Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2020

#unërrinështëpi | Tri libra për ta bërë qëndrimin në shtëpi më të këndshëm

Vetëizolimi nuk është aq i papërballueshëm, sidomos për dikë që dashuron librat.  Kjo periudhë e cuditshme, e cila bëri të ndryshojë tërësisht përditshmëria jonë, aktivitetet, rutina e mbi të gjitha mendësia mbi kujdesin ndaj shëndetit, të dashurve dhe vetes ka shërbyer si një reflektim rrënjësor. Pas muaj të tërë shkëputur tërësisht nga blogu, por jo nga librat, mes vështirësisë së mirëmenaxhimit të kohës, punëve të cilat nuk mbarojnë kurrë e ndonjëherë neglizhencës që të kaplon pas një heshtje të gjatë, kjo periudhë “ngujimi” më rikthen në qoshkën time të vogël, që e ndërtova me dashuri. Heshtja ime e gjatë disa mujore ka vetëm një arsye: ngarkesën mes jetës studentore dhe punës e gjithashtu asaj pak hapësire të krijuar për të afërmit e miqtë. Nuk do shtjelloj më gjatë pse “Një tufë rrezesh nëpër RE” është mbushur me mungesa të pajustifikuara, por mund të them se ndihem sërisht e motivuar për të rinisur ëndrrën e lënë për pak reflektim. Brenda kësaj vorbulle pani

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *