Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2019

Disa sugjerime sesi të festoni Ditën Ndërkombëtare të Librit

Dita Ndërkombëtare e Librit mund të quhet me plot gojë festa e tij. "Një tufë rrezesh nëpër re" është një hapësirë e krijuar vetëm për librin e dijen dhe meqënëse sot festojnë të gjithë dashamirësit e letrave, në artikullin r mëposhtëm do të rendisim disa nga aktivitetet që mund të ndërmerrni përgjatë ditës së sotme. 1. Vizito librarinë tënde të preferuar . Për një lexues,vendi i parapëlqyer ne qytet është padyshim libraria. Gjeni kohën të bëni një shëtitje sot në qoshkën e këndshme të librave e hidhini një sy botimeve të reja ose një libri, të cilin keni dashur gjithnjë të lexoni dhe e keni harruar për një tjetër. Gjithashtu, ndaloni para librave të shitur në trotuarët e qytetit. Më besoni aty do gjeni thesare, madje me çmime shumë ekonomike. 2. Bisedo me shokun tënd të librave. Njerëzit janë të prirur të shoqërohen me të ngjashmit, ndaj miqtë e një lexuesi nuk mund të jenë ndryshe veçse lexues. Shkruaji apo telefonoji mikut tënd të librave e sh

''Portreti i artistit në rini'', autobiografia e James Joyce

Pas një jave të gjatë shoqëruar me ankthin e provimeve, lodhjen e pagjumësinë, sic mund ta imgjinoni edhe këtë rradhë oazi im i paqtë ishte libri. Në këtë takim të përjavshëm, ku shkruhemi e lexohemi së bashku dua të ndaj me ju përshtypjet për librin e një nga shkrimtarëve më të rëndësishëm të shekullit të shkuar, James Joyce. James Joyce ishte një autor irlandez i njohur për letërsinë e tij të veçantë, stilin aspak sipërfaqësor, meditativ dhe depërtues në brendësi të personazhit. Libri i tij ‘’Portreti i artistit në rini’’ u botua   më vitin 1916 dhe konsiderohet një formë autobiografie e autorit, pasi ngjashmëria e jetës së tij me atë të personazhit kryesor nuk është krejt e rastësishme. Libri vërtitet përreth jetës së Stiven Dedalusi duke përshkruan në një rend të mirëfilltë kronologjik   çdo etap të saj. Veçantia e Joyce-it nuk qëndron vetëm tek historia, por te mënyra e drejtpërdrejt e njëkohësisht disi e ndërlikuar, të cilën zgjedh të përdori për ta përcjellë atë. P

Medito përmes ditarit të dashurisë së një shkrimtari

Javët e fundit kanë qënë të ngarkuara, të mbushura me detyra e angazhime dhe koha për t’u përkushtuar në letërsinë artistike ka qënë e pakët. Ky nuk është një justifikim për mungesën time të gjatë, por vetëm një shpjegim i vockël mes miqsh.  Gjatë ditëve kur mezi gjej kohë për të përfunduar në mënyrë të suksesshme çdo detyrë , që i kam vendosur vetes gjithçka më duhet është një ushqim shpirtëror. çdo lexues i apasionuar ka një pirg librash në qoshkën pranë shtratit. Ky mal kënaqësie është burimi i energjive të mira dhe i frymëzimit, që na duhet në ditë kur motivimi na mungon e në të tjera kur shkëlqejmë më shumë si dielli i mes pranverës. Sot dua t’ju tregoj më shumë për një nga librat që ka vite të tëra që qëndron në qoshkën time të lumturisë. ‘’Ditar dashurie i një shkrimtari’’ është libri i parë, që më njohu me një shkrimtar për të cilin nuk kisha dëgjuar kurrë më parë, Albatros Rexhaj. Për herë të parë e kam lexuar para shtatë vitesh të shkuara, kur një mikeshë e as

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *