Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2018

Njeri...

Ecja nëpër rërën e bardhë, të pastër, të pashkelur dhe të lëmuar dhe në mendje më vijnin ditët kur të pandarë shëtisnim duarmbërthyer së bashku. Dallgët e lehta të detit, shkumonin nën këmbët e mi dhe ngaterroheshin me rërën, e rrëmbenin   me forcë dhe dashuri, për ta risjell disa sekonda më pas dhe për ta lënë sërisht të lirë. Edhe unë ndihesha si rëra, herë e lirë dhe e herë e pushtuar; herë e shkujdesur nëpër ecejaket e jetës time dhe herë e gjunjëzuar mes kujtimesh; herë e bezdisur nga përvelimi I diellit mbi lëkurën time dhe herë e përkëdhelur prej rrezeve, dritës dhe ngrohtësisë së tij. Kështu ecja, ecja si në fluturim, sikur dëshiroja t’i ndaloja mendimet e mia dhe për disa minuta të isha një njeri pa të shkuar e pa të ardhme, pa dëshira e pa pengje, pa lot e pa gëzime. Doja të isha një njeri i zbrasur nga të gjitha përjetimet, doja të isha disa kilogram mishi e eshtrash dhe vetëm aq. Doja të kthehesha në një det pa brigje, në një pafundësi bluje, ku endesha vetë

’Lëkura e qenit’’, si këmbana që thërret për të shkuarën dhe dashurinë

Në Klubin e Librit #rrembelibrin, gjatë muajit Mars lexuam së bashku një nga librat më të bukur të një autori brilant të letrave shqipe, Fatos Kongoli me romanin ‘’Lëkura e qenit’’. Ky roman është një shëmbëlltyrë e pastër e përjetimeve dhe ndryshimeve që pëson ndërgjegja njerëzore mes dy sistemeve politike. Kongoli paraqet reflektimet si në pasqyrë të tranzicionit emocional të individit dhe shtrëmbërimeve të vyrtyteve të tij prej veseve njerëzore, shoqerisë, egos , ambicies dhe opinionit. Thelbi i këtij romani është rëndësia e dëgjushmërisë me vëmendje të zërit të nënvetëdijes,zëri i cili të qorton herë me të drejtë dhe herë jo dhe zëri që të inkurajon e të jep zemër. Ky është zëri i së vërtetës, zëri që kumbon kujtimet dhe rikthen përjetimet. Ky është zëri që thërret në mendje dhe zemër për dashuritë e shkuara, për fëmijërinë e ëmbël dhe gabimet e cdo faze të jetës. Romani i Kongolit bazohet thellësisht në retrospektiv dhe duket se përforcon dhe një herë mendimin se ve

Gjashtë librat që nuk duhet të mungojnë në bibliotekën e fëmijëve

Kjo javë nisi me një risi të ëmbel dhe të bukur sic vogëlushët janë. Programi më i ri në televizionet shqiptare ''Nën kurthin e Piter Pan'' nën drejtimin e Alketa Vejsiut dhe kujdesin e vecantë të Vera Grabockës, jo vetem qe përbëri një nga lajmet me të mirëpritura dhe interesante të fillim javës, por frymëzoi ''Një tufë rrezesh nëpër RE'' të dedikonte këtë të shtunë një artikull mbi letërsinë e fëmijëve. Vogëlushët janë thesari më i cmuar i familjes dhe kujdesi për librat të cilet ata duhet të lexojnë është i vecante nga të gjithë të rriturit që i dedikojnë kohë mirërritjes së tyre. Librat e rinj për fëmije, më shumë të përkthyer e tek- tuk të shkruar rishtazi prej autorëve shqiptar duket se pushtojnë raftet e bibliotekave. Letërsia bashkëkohore ka vlerat e saj për vetë   natyralitetin me të cilin i bën fëmijët të zhyten në botën e tyre, por sot dëshiroj t'ju kujtoj gjashtë libra të cilët i kemi adhuruar të gjithë gjatë vegjëlisë sonë, si n

Fëmijët sybajame

Sot do të shkruaj ty, ty që qesh me mua sa herë më hedh vështrimet teksa unë hidhem e përdridhem në trotuarët e qytetit tonë; sa herë kërcej edhe pa tingujt e muzikës dhe sa herë kuptoj se në mendjen time luan një violinë e në zemër një orkester simfonike. Ty që flet për mua sikur unë mos të dëgjoja, që më tregon me gisht, me shinjestron në tallje e më vë në lojë. Ty që habitesh kur unë shtrihem në barin e njomë pranverore të lulishtes së parë që më del përpara dhe argetohem duke mbledhur lule dhe mundohem të ndjek zogjtë teksa ngrihen në fluturim. Ty që të frikeson ideja e të paturit një familjar si unë, a thua se unë jam ndryshe nga ty. Ty që sytë e mi në formë bajameje të duken të cuditshëm, por ato thjesht mua më bejnë të vecantë. Ty që harron se cdo femijë është një mrekulli e Zotit dhe une jam njëra prej tyre. Ty që më përcmon, nuk më dëgjon teksa përpiqem të tregoj dicka; ty që nuk më konsideron si të barabartë dhe më harron sikur të isha një objekt frymëkëmby

Pranvera vjen me lirinë

Prej kohësh më mbylle të jetoja nëpër libra. Qëndroja e strukur aty- këtu, merrja frymë nëpër shkronja e përshpërisja nëpër rreshta, por nuk arratisesha dot nga shtëpia ime e re. Rendja sa në një libër në tjetrin, herë mërzitesha, të kërkoja sërisht ty, ulesha në krahët e një poezie, vajtoja dhe unë me poetin edhe pastaj vrapoja në një tjetër kapak të trashë, me titull të zbukuruar me shkronja të arta, me fletët të verdha prej kohës që ishte ulur kushedi sa vite këmbëkryq në to dhe frymoja me aromën e lagështisë së tyre, vrisja kohën me lulet e thara të harruara prej vitesh kur i mblidhja me ty dhe kotesha mes rreshtave, të cilët nuk mbaronin kurrë. Durimi soset një ditë dhe ishte e pamundur të me mbante gjallë brenda gërmave përgjithnjë. Një ditë vendosa t'i kthehem jetës së vërtetë, asaj që e mat kohën me përpikmëri, asaj që merret me vogëlsira, që qahet për kotësira dhe që ka harruar se c'do të thotë të duash. U riktheva pa kurrëgjësend nëpër duar, vecse disa lib

Mes kryqëzimesh të Teodor Kekos

E shtuna troket shpejt, java kalon plot lodhje, punë, monotoni dhe pak kohë për veten, por një liber i mirë është shërimi i një jave të zakontë. Këtë fundjavë, në '''Një tufë rrezesh nëpër RE'' zgjodha një libër krejtësisht të ndryshëm nga ata, të cilët kam sygjeruar deri më tani. Kjo javë është e vecantë sepse sjell një autor të papërsëritshëm, të dashur, të ndjeshëm e të afërt. Një autor i cili hyn në cdo rrahje zemre të lexuesit dhe jeton në të përjetësisht, Teodor Keko me përmbledhjen e poezive të zgjedhura ''Kryqëzim''. Së pari, poezitë e tij kanë aftësinë unike të shfletojnë cdo fletë të shpirtit tuaj. Teodor Keko zhvesh me sinqeritetin, ciltërsinë dhe elegancën cdo petkë fshehëse të shpirtit, mendjes dhe fytyrës së vërtetë. Ai shkruan për njeriun dhe hyn me delikatesë deri në skutat më të errëta të mendimeve njerëzore, deri atje ku njeriu ka frikë të pranojë se mendon. Vargjet e tij përcjellin jetë, atë të vërtetën, me ciltërsi

Pesë këshilla praktike si të bëjmë fëmijët të duan më shumë librat

Dashuria për librin kultivohet që në vegjëli. Të afërmit janë ata të cilët e investojnë nepërmjet kohës dhe përkushtimit të tyre edhe në krijimin e një pasioni frytdhënës, sic të lexuarit është. Vitet e fundit, të rritur e të   vegjël i janë larguar leximit dhe kjo ka ardhur si pasojë e teknologjisë dhe mosorganizimit korrekt të kohës e keqshfrytëzimit të saj. Më poshtë do të gjeni pesë këshilla praktike se si t'i afroni vogëlueshët tuaj me librin dhe si të ktheni leximi në një nga dashuritë e tyre më të mëdha. 1. Zgjidhni me kujdes librat e të vegjëlve tuaj Vitet e fundit jam hasur nëpër libraritë e qytetit me llojë-llojë botimesh të reja të përkthyera në shqip të sistemuara në sektorin   e letërsisë për femijë. Fillimisht të lexuarit duhet të percjelli vlera.Përpara se të vendosni të përfshini një libër të caktuar në bibliotekën e të voglit tuaj, sigurohuni se është i përshtatshëm për moshën e tij, se gjuha e përdorur është një shqipe e strukturaur qartë nge e cil

Vetëm nëse je një grua...

Sa vajza dhe gra u zgjuan dhe sot feministe? Kështu dua ta nis postimin e kësaj jave, i cili nuk kishte si të ishte për një temë tjetër vecse për vajzat dhe gratë. Nganjëherë 8 Marsi më duket si një flluskë sapuni, të cilën fatkeqësisht shumica e grave më duket se i gëzohen si për të shpërblyer vuajtjet e një viti të tërë. Një vit plot dhunë, shuplaka, denigrim, pabarazi, egoizëm, lot, vrasje në familje dhe një ditë me lule e cokollata qe ia fshijnë gruas gjithë helmin e një jete. Kjo nuk është asgjë tjetër vecse një gënjeshtër. Kjo paraqitet vetëm   si një fasadë, për t'i treguar botës se unë jam një nënë e lumtur, një bashkëshorte e respektuar, një grua e pavarur, një profesioniste e barabartë me kolegët e mi burra, por të gjitha e dimë se realiteti është i kundërt. Jo më kot prita për këtë postim deri sot,pasi doja të lexoja në media të   përmendeshin gratë të cilat nuk i gjeti dot 8 marsi i djeshëm pikërsisht prej dhunës barbare e cila iu mori dhe jetën

‘’ Bel Ami’’ miku yt më i mirë i fundjavës

Fundjava mbërriti dhe bashkë me të edhe artikulli mbi Klubin e Librit #rrembelibrin. Muaji Shkurt iu dedikua një autori të mirënjohur francez, të përkthyer në të gjitha gjuhët e botës, të dashur për lexuesit e mbi të gjitha një nga ato autor, librat e të cilit nuk duhet të mungojnë në pasurinë tënde letrare. Gi de Mopasan një autor i cili i përket rrymës realiste në përshkrimet e të cilit bëjnë përshtypje detajet e hollësishme dhe natyraliteti i të shkruarit. Kryesisht, autori i shumë tregimeve të cilat kanë bërë bujë që në publikimin e tyre të parë, por libri që përbën kulmin e tij është padyshim ''Bel Ami'', historia e një gazetari që herë pas here duket se pasqyron vetë jetën e autorit. Hera e parë kur pa driten e botimit ishte viti 1885 dhe që prej asaj kohe ka patur me mijëra ribotime. Mjedisi i brendshëm i librit është Parisi i atyre viteve, i cili lundron në ''La belle epoque''. Fillimisht para se të hyjmë në detajet e historisë, le

Letra e panisur

Negativi bardhezi, i vetmi kujtim që ruaj prej teje më bën të mendoj se ngjaj shumë me ty. Unë jam njësoj si ti. Flokët e shëndritshëm, sy shprehës, faqe të kuqta dhe duar të hollë. Biseda me yjet përfundonte cdo mbremje tek ty. I lutesha të të shihja vetëm një herë,se herën e fundit s'të vështrova dot kurrë. Më le në ëndërrime ëngjëjsh, brenda   një lëkundëse   të pastër, por të ftohtë, tepër të ftohtë pa dashurinë tënde. E ule kanistrën në cimenton, para derës së hirtë të shtepizës që kurrë nuk u bë e imja dhe rende pas jetës tënde, sikur unë të mos kisha lindur kurrë, sikur mos të kisha marr jetë nga ty, e sikur mos të ishim bërë të pandara për muaj me rradhë ku cdo enë gjaku e tendinë nervore bashkonte trupat e zemrat tona. Unë perjetova shumë magji prej teje.Unë pashë dritën e ngrohtë e të ëmbël të diellit prej teje, por kurrë nuk mu vanitën nga sytë lotët e fëmijës së strukur në kërkim të nënës, në kërkim të kurrkujt. Unë nuk kujtoj asgjë. Asnjë tingull i zerit të

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *