Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2018

‘’Unë jam Malala’’, historia e vajzës që ndryshoi botën

Fundjava mbërriti e bashkë me të edhe sugjerimi nga Klubi i Librit #rrembelibrin. Muaji Qershor ishte i ngarkuar për te gjithë, plot studime, me ankthin e provimeve dhe evente të rëndësishme, por libri, i cili na   qetësoi cdo mbrëmje para fjetjes mes furtunave të Qershorit ishte ''Unë jam Malala : Vajza që u ngrit për arsimimin dhe u qëllua nga talebanët'' shkruar nga Malala Yousafzai. Ky është një libër i pazakonte, tronditës dhe të le shumë hapësirë të meditosh. Malala tregon në vetë të parë historinë e familjes së saj, ëndrrat e një adoleshenteje, dëshirat për të ardhmen dhe njëkohësisht historinë e vendit të saj,e cila shprehet shkurtimisht nëpërmjet absurdit: ‘’ Unë vij nga një vend që u krijua në mesnatë. Kur pothuajse dhashë shpirt, ishte vetëm pas mesditës.’’ Ngjarjet e librit janë aq aktuale e të prekshme edhe sot në vende të vecanta në botë, saqe kanë aftësinë të rrënqethin e të bëjnë të lutesh për paqe dhe liri. Unë jam moshatare me Malalën

Nëpër poezitë e Kadaresë

Isamil Kadare është një nga autorët më të dashur dhe të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqipe. Veprat e tij janë të vecanta dhe mënyra e të shkruarit, shpirti artistik dhe gjetjet letrare janë të pakrahasueshme me autorët e tjerë të brezit të tij. Poezitë e Kadaresë janë krijimet e tij magjike, të cilat prekin trupin, mendjen dhe shpirtin. Ai shkruan për njeriun e shekullit të ri,I cili përballet me problemet e gjetjes së vetvetes, e konfuzionit politik ( kjo në mënyrë të tërthortë),   konceptin e lirisë përballë oligarkisë, ndrydhjes njerëzore dhe gjithfarë teme universal, që prek secilin prej nesh. Megjithatë, mbase poezitë më të goditura të tij, ja në poezitë mbi temën e dashurisë. Kadareja shfaq emocion nëpërmjet figuracionit të pasur, figurave stilistike të larmishme dhe formës së pazakontë, që marrin poezitë e tij. Ai është i dyti pas Migjenit, i cili përdor gjerësisht në poezitë e tij vargun e lirë, pa kurrëfarë rregulli e norme letrare. Kadareja e përfs

20 mësime prej 20 vjetorit që lashë pas

Ditëlindja është një ditë e vecantë, të cilin e mbajmë mend pothuajse përgjithmonë (ose mbase deri ditën që do rrokulliset një vit tjetër). Viti i 20-të i jetës time ishte i bukur. Më kujtohet sikur dje, mesnata e një viti më parë, kur më të shtrenjtët e mi mbushën shtëpinë me britma hareje dhe zemrën time me dashuri, teksa më uronin me dhurata e përqafime të 20-tat. Pothuajse i njëjti ritual i ëmbel më rrethoi edhe sot në ditën e 21 të jetës sime, kur dëgjoj frazën: ''Gëzuar datën e lindjes.'' Unë nuk jam ''njeri ditëlindjesh''. As nuk e admiroj ditëlindjen time dhe as nuk e pres me padurim dhe me kalimin e viteve duket se zbehet edhe m ë  shumë idealizimi i dit ë lindjes për mua. Njerëzit nuk rriten prej viteve që kalojnë, por prej mësimeve që marrin nga eksperiencat e tyre. Njerëzit nuk piqen pasi fryjnë një qiri më shumë në tortën e ëmbël, por nga gabimet, të cilat vlejnë më shumë se mijëra këshilla. Mua më pushton disi melankolia d

Drita

Sa herë harrojmë të jemi mirënjohës e nuk i vlerësojmë bekimet, që na rrethojnë jetën e na mbushin shpirtin? Sonte, dua t'i shkruaj të vetmit, që nuk e njeh fjalën braktisje, që sheh e dëgjon gjithcka, që fal e di të mëshirojë, që na do të gjithëve e na fal cdo mirësi, që na mban me shpresë e dëgjon lutjet tona. Në mes të furtunës, kurrë gjithcka ndodh në jetën tënde është një kaos dhe dorëzohesh, derdh lotë, ankohesh e s'di të mbledhësh veten me siguri në mendje të vijnë fjalët: " Ndihmomë o Zot!". Edhe ai natyrisht është aty, e të bën që pas furtunës të shkëlqejë një ylber, të harrosh lotët, të ngrihesh e të rinisësh ecjen drejt rrugës tënde e të harrosh shenjat e dhimbshme të rrëzimit. Ai të kthen shpresën, të dhuron dritën, të mban në jetë. Po kur dita jote shkëlqen nga gëzimi, kur zemra të gufon nga lumturia, kur përgëzohesh për suksesin tënd, kur rrethohesh nga dashuria dhe ëndrrat e tua realizohen një e nga një, a thërret me plot zemër " Falemind

‘’Odin Mondvalsen’’, libri i pazakontë, që cimbis plagët e pambyllura

‘’Njohja me dhimbjen, të bën të pathyeshëm.’’ Kasem Trebeshina është shkrimtar, poet e dramaturg, tepër i vecante i letrave shqipe. Fati deshi, që vepra dhe figura e tij të denigroheshin për vite me rradhë, gjatë kohës së regjimit komunist e ai vetë të vuante dënimin në burgun më të egër të historisë së Shqipërisë, për 30 vite të jetës së tij. Trebeshina ishte një njeri revolucionar dhe në veprat e tij përcillet lirisht fryma bashkëkohore, moderne dhe e pazakontë për autorë të tjerë shqiptar. Në novelën e tij ‘’Odin Mondvalsen’’ ai përshkruan jetën politike dhe shoqërore, sipas mendimeve dhe kujtimeve të një të sëmuri psikik,i cili vuan në spitalin e burgut, gjatë regjimit komunist. Ngjarjet nuk kanë një rrjedhë logjike dhe as nuk respektojnë kronologjinë. Ato vijnë të shkëputura, të vështira për t’u deshifruar   dhe të pakuptueshme. Në mënyrë të cuditshme, por njëkohësisht tepër të hollë dhe të koklavitur shfaqet transformimi i njeriut gjatë diktatures, denigrimi

Xha Gorioi dhe drama që nuk vdiq kurrë

Hapësira e sotme në "Një tufë rrezesh nëpër RE" do i kushtohet një libri, i cili i përket ajkës së klasikëve, nga Balzak,i cili i solli botës frymën realiste në letërsi. Romani "Xha Gorioi" është pjesë e "Komedia Njerëzore", e cila solli në vemendje në mënyrën më artistike dhe realiste njëkohësisht problematika të thella njerëzore,të cilat prekin shumë a pak jetët e të gjithëve. Në qendër të ngjarjeve është Xha Gorioi, një i moshuar fisnik, të cilin jeta e kishte përplasur me shumë dallgë e sfida. Ai ishte babai i dy bijave dhe jeta e kishte detyruar t'i rriste i vetëm, për shkak të fatkeqësisë që mori nënën e tyre. Dashuria e tij për dy vajzat arrinte deri në dobësi. Xha Gorioi vetëflijohej për to,i përkëdhelte,i plotësonte cdo ënderr, dëshirë e tekë dhe ishte kujdesur që të bëheshin pjesë e shtresës artistokrate, që mos të vuanin e të kalonin një jetë pa kokëcarje, mes luksit dhe vanitetit. Xha Gorioi jetonte i braktisur në pensionin Voker

Vocërrakëve

Vegjëlia është stina më e ëmbël e jetës, ku imagjinata mbretëron mendjen e dlirësia shpirtin. Mbase për shumë mund të duket  kotësi dhe femijënore, por dita e djeshme më frymezoi te shkruaja për 1 Qershorin tim, tëndin, dhe të gjithë atyre për të cilët ora biologjike zvarritet dhe ruajnë të voglin brenda tyre me fanatizëm. Unë jam ënderrimtare e ky është tipari kryesor që më ka mbetur nga fëmijëria ime. Një njeri jep shpirt, vetëm kur i humbin ëndrrat, imagjinata dhe ciltërisa e të pafajshmit, që ishte ende pa u rritur, pa njohur ambicien e pa ndjerë egoizmin t'i pershkojë si drithërimë në gjithë trupin. Të qënit ende një shpirt vocërraku, të lejon t'i buzëqeshësh gjërave më të vogla në jetë edhe të ndjesh  shkëndija lumturia, e të veshësh buzen me gaz prej nje tufe rrezesh, të cilat ndricojnë fytyrën tënde kur më pak e pret, e sytë i picërron si me bezdi. Të mbetesh ende pak fëmije, do të thotë t'i gëzohesh cdo vizitë në shitoren e bukur të cokollatave e gjit

Kthehu edhe një herë femijë nëpërmjet ‘’Princi i Vogël’’

Sapo kaluam Ditën e 1 Qershorit, festën e vogëlushëve dhe atyre që ende ruajnë të voglin brenda vetes. Propozimi i librit për këtë fundjavë nuk mund të ishte kurrgjë tjetër vecse një libri që të kujton castet, të cilat mbartin tharmin e jetës, nga sytë e një fëmije.   ''Princi i Vogël'' është shkruar nga autori francez Saint-Exupéry. Ky libër renditet i treti në botë, përsa i përket shitjeve dhe në këtë rast nuk flasim për shifra, por për vlera të jashtëzakonshme njerëzore, të cilat përcillen nga ''Princi i Vogël'' e burojnë nga pafajësia e fëmijëve. Historia e një djaloshi 6-vjecar, i cili adhuronte pikturën dhe vizatimin, por ishte lodhur nga opinionet e të rriturve mbi pikturat e tij. Pasi vitet kaluan, rrjedha e jetës e beri aviator dhe avioni i tij u rrezua në shkretëtirën e Saharasë. Në mes të askundit, krejt rastësisht ai njihet me Princin e vogël dhe planetin e tij/asteroidin në të cilin jetonte. Princi i flet për aventurat e tij dh

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *