Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2018

Ditari, terapia që të nevojitet

''Ato qe mbeten janë vetëm kujtimet.'' Th ë nia e lartpërmendur është aq sa mallëngjyese për kohën që kalon e ne nuk e kthejmë dot pas, por aq edhe edukuese në të njëjtën kohë. Të kuptosh rëndësinë e vërtetë të sendeve materiale dhe përshtjellimeve abstrakte, do të thotë të rritesh dalë-ngadalë. Sot, do të flasim për një nga aktivitetet më interesante dhe njëkohësisht një nga veprimtaritë teë ndermarra personalisht që shërbejnë për rritjen tënde mentale dhe emocionale, për t ë  mbajturit e një ditari. Unë për herë të parë u prezantova me ditarin në moshën 7 vjecare. Një nga dhuratat që gjyshja ime e shtrenjtë, me kushtoi ishte nje ditar i bukur lejla, me nje kopertinë të shëndritshme plot xixa e xhingla, me një celës të vogël e me fletë plot ngjyra. Ajo më tregoi historinë e Anës së njohur në të gjithë botën për ditarin e saj  dhe më tregoi sesi në vitet e zymta të luftës Ana gjente lumturinë duke shkruar edhe pse e ngujuar në bodrumin e një fabrike

KLUBI I LIBRIT || #rrembelibrin ''Kukullat nuk kanë Atdhe''

Postimi i sot ë m i kushtohet i gjithi librave. Letersia ushqen shpirtin dhe Klubi i Librit është konceptuar si nj ë  oaz i përbashket qetësie, përthithje dijesh dhe emocionesh që vet ë m librat falin. Muaji Janar, solli në #rrembelibrin një autore shqiptare të vecantë, t ë  vlërësuar dhe mirënjohur. Flutura Acka një zë i fuqishëm që i bertet lakuriq problematikat sociale shqiptare. Një autore e dashur, e cila ka rrëmbyer zemrën e cdo lexuesi me origjinalitetin e t ë  shkruarit, trajtimin e realitetin pa asnje zbukurim bosh dhe dramën e rrefyer prej rrugicave më të pandricuara të shpirtit.  ''Kukullat nuk kanë Atdhe'' shfaq dramën e kukullave që ne njohim, që kemi takuar ose jemi, në një Atdhe burrash frikacakë, ku ende vajzat dhe gratë shihen si nje shtojcë me pak të drejta dhe si një qenie pa gojë e pa mendje, por vetëm e bukur, si pronë,si kukulla e burrit të saj. Në këte roman këndon dhimbja, vë kujën vdekja dhe gjëmon fatkeqesia që solli e q

Si t'i rikthehemi leximit? Disa këshilla praktike për këdo

Nje libër i mirë ka fuqinë të ndryshojë jeten tënde. Të lexuarit është një proces i  rëndësishëm për zhvillimin shpirtëror dhe mental . Leximi ndërton pjesë të karakterit të cilat asnjë formë tjetër nuk ka aftesinë t’i ndryshojë. Koha që i kushton të lexuarit tregon sesa e do veten dhe sesa je i aftë të përthithësh nga bota për të zgjuar kreativitetin, frymëzimin dhe motivimin. Lufta e vërtete në kohën e telefonëve inteligjent dhe rrjeteve sociale,të cilët gumëzhijnë nga gjithcka sipërfaqësore dhe nga pak gjë, e cila shërben si ushqim për shpirtin është të rikthejmë në vëmendjen e të gjithëve LIBRAT. Justifikimi  që i madh e i vogël ka në majë të gjuhës kur pyetet për marrëdhënien e tij të vakët me librat është mungesa e kohës së lirë. Sot dua të ndaj disa keshilla praktike për të bërë një hap para dhe për t’iu rikthyer dashurisë me librin, i cili është sfumuar nga rrjetet sociale.         LIBRAT NUK JANË VETËM PËR KOHËN E LIRË Këshilla e parë është të pë

Simfonia e stinëve

I nxehti kishte pushtuar gjithcka dhe e vetmja mënyrë për të gjetur freskinë e munguar gjatë një dite pervëluese korriku ishte të zhytesha në sytë e tu. Ata vezullonin si një qelq i pastër, i cili bërtiste brishtësi. Aty, mes teje, vëreja një det të thellë, ngjyrë safiri blu, me ca dallgë te lehta si përkëdhelja e flladit ndaj sipërfaqeses së pasqyrueshme të tij. Ndjeja aromën e ashpër të detit e shijen e ujit të kripur, stërkalat e pikëzave dhe rrezatimin e pakursyer të diellit, i cili mbretëronte gjithë qiellin kaltërosh. Sërisht aty, përjetoja rikthimin në kohë, kur në muzgun e vonë, në qiellin e brutë ku sapo ishte shfaqur hija e lehtë e hënës elegante e lojcake, prehnim trupat poshtë pëmes së qershis, shuanim afshin përvëlues që sillte mbrëmja e mes verës dhe sytë na perëndonin teksa dëgjonim këngën e gjinkallave dhe gumëzhimat e insekteve. Teksa binte nata, nëpër syte e tu më shfaqeshin konstelacionet më të magjishme, meteorët e rënë dhe dëshirat e thëna me mendje që ish

Zotdalesi i marrezive

Ecja vetem, i vetem si perhere. Ne trotuaret e zbrasur te nje qyteti qe kishte fjetur prej kohesh. Per cudi, nuk ishte nje qytet i zakonte, ku atehere  kur nata vendos pushtetin e saj absolut i dorezohet prehjes. Ky ishte nje qytet i pashoq ne te cilin gjithcka ishte fikur. Ne asnje rrugice qorre a kryqezim kryesore nuk hasje arome jete. Dukej i braktisur, i abandonuar nga njerezit, nga fati e vetem mua s'me benin kembet te largohesha nga aty. Duke u endur poshte e larte me cysnin vetem kujtimet, te cilat me ushtonin ne koke e me pervelonin ne kraharore. Vazhdoja shetitjen time drejt te shkuares, duke u endur mes udhesh pakrye ndersa piklat e rrebeshit, te cilat degjoheshin me nje disonance te tmerrshme me kishin qullur e une s'kisha ndjere as te ftohte e as lageshti. A ka valle kaq shume force shpirti, saqe kur humbet gjithcka ka dashur, t'i bllokoje te gjithe fundet nervore, ne cdo pike periferike te trupit e t'i urdheroje te mos ndjejne? Cucurisja brenda vetes,

Mbreteresha e debores

Historia qe deshiroj te ndaj me ju sot eshte nje deshmi ndryshimi. '' Kush ishe ti para se te ta thyenin zemren?'' Syte e saj ishin nje akuarel ngjyrash pastel, nga ku buronte arti me magjepses i historise njerezore. Ato flisnin per endrra, buzeqeshin, e ne cdo veshtrim qe hidhte si pa te keq ne qiell, shfaqnin lutjet qe i drejtoje per tek ai. Ato dy xixellonja drite ishin ne harmoni te praruar me rrahjet e saj, te sinqerta e te besuara. Buzet e saj nuk shkriheshin kurre ne gaz, por gjithmone dukeshin si nje bilur, nje kristal i paster, i akullte, te cilin nga frika se mos thyehej as ai nuk guxonte ta zhdukte ate buzeqeshje te qelqte.  Duarte e saj, falnin prekje mendafshi, aspak te ftohta, gjithmone te hijshme, si vete floket e gjate te florinjte e gersheti i thurur kurore fijezash. Enderrimet e percillnin pergjithnje ne nje kuvli dashurie, por brishtesia e saj e pelqente ndenjen e roberimit te dashurise. Asnje kulvi s'do ishte e deshiruar, madje as

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *