vitin 1985, i vlerësuar me cmime të ndryshme letrare ndër vite e njëkohësisht i pëlqyer nga lexuesit. Përmbajtja e këtij romani është atipike. Ngjarjet zhvillohen në një shtet totalitar, në një realitet imaginar të së ardhmes, ku roli dhe të drejtat e grave kanë ndryshuar kryekëput. Gratë konsiderohen si pronë e shtetit dhe mungesa e lirisë e të drejtave si dhe organizimi i shtetit ka në qendër të tij terrorin dhe kufizimin. Personazhi kryesor Offred është shërbëtore në Republikën e Galaadit, një shtet totalitar dhe thellësisht teokratik, i cili

Pesë këshilla për ruajtjen e përqëndrimit gjatë procesit të studimit

Jeta e vrullshme, e mbushur me ditë të ngarkuara pune, presion për të realizuar cdo përgjegjësi dhe detyrë, shpesh shoqërohet me mungesë përqëndrimi për të përmbushur cdo objektivë. Vështirësitë në të përqëndruarit dhe kalitjen e durimit për të mos u tunduar nga çdo element, i cili ka aftësinë të largojë vemendjen tonë nga gjërat që kanë vërtetë vlerë është një nga problematikat kryesore, që na bën të përballemi me shpërqëndrimin, mosrealizimin e detyrave në kohë dhe krijimin e nje mali të papërfunduar me përgjegjësi, të cilat vetëm shtohen e shtohen. Sot do ndaj me ju, disa mënyra sesi të mos shpërqëndroheni gjatë procesit të të studiuarit apo të punuarit. 1.        Hapësira e punës. Për mendjen është   e rëndësishmë të veçojë ambjentet dhe aktivitetet e ndryshme. Krijimi i një hapësire të dedikuar për të punuar apo studiuar është një nga hapat e parë e më të suksesshëm për të mësuar pa u shpërqëndruar. Të gjithë këmi provuar të studiojmë në shtrat, por përfundimi ka

Katër mënyra për të shkëlqyer në shkrimin e eseve

Një nga detyrat më të shpeshta në shkollë janë esetë. Për disa të shkruash një ese të mirë është e vështirë. Me këshillat e mëposhtme, do ju tregoj se të shkruash ese nuk është as e ndërlikuar dhe as e pamundur, pavarësisht se eseja është një sprovë. 1. Mos u ndani nga librat. Leximet janë arma më e fortë dhe e vetmja mënyrë për të pasuruar fjalorin. Një ese e arrirë kërkon një fjalor të përzgjedhur e gjuhë të qartë e të drejtpërdrejt. 2. Studio strukturat e eseve. Ndertimi i një eseje është i parapërcaktuar dhe struktura e tij është strikte. Eseja nuk të le shume hapësirë për kreativitet. Për të realizuar nje ese të përsosur, përbaju strukturës dhe kujto që eseja ngjan me matematikën për nga saktësia. 3. Kthehu e rikthehu te eseja. Gjatë ndërtimit të esesë mos u dorëzo që pas shkrimit të parë. Elementi që ndan një ese të mirë nga një ese e shkëlqyer është kontrollimi i detajuar. Elemino përsëritjet e fjalëve dhe gabimet drejtshkrimore. 4. Ushtrohu gjithmonë. Të shk

Vajzat kanë atdhe

Kohët e fundit më duket sikur jetoj në faqet e romanit ‘’Kukullat nuk kanë atdhe’’ shkruar nga Flutura Açka. Gjithcka vërtitet rreth kukullash, çdonjera nga ne duket sikur shihet si një kukull pavarësisht përpjekjeve, stërmundimeve, arsimimit, rezultateve. Anjëherë nuk më ka pëlqyer diskutimi mbi feminizmin a maskilizmin; pushtetin absolut e të padiskutueshëm, sepse secili nga këto koncepte është një qasje ekstremesh, ndërsa unë jam një individ që admiroj ekuilibrat. Realiteti tregon se kukullat nuk janë vetëm pa atdhe, por edhe pa familje, pa dashamirës, pa shoqëri, por mbi të gjitha po humbasin edhe veten. Tranzicioni i rrënjosur e që nuk di të marri udhë solli pasoja të mëdha në këtë shoqëri dilemash, qysh prej gjenezës. Vite më parë mes lindjes e perëndimit; më vonë mes komunizmit e demokracisë; tanime mes oligarkisë e largimit, por kukullat mbetën gjithnjë nën hije. Shkëlqimi i syve zbehet kur lind një vajzë. Kufizimet ndaj saj tregojnë për një vajzë të denjë, bindja

"Dita e mbetur", libri që të kujton madhështinë e besnikërisë

Periudha e festave është e përshatshme për t’i kushtuar më shumë kohe vetes, aktiviteteve që na kënaqin e na ushqejnë plot energji të reja. Gjatë muajit dhjetor, në Klubin e Librit #rrembelibrin i kushtuam leximet tona një libri të jashtëzakonshëm,'''Dita e mbetur'' shkruar nga Kazuo Ishiguro   .   Mund të them më plot bindje se ky është libri më i mirë, që kam lexuar kohët e fundit dhe më mbushi me madhështinë e tij, aq sa kam frikë nga cdo libër tjetër, që rrëmbej në duar për të lëxuar pas tij. Autori   Kazuo Ishiguro është një figurë unike e botës së letrave. Fitues i dhjetrave cmimeve letrare dhe i nderuar me Cmimin Nobel për Letërsinë, më vitin 2017. Historia e romanit është sa e thjeshtë aq edhe emocionuese.Uilliam Stivens është një ndër shërbyesit më të përkushtuar dhe besnik të kohës, që shërbeu përgjatë pjesës më të madhe të   jetës së tij në Darlington Hall, nën bindjen e Lordit Darlington. Pas përfundimi të luftës e vdekjes së Lordit, pron

Qëllimet dhe dëshirat e vitit të ri, si të ndërtojmë objektiva të realizueshme?

Ditët e para të një viti të ri janë njësoj sikur të kthesh faqen e librit e të nisësh të shkruash një kapitull tjetër jetësorë. Secili nga ne e nis vitin me ëndrra, qëllime, plane dhe një mendje të kthjellët për një fillim të ri. Artikulli i sotëm ka për qëllim të ndihmojë sadopak me hartimin e një plani konkret për të vënë në jetë dëshirat dhe për t’i parë të realizuara dhjetorin e ardhshëm. 1.        Reflekto mbi veten dhe dëshirat e tua. Hapi i parë drejt rrugës se suksesit është reflektimi. Bilanci i zakontë se cfarë ka funksionuar e si duhet përmirësuar për të realizuar ëndrrat është i rëndësishëm për të bërë një hap para drejt progresit. Në ditët e sotme duket sikur njerëzit janë të prirur drejt përshfaqes dhe plotësimit të pritshmërive të shoqërisë për të treguar një nivel të caktuar social, financiar e kulturor. Mbase gjithë këto role që kërkojmë të zotërojmë na largojnë nga vetja, nga thelbi dhe nga e vërteta, por ka vetëm një mënyrë për të prekur suksesin të qëni

Naim Frashëri dhe rilindja në letërsinë shqipe

Naim Frasheri është një nga rilindasit më të vecantë të letrave shqipe. Në përmbledhjen poetike ‘’Lulet e verës’’ ai vjen më i plotë si autor dhe prek në të tema të larmishme. Titulli ‘’Lulet e verës’’ ka kuptimin e pranverës, pra prurjen e dickaje të re dhe të gëzueshme, sic ishte liria. Motivet kryesore në veprën e tij janë patriotizmi e atdhedashuria , filozofia dhe dashuria . Së pari, motivi atdhetar lidhet ngushtë edhe me përpjekjet e tij dhe të vëllezërve për hapjen e shkollave shqipe, ringritjen e krenarisë kombëtare, evokimin e figurës së lavdishme të Skëndërbeut, si për t’i kujtuar të gjithëve trimërinë dhe aftësitë e shqiptarëve. Gjithashtu, Naimi ngul këmbë tek rëndësia    e përcjelljes së gjuhës shqipe. Poezi të cilat prekin këto tematika janë: ‘’ "Gjuha jonë", "Tradhëtorët", ‘’Korca’’ etj. Së dyti, motivi filozofik i shtroi rrugën në letërsinë shqipe poezive medituese. Në këto poezi lexojmë përshtjellimet e autorit, dilemat e tij për

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *