Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2019

''Mëngjese në Kafe Rostand'' dhe të pathënat e Kadaresë

Mes dyzimeve se rreth cilit libër do flisja sot me ju zgjodha një autor të dashur e të mirënjohur shqiptar. Ditët e fundit, në kryeqytet janë hapur dyert e shtëpisë muze të Ismail Kadares, në zemër të Tiranës. Pallati famëmirë, ku jetuan e lanë përditshmërinë e tyre Kadare dhe Agolli, dy kolosë të letrave shqipe mban firmën e arkitektit e aristit të veçantë Maks Velo. Për t’u kthyer pak në retrospektivë, ky pallat u ndërtua më vitin ‘74   dhe konsiderohet si prurje e frymës kubiste, pra moderne dhe e pazakontë për kohën. Arkitektit Velo, guximi i pashoq i shfaqur nw stilin e pallatit i kushtoi plot dhjetw vite burg, nw ferrin e izolimit tw komunizmit.Kur bie në mendime rreth pallatit, para të cilit kaloj çdo ditë e çdo herë më bie në mendje secili rresht e varg i shkruar në ato themele, shkallë e apartament. Ndaj sot zgjodha të flas për një libër pak më personal shkruar nga Kadare, i cili titullohet ‘’Mëngjeset në Kafe Rostand’’. Lehtësisht mund ta cilësoja si një formë auto

Amaneti i dashurisë nga Dritëro Agolli

Muajit e fundit të vitit akademik janë shumë të ngarkuara për studentët e nxënësit. Po e nis kështu shkrimin e ditës së sotme, jo në një formë për të justifikuar mungesën në "Një tufë rrezesh nëpër RE" apo për të treguar se po kaloj ditë të parehatshme, por për t’i treguar bashkëmoshatarëve se ajo që po përjetojnë është e përbashkët dhe nuk janë të vetëm. Në ditë të tilla, kur të vetmet lexime që më mbushin ditë-natën janë ato në lidhje më shkollën e kur në   çdo çast më duhet të shkruaj të gjitha idetë që më lindin për punën timë shkencore, kudo që të ndodhem, të lexuarit letërsi e konsideroj luks edhe pse është dashuria ime më e madhe. Megjithatë, këto ditë që sytë më përvëlojnë nga rrezatimi i gjithfarë ekrani teknologjik, e vetmja hapësirë për t’u argëtuar, frymëzuar dhe për të gjetur prehje është të lexoj poezi. Gjithçka kisha nevojë ishte një shije e ëmbël shpirti, melhem dashurie dhe tharm jete dhe nuk mund ta gjeja askund tjetër ve çse në poezitë e Dri

#Andrrantren, udhëtimi pas në kohë

Vallë, a keni parafytyruar ndonjëherë të ndërmerrni një udhëtim në vitet '40-'50, të lundroni në të shkuarën dhe të kërkoni dëshpërimisht ekzistencën e një makine kohe për të realizuar këtë andërr? Nëse ende po imagjinoni sesi mund të realizohet, përgjigja është #andrrantren. Për realistët, 30 prilli është dita e fundit e muajit, por për andërrimtarët veçse Dita Ndërkombëtare e Jazz-it, lehtësisht mund të konsiderohet si një arratisje e ëmbël në kohë, një braktisje me vetëdije e realitetit për të gjetur një oaz të gëzueshëm, të mbushur me muzikë të vërtetë, atmosferë të hareshme e miqësi të bukura. Dita nisi në vendtakimin jo vetëm simbolik të ish Stacionit të Trenit, në Avulloren 02, ku Zonjëza, e cila peshon një sënduk histori, një përjetësi kujtime e shumë rrëfime të pandara, gëzonte stoike admirimin e udhëtarëve të etur për të shkuarën. Rrugëtimi për në të shkuarën ndërmerrej mes fustanëve floral e polka dot, berretave të trashëguara, flokëve të stiluar sipas fil

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *