Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2018

Gëzuar!🥂

Sa më shumë rritem aq më shumë i largohem shpirtit të zakontë të festave! Mbase kjo është sëmundja e të rriturit. Në bilancin personal të lumturisë e trishtimeve, sukseseve e dështimeve nuk di përse, por unë i harroj shpejt të këqijat. Nuk jam e sigurtë nëse ky vit ishte vërtet kaq i mirë apo memoria ime ësbtë plot plane e ëndrra dhe kam harruar të gjithë mërzitjet, netet kur bashkë me hënën i kërkoja Zotit shpresë e zemrës durim; agimet kur bashkë me yjet shuaja dritat e ëndërrimeve e kthehesha me këmbë në tokë për një ditë tjetër të zakontë, me ecjen e nxituar të mëngjesit, mjegullat e mendimeve, sytë e përgjumur e tronditjen nga e përditshmja. Cdo vit e më shumë kuptoj se vezullimet e dritave zbehen sa më shumë njoh zymtësinë e botës së të rriturve e zbrastësinë e shpirtrave të mbërthyer nga tundimi për para, pushtet e egoizëm.Stolitë e qytetit, zilet tringëlluese, fjongot e lulet e Krishtlindjeve nuk arrijnë të ngrohin zemrat. Këtë e bën vecse dashuria! Kryefjala e

‘’E veçanta e dhjetorit’’, përpëlitjet mes vetmisë e dashurisë

Muaji i fundit i vitit, i cili shoqërohet pashmangshmërisht me dritat vezulluese te qytetit dhe mbremjet e ngrohta në prani të më të dashurve ulur poshtë pemës menjëherë krijon ndjesinë e një reflektimi për një vit të plotë. Libri ‘’E veçanta e dhjetorit’’ jo vetëm më bëri të ndërtoj një bilanc suksesesh e dështimesh, lumturish e trishtimesh në mendje, por gjithashtu më la shijen më të mirë, në muajin më special. Donal Ryan është një autor irlandez,i cilësuar si ndër më të pazakontët e brezit të tij. Nësë do cekim paksa historikun e letërsisë irlandeze duhet përmendur se një karakteristikë e përgjithshme e saj është nje përshfaqje viktimizuese e Irlandës, si një vend i pushtuar nga varfëria, i shtypur nga kolonizatorët, me mungesë vendimmarrje dhe me uri masive emigrimi. Ky peisazh i Irlandës është vështirë të përfytyrohet me Irlandën e para krizës së 2008, e cila gëzonte një ekonomi të lulëzuar e konsumi gëlonte. Pikërisht në këtë kohë të bezdisshme për njerezit, te ci

‘’Pa frymë’’, himni për jetën

Librat kanë një fuqi të pazakontë për të ndryshuar humorin, kendvështrimet për çështje të caktuara, ndjesitë dhe mbase edhe jetën. Një libër i veçantë ka aftësinë të shëndërrohet në një ngjarje të rëndësishme për përditshmërinë tënde dhe shërben si një kthesë për mendësinë dhe përbuzjen e paragjykimeve, të cilat na shoqërojnë këmba-këmbës. Këto ditë u prezantova me një autor për të cilin nuk dija asgjë, por pas leximit të librit të tij, përnjëherësh m’u krijua ndjesia se e njoh dhe nëse do ishte mes nesh, do lutesha ta kisha mik. Lorenzo Amurri ishte një muzikant, producent dhe së fundmi shkrimtar prej librit të tij të parë ‘’Pa frymë’’ nëpërmjet të cilit rrefeu aksidentin e tij të rëndë, dhimbjet, peripecitë e sëmundjes dhe vështirësitë e rikuperimit. Jeta e Lorenzos ndryshoi rrënjësisht pas një aksidenti të rëndë me ski, nga i cili mbeti paraplegjik. Rrëfimi i tij trondites nis qysh në çastin e aksidentit, humbjet e vetëdijes dhe lojërat e pakëndshme të mendjes,pë

''Xhejn Er'', vajza që na mëson të shurdhohemi para paragjykimeve

Ditët e fundit kanë qënë të lodhshme dhe të rrëmbyera dhe e vetmja mënyrë që mund të më sillte më tepër shpresë dhe të më frymëzonte se guximi gjendej brenda meje edhe pse më dukej se e kisha harruar diku gjetkë ishte një libër klasik, nga ata të cilët koha që kalon vetëm sa ia shton vlerën e i bën më të dashur në sytë e mi, ‘’Xhejn Er’’ nga autorja Charlotte Brontë. Charlotte   Brontë është një shkrimtare angleze e shekullit të 19-të, e cila me letersinë që shpalosi revolucionarizoi botën, opinionin publik dhe dha një mësim të vlefshem sesi t’i   djegim në ferr paragjykimet. Personazhi kryesor i romanit, rreth të cilës vërtiten të gjitha ngjarjet është Xhejn Er, një vajzë e rritur me mijëra vështirësi, jetime, e dhunuar psikologjikisht, fizikisht dhe emocionalisht, por e transformuar në një grua të hekurt, plot dinjitet dhe të guximshme. Teksa lexon rreshtat e librit duket sikur gjithë jeta e Xhejn Er ishte e destinuar të kapërcene hendeqe dhe pengesa qysh prej vegjël

''Skënderbeu'', libri që të kthen në adhurues të historisë

Viti 2018 mund të quhet lirisht viti i kujtesës historike të shqiptarëve. Gjatë këtyre muajve përkuan tri përvjetore të rëndësishme për vendin tonë sic janë: Përkujtimi i 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu ; 110 vjetori i mbajtjes së Kongresit të Manastirit dhe gjithashtu 140 vjetori i themelimit të Lidhjës së Prizrenit. Këto tri përvjetor të rëndësishëm, të cilët në zemër të tyre thërrasin bashkimin e shqiptarëve jo vetëm në ditë festash, atdhedashurinë, respektin e përuljen ndaj të parëve dhe dedikimin e punës e   ëndrrave tona në këtë vend, me siguri pa kontestime të palëve të ndryshme ia kushtojnë këtë kujtesë të rëndësishme historike Gjergj Kastriot Skenderbeut. Në këtë atmosfere festash, alegrie, patriotizmi dhe krenarie për kombin tonë në Një tufë rrezesh nëpër RE zgjodhëm që libri i muajit Nëntor në Klubin e Librit #rrembelibrin të ishte pikërisht ‘’Skenderbeu’’ shkruar nga Sabri Godo. Së pari duhet permendur se Skenderbeu

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *