Skip to main content

Mbi librat, kujtimet e gjithfarë mendimesh të tjera



Koha nuk është gjithnjë një mikeshë e besuar. Ndonjëherë të rrëmben në rrjedhën e saj dhe vrapon me aq furi sa të lë pafrymë, të hutuar e të tulatur. Kështu jam ndjerë kohët e fundit, në të cilat i kam kushtuar më pak vëmendje pasionit tim mbi letërsinë dhe të shkruarit. Natyrisht, pa dashur të justifikohem para jush, të cilët veçcse lexues jeni miqtë e mi, të mirë e të besuar, por viti i fundit universitar nuk është edhe aq i lehtë për t’u përballuar.

Në këto çaste gjendem mes një proces sa të vështirë aq edhe të dashur, të cilin mezi pres ta tejkaloj, rikthimin në rutinën time të përhershmë pranë leximeve dhe "Një tufë rrezesh nëpër RE". Kjo është arsyeja kryesore pse vendosa, që shkrimi i sotëm të shërbejë si një retrospektivë mbi mua dhe marrëdhenien time me librat.

Dashuria ime me librat daton qysh në vegjëlinë e hershme, atëherë kur njeriu arrin të ndërtojë kujtesën, të ruajë kujtime. Pothuajse nuk më kujtohet vetja pa librat nëpër duar, rrëfimet e gjyshes sime të shtrenjtë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të familjarëve të mi për të ushqyer tek unë interesin për librat e njëkohësisht për të shtuar kuriozitetin tim cimbisës.

Afrimiteti im me botën e librave, që në moshë të njomë bëri që librat të ishin sendi im i preferuar. Lirisht mund të them se nuk kujtoj asnjë udhëtim pa libra me vete, të cilat i zgjidhja me kujdes e dashuri. Unë jam fëmija i vetëm në familjen time e jam rritur mes përkëdhelish e llastimesh. Lidhja ime e jashtëzakonshme me gjyshen e librat bëri që miqtë e mi të ishin tepër të zgjedhur.

Megjithatë, herët mësova se nuk ka mik më të kudondodhur, empatik e të këndshëm se libri, e kështu e vazhdova rrugëtimin tim me pak miq fizik e me miliona miq virtual, të cilët nuk më braktisën kurrë. Teksa flas për miqtë virtual, kësaj rradhe i referohem personazhëve të panumërt, autorëve të mi të preferuar e gjithfarë ngjarjesh që kultivoheshin në imagjinatën time.



Shprehja e njohur ‘’Nje mollë në ditë, mban mjekun larg’’ do të përkthehej lehtësisht në gjuhën e libërdashësve ‘’Një libër në ditë mban padijen larg’’. Mendoj se nuk ka armë më të fuqishme në këtë botë veç dijes. Dija është elementi fuqizues, i cili në gjithsej mund të ndryshojë jetën, të zbukurojë përditshmërinë e të ndrijë të ardhmen. Mbase teksa flasim për arsimimin, edukimin, të lexuarit dhe dijet, gjithçka tingëllon disi klishe, por nëse këto element mund të ndryshojnë botën, atëherë mua më pëlqen të flas e të mos ndalem mbi klishet si këto.

Pas rreth një viti e gjysmë, në eksperiencën time publike me "Një tufë rrezesh nëpër RE" mund të them me plot gojë se realizimi i kësaj ideje lindi për dy qëllime.

Së pari për të mbajtur vitale pasionin tim të jashtëzakonshëm. Me hir apo pahir unë zgjodha të studioja Financë edhe pse nuk kisha thurur asnjë fije endërr mbi të. Në dukje, pas zgjedhjes sime të vështirë, letërsinë ndjeja se po e braktisa e bashkë me të ëndrrën time të vërtetë.Shpejt e binda veten se në rrugëtimin tim nuk kam pse ndjek vetëm nje udhë për në destinacion. Ndaj, blogu lindi si për të bindur veten se mes meje dhe letërsisë nuk mund të hyjë financa.

Së dyti, dëshira ime e madhe ishte të krijoja një komunitet lexuesish dhe adhuruesish të letërsisë. Ende nuk e di nëse ia kam dalë, ama një bindje imja bërtet se në Shqipëri ka ende shumë të rinjë që janë lexues cilësor.

Disa besojnë se zanafilla e jetës u zhvillua nga dija, ndërsa ajo që ndali pafundësinë e të jetuarit ishte vecçse një mollë. Mbase nuk do kishte asnjë kuptim të ishim të pavdekshëm, pasi pavdekshmëria të largon dëshirën e të zhvilluarit, të vesh me petkat dembele e nuk të jep asnjë arsye për të mësuar, pasi siç thamë në krye të herës, koha është një mike e pabesë.

Molla është arsyeja pse rrugëtimi ynë në këtë jetë merr kuptimin e të qënit gjallë. Molla e ndaluar mbart aromën e këndshme të kureshtjes, shijen e ëmbël ta paarsyes dhe mbi të gjitha instiktet kafshërore për të mosmarr parasysh rreziqet logjike, kur bëhet fjalë për tundimin. Molla është nënvetëdija, arsyeja pse të jetuarit nuk krahasohet me asnje çmim.

Nëse do më pyesnin pse ndihem e fuqishme do përgjigjesha " Prej librave të lexuar".

Photography: Ok Fotostudio| Jori Murati

©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *