Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2019

''Një grua në Paris'', rrëfimet e dashurisë e tradhëtisë

Një kohë e shkurtër shkëputje nga librat, leximet letrare dhe gjithçka që ma mbush zemrën me kënaqësi e frymëzim mund ta justifikoj me dhjetra përgjegjësi e kokëçarje shkollore. Megjithatë, për to do t'ju flas një herë tjetër. Libri, të cilin kam zgjedhur të ndaj sot me ju është një roman mjaft i njohur në mbarë botën e njëkohesisht edhe për lexuesit shqiptarë. Ky libër ka krijuar diskutime të mëdha duke rikthyer  në vëmendje jetën e vërtetë të një prej shkrimtarëve më të dashur të globit, nga këndvështrimi i gruas së tij të parë. "Një grua në Paris" shkruar nga Paul McClain është libri që rrëfen në mënyrën   më të ndjerë prapaskenat e martesës së parë të shkrimtarit Ernest Hemingway me Hadlei Richardson. Hadlei ishte gruaja e veçantë, e cila e ndryshoi përjetësisht Ernestin në aspektin njerëzor dhe atë profesional. Pavarësisht të gjithë jetës së tij pa themele, martesës së vështirë me Hadlein dhe historive të tjera dashurore, martesa e tij e parë mbeti e

Tempullit të ëndrrave

Trokitjet e pranverës janë tingujt ftues për te dashuria. Në qetësinë e dhomës sime, të zbukuruar me pirgun tim të librave, dhjetra rraqurinave të panevojshme, meloditë e këngëve të tua, të cilat luhen lirisht në gramafonin e vjetër, të palustruar e të mbuluar nga pluhuri i kohës dhe i kujtimeve, mes flladit të këndshëm, që më përkëdhel fytyrën e më ushqen trupin me dembeli e zemrën me oqean ëndrrash më krijohet ndjesia deja vu, prej çdo fjale tëndes të mësuar përmendësh prej meje me etjen e vogëlushit kureshtar, me sytë e zmadhuar prej të panjohurës e zemrën e hapur për mirësinë. Me sytë përtej qelqeve, të cilat ngatërrohen lirisht me tylin e bardhë dhe reflektojnë ngjyrat e mia më të dashura të qiellit, butësinë e reve dhe ngrohtësinë e rrezeve të diellit tënd recitoj me vete të gjithë dialogjet tona, edhe heshtjet, ndalesat e frymëmarrjet, buzëqeshjet e ngjitura në fytyrën time, buzagazin tënd, të cilin e marr me mend dhe sytë. Ata sy të liqentë, me ngjyrë të papërcaktuar mirë

"Mish dhe qiell", brenda botës së Pasolinit

Fatmirësisht, ditët e hirta e të ftohta të dimrit janë sosur dhe pranvera ka mberritur lozonjare dhe e ëmbël. Këtë fundjavë, nën tingujt e gjalla të natyrës, dritës së ngrohtë të diellit dhe mendimeve të mia zgjodha të miklohem nga përmbledhja poetike "Mish dhe qiell" shkruar nga artisti, poeti, regjisori dhe figura e njohur poliedrike Pier Paolo Pasolini. Poezitë janë gjithnjë një dehje e këndshme, me të cilat e lë veten të lirë deri në fund të shpirtit, por këtë rradhë as shpirtit nuk ia gjeja dot fillimin e fundin. Poezitë e Pasolinit kanë një aftësi të jashtëzakonshme elektrizuese, të cilat të zgjojnë edhe ndjenjat më të ndryshkura të përjetuara ndonjëherë. Në qëndër të tematikave të tij qëndron dashuria, ajo rinore, e brishtë, bardhoshe dhe e pastër kristal. Pa harruar të shprehi ndjesitë e sipërfaqësores së njeriut, trupit e lëkurës. Në çdo varg ndjen një grumbull emocionesh, një tufë ëndërrimesh e nje grusht kujtimesh, të shprehura hapur, me elegancë e madhësh

(Jo vetëm) Vajzave

Jeta lulëzon, zbukurohet e merr kuptim prej vajzave e grave. Këtë e kuptoj cdo ditë si shëmbull i gjallë në familjen, ku pata fatin e mirë të lindesha. Duke u rritur në një shtëpi djemsh me përkujdesjen më delikate, dashurinë e pakufijtë, me shëmbuj për të më mësuar vlerat e pavarësisë, buzëqeshjes e lirisë së zgjedhjeve mund të them se në 8 Mars nuk duhet folur vetëm për dhunë e vuajtje. Duke jetuar cdo ditë në një familje të harmonizuar, ku gjithcka vendoset në funksion të dashurisë, respektit, vlerave të lirisë dhe edukimit, prindërit e mi kanë afirmuar cdo ditë të jetes sime, vlerat e të qënit vajzë. Ata nuk janë ndalur së konfirmuari se një vajzë është një bekim i jashtëzakonshëm e kjo mrekulli e Zotit duhet trajtuar me butësi e ëmbëlsi, për t'u rritur e fortë dhe e shëndetshme. Gjithcka kam mësuar nga të shtrenjtët e mi është se për të rritur vajza të forta nuk është nevoja të përdoret asnjë grimcë ashpërsi; për të rritur vajza të pavarura  nuk duhet ushqyer arroga

"Zonja me kamelie" dhe dashuria klasike pa kushte

Fundjava është çasti i prehjes dhe grumbullimit me energji të bukura për të përballuar një tjetër javë të mbushur me punë e probleme të përditshmërisë, ndaj një nga mënyrat më të këndshme për t'u rikarikuar është nën shoqërinë e një libri. Librat klasik me historitë frymëzuese të dashurisë, të cilat të kthejnë në një ëndërrimtar të pashpresë nuk janë kurrë një zgjedhje e keqe. Libri gjysmë autobiografik i Alexander Duma (i biri), "Zonja me kamelie" shkruar prej tij në moshën 23 vjeçare renditet në kolanën e librave më të admiruar sentimental të të gjitha kohërave. Dashuria mes Armandit, një pinjolli të shtresës borgjeze me Marguerite, një nga kurtizanet më të famshme të Parisit, e njohur për të shkuarën e saj të dyshimtë është një nga historitë më emocionuese të dashurisë. Armandi dashurohet me Margueritën në mënyrën më magjike dhe arrin të ndryshojë përgjithnjë jetën e saj. Natyrshëm lind një paragjykim për Margueritën, qysh në faqet e para të librit lidhur m

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *