Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2020

Jamarbër Hoxha, lexuesi i vitit dhe frymëzuesi i të gjithëve

Panairi i Librit mbajtur deri fundjavën e shkuar ishte ndër më të veçantët në traditën e tij më shumë se dy dekadëshe. Jo vetëm prej zhvillimit të tij virtualisht; prezencës së gjerë në mediat sociale dhe promovimeve të pazakonta të librave, por edhe prej ndarjes së çmimeve. Siç të gjithë fanatikët e ndjekësit e tij besnik e dinë, panairi është tempulli i shkrimtarëve, përkthyesve, njerëzve të letrave, por edhe vetë lexuesëve e pikërisht këta të fundit u shpërblyen ndryshe në këtë edicion.  Për herë të parë, juria vendosi të vlerësonte me çmimin e lexuesit më të mirë, krahës librit më të mirë, përkthimit më të mirë etj. Pikërisht djaloshi që u nderua me këtë titull është Jamarbër Hoxha, një fëmijë gjenial, inteligjent, kreativ, me mendje e shpirt të bukur dhe një leximtar i apasionuar. Me Jamarbërin jam njohur virtualisht që në daljet e tij të para televizive, teksa fliste me krenari për aftësitë e tij të veçanta e të bentë të admiroje elokuencën, edukimin serioz, vetëbesimin e tij e m

Si të organizojmë jetën studentore, kur gjithçka duket një katrahurë

Jeta studentore ka nisur zyrtarisht në të gjitha nivelet e studimeve dhe sidomos me mësimin online situata mund të bëhet pak më e vështirë për t’u menaxhuar. Për këtë arsye do duhet një organizim më i mirë nga vetë ne. Tani që jeta jonë zhvillohet sa në një ekran inteligjent në tjetrin duhet të gjejmë mënyrat për të menaxhuar gjithçka e për të përballuar me sukses ngarkesën. Sot në #njetuferrezeshneperre dua të ndaj me ju disa aplikacione online, të cilat do kthehen në miqtë tuaj besnik për produktivitetin dhe menaxhimin e kohës.  Notion Notion është kthyer në aplikacionin tim të parapëlqyer që pas zbulimit të tij. Mund të them me plot gojë se është jo vetëm një agenda virtuale, por një organizuese e përsosur e gjithë jetës tënde. Me Notion mund të planifikosh javën; të mbash shënime; të menaxhosh jetën studentore; të ndjekësh ecurinë e projekteve; të mbash kontakte; të mbash parasysh objektivat e tua afatgjatë e afatshkurtër; të kontrollosh zakonet e tua të shpenzimeve e me pak fjalë

Si të zgjidhni librat pa i prekur? Eja në #PanairinVirtualtëLibrit

Nëntori është muaji i shumëpritur për dashamirësit e librave dhe shkaku i kësaj është ngjarja më e rëndësishme e vitit për botën e letrave, Panairi i Librit. Ky vit kaq i pazakontë e i çuditshme sa rezultoi të ishte nuk mundi të mos na surprizonte as në lidhje me këtë aktivitet. Si gjithçka tjetër e cila po gjen mbeshtetje në rrjete sociale e internet këtë periudhë, njësoj u desh që Panairi i 2020-ës të zhvendosej online. Përditshmëria në veshje të rehatshme shtëpiake është kaq e këndshme. Punojmë me veshje që nuk do denjonim të ngjisnim shkallët në punë e të paraqiteshim me flokë të çrregullt e kaq shumë rehati, studiojmë po njësoj mbase shtrirë në ngrohtësinë e shtratit e tani duhet të shëtisim edhe në panairin online të librave veshur me pizhama… 🙊  Panairi i Librit është festa e tij edhe pse unë mendoj se libri nuk mund të festohet vetëm tre apo katër ditë në vit. Gjithashtu, kjo ndërthurje mes librave e e-commerce, e cila është e ardhmja e bizneseve është kaq interesante dhe një

"Fundi i gjithë ligësive", lirisë, njeriut dhe dashurisë për jetën

Ditët e fundit jemi përballur me kërcënime dërguar prej ligësisë, lufta e përhershme e të mirës ndaj të keqës, e terrorit ndaj paqes, e dashurisë ndaj gënjeshtrës, interesave më të koklavitur sesa ato qesharaket që paraqiten etj. Unë, me siguri njësoj si të gjithë ju nuk jemi të frikësuar nga e liga, nga çmenduria, injoranca, pabesia e nga asnjë i pamend që kushedi ç’i thotë mendja e kërkon të mbjell vdekjen në emër të terrorizmit. Ekzaktësisht një vit më parë falë një miku që çmon shumë lirinë, drejtësinë e paqen më ra në duar një thesar i vyer, të cilin do doja ta kisha lexuar shumë vite më parë, libri “ Fundi i të gjitha ligësive” shkruar nga Jeremy Locke. Ky libër nuk është ende i përkthyer në shqip e me titullin origjinal do mundeni ta gjeni si “ The End Of All Evil”.   Për herë të parë dua ta nis nga fundi. Mesazhi më i madh i këtij libri është se vlera e njeriut është e pafund e çdo ide, akt, mendim, rregull, propagand, burokraci a sistem politik që mundohet t’i vendos një vlerë

Katër këshillat që do doja t'i dëgjoja kur nisa studimet e larta

Në #njetuferrezeshneperre flasim jo vetëm për librat, leximin e adhuruesit e tyre, por gjithashtu për gjithçka që lidhet me edukimin. Sot është dita e parë e nisjes së vitit akademik për arsimin e  lartë e duke qënë vetë e përfshirë në këtë kategori studentësh dëshiroj t’i dedikoj një artikull. Këtë nëntor unë nis vitin e dytë të studimeve pas universitare, por çdo fillim viti në një qoshkë të mendjes sime është pikërisht dita e parë e nisjes së studimeve Bachelor.  Vallë a ju kujtohet edhe ju kur gjysmë të rritur e gjysmë adoleshentë rendnit për të gjetur klasën tuaj në fakultet, kur nuk dinit asgjë dhe shkolla e lartë dukej si një e panjohur e frikshme? Unë e kujtoj shumë mirë vitin tim të parë, kur gjendesha e humbur mes gjithë atyre studentëve që thonin se adhuronin financën dhe kjo kishte qënë ëndrra e një jete për ta e unë as që ia kisha idenë se përse ndodhesha aty, kur në të vërtetë ëndërroja të studioja Arte e Letërsi e të zhvilloja karrierën si Kritike Letrare. Abstrakte apo

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *