Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2020

Klubi i Librit, aktiviteti argëtues në karantinë

Jam gati për të rrumbullakosur javën e katërt të qëndrimit në shtëpi, veçse e përmalluar për pak liri, nisa të ndjej lodhjen psikologjike. Të përballuarit me këtë situate; kujdesi ynë i shtuar tërësisht i nevojshëm; të qënit paranojak se mos diçka e padisifektuar tenton të hyjë në shtëpinë tonë, kthyer tanimë në strehëzën më të sigurtë të higjenës dhe pastërtisë; orët e tejzgjatura të të punuarit nga shtëpia, ku harron kafen e mëngjesit, pushimin e drekës, ndonjë bisedë të këndshme me kolegët, përgatitjen për të lënë zyrën kur ora shënon 17 dhe zbritjen më nxitim të shkallëve; mungesën e jetës shkollore dhe mësimit tradicional; orët e stërmundimshme të të mësuarit e gjithcka tjetër për të cilën edhe ju shqetësoheni e nuk keni aspak nevojë ta rilexoni këtu. Të qëndruarit në shtëpi po transformon rutinën tonë duke ndikuar në çdo lidhje tonën me botën jashtë. Veçse kemi humbur kontaktet fizike me të afërmit dhe miqtë, ndihemi hera-herës të frustruar e të mbingarkuar edhe kur nuk

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *