Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2018

Lëre diellin të shkoj...

Pyetën njerëzit për dashurinë dhe ata nisin të dërdëllisin për dhimbjen.  Kështu e nise ligjëratën tënde të para disa mbrëmjeve, kur me këmbëngulje doje të më tregoje se e gjithë bota ishte egoiste, kishte humbur ndjesitë dhe kishte harruar të donte. Të degjoja me vëmendje në cdo hukame që leshoje e cdo pulitje sysh e ndiqja sikur doja ta mësoja përmendësh. Prej fjalëve që ledhatoje me kujdes mendimet e mia kishin formëzuar një elips dilemash dhe nisa të gjykoja vetveten si asnjëherë më parë. Përpjekjet për të të cytur vdiqën dhe e zhvendosa përqendrimin nga ty për te lëmshi i pazgjidhshëm i mendimeve të mia. Bindja veten se dhe unë nuk ndryshoja shumë me njerëzit për të cilët t'i më flisje. Edhe unë si ata isha, madje edhe ti, por këtë nuk guxova të ta përmendja. E ndjeja vetëdehjen, davarisja në mendjen time se fërfëllimat e ikjes, unë vetë nuk do i përjetoja kurrë. Ikjet therrin në zemër, njësoj si perëndimet e diellit. Dielli fuqiplotë mbretëron për orë të të

Pesë dobitë e leximit në përditshmërinë tonë

Të shpenzosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falenderosh veten më vonë. Përfitimet të cilat grumbullohen janë të panumërta dhe artikulli i sotëm shërben si një kujtesë e të gjitha aspekteve pozitive të cilat leximi sjell dhe si një këmbanë thirrje për të rrëmbyer sa më shpejt të mundësh librin që ke lënë përgjysëm prej kohësh. Në vazhdim, do përmbledh vetëm pesë nga dobitë e librit në jetën tënde. 1.DIJET DHE NJOHURITË NUK JANË KURRË TË TEPËRTA. Funksioni i parë i librave është ai inforumues. Secili duhet të zgjedhi mes larmisë së titujve atë që i duket  më i përshtatshëm dhe që i shërben në formimin e tij akademik apo atë që përmbush kuriozitetet e tij. Libri është një oqean dijesh, prej të cilit nuk mbytesh kurrë, por vetem meson të perfeksionohesh në notin e lodhshëm të përditshmërisë. 2. NJË FJALOR I PASUR DHE NJË ARTIKULIM I RRJEDHSHËM NUK TË TRADHËTOJNË KURRË. Sa herë je gjendur në një situatë të vështirë, ku problem

Ndrin

Agoi… Dhe sot përsëri zgjohem në një mëngjes të trishtë, S'ka rëndësi sa miliona fije rrezesh po leshon ai diell, Dielli ynë. Përmes reve të pafundta po fluturoj, jo s’kam nevoj  për krahë, kur ty të mendoj. Perëndoi… Dhe vendin Hënës ia la, yjet më duken si sytë  e tu, kur dikur vezullonin   duke më vështruar mua. Ftohtë… Nata sapo më mbështolli, me petkun e saj të zi, por sytë do i mbyll, gjumi do më zë, dhe në endrra ty do të shoh përsëri. Përmes oqeanit të tejskajshëm, s'më zë syri asnjë varkë. Mbase stuhia e vdekjes i  ka pushtuar, sic bëri me ty dikur. Jo as majat e maleve që doje t'i ngjisja si shoh më, Mjegulla e tmerrshme e vetmsië i paska pështjellë. Po me pianon e vjetër ç’u bë? Tani askush s'mund ta luaj atë melodi. Akulli ka shkrirë edhe pse une dhe ti duam kaq shumë qe të mos vij pranvera. S'ka pranverë pa ty. S'celin lulet në këtë qytet që e ka rrëmbyer rutina, Se kështu 

‘’Portreti i Dorian Greit’’, libri që na kujton t’i largohemi veseve të një Doriani të kohërave tona

Fundjava është  casti ideal për  t'i dedikuar vetes momente qetësie me një  libër në  duar, një  gotë  caj e një  tufë  ëndërrimesh. Libri që  vendosa të  ndaj me ju këtë  javë  e t'ju ftoj të  gjithëve në  lexim është  ''Portreti i Dorian Greit'' nga Oscar Wilde. Së  pari, duhet përmendur se ky libër kategorizohet në  një  roman filozofik, i cili në  cdo shkronjë  të tij të  bën të  zhytesh thellë  në  mendime e reflektime. Nganjëherë  fjala ''filozofi'' i tremb lexuesit duke menduar se ata dë shirojnë  dicka me të  lehtë  e me të  përtypshme për të  lexuar pas një  javë plot kokëcarje, por më  besoni ky nuk është  libri që  do t'ju trembi. Nëse do analizonim librin natyrisht do ndaleshim në  disa linja, megjithatë  ajo që  unë  dua të  bëj është  të  tregoj sesa aktual është  ky libër edhe pse i botuar për hërë  të  parë  më  1890. Dorian Grei është  personazhi kryesor, r

Penelopi le të pres...

Një zgjim i beftë, një derë e përplasur fortë e një dang lemerie edhe brenda saj. Dielli nuk dukej atë mëngjes, nga qelqi i pastër, i hapur vetëm pak, dhe drita e pakët edhe pse fajtore ishin retë, nuk e merziti. Ajri i freskët i bënte mirë mendimeve të saj dhe pikëpyetjeve që kishin lindur në kokë se pse ai ecte nëpër shtepi me hapa të mëdha, me nxitim e me një tringëllimë ankthi e nervozimi.  E braktisi rehatinë e shtratit, hapi me një kërcitje të lehtë derën që vetëm para disa minutash ai e kishe përplasur me një cakërrdisje nervash dhe sytë i hasën dokudo rroba të hedhura nëpër dysheme, libra gjysmë të hapur, të braktisur, fotografi të rrudhosura e nëpër hundë e trullosi një duhma e tmerrshme e kafesë së harruar në zjarr, e cila kishte bërë gjithë shtepinë të vishej me një aromë djegësire. Ai mëngjes ishte një adekuat i kaosit e teksa u ul në kolltukun e vjetër, me copë kadife e ngjyrë jeshile të thellë, hodhi një bilete në tavolinë. Bileta tregonte për një udhëtim me v

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *