Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2020

"Getsbi i Madh" dhe kuptimi i lumturisë

Dita e fundit e muajit prill do të thërriste këmbueshëm festën e përvitshme të muzikës Jazz, ku shpirtrate vjeter nuk ndihen vetëm e muzika jehon në zemra e buçet nëpër rrugë. Mesa duket kjo nuk është e mundur, të paktën tani afër. Kisha ekzaktesisht një vit të plotë kalendarik, që parafytyroja Edicionin e Pestë te Swing, duke lundraur ndër kujtimet e ëmbla të #AndrraN'tren, udhëtimin e këndshëm në kohë,muzikën e mrekullueshme, harenë e një treni ku destinacioni është as më pak e as më shumë sesa liria e ritakimin me njerëzit e bukur. Mbase për momentin do na duhet të rikthejmë në vëmëndje organizimet e mrekullueshme të viteve të shkuara, me shpresën se kur liria të triumfojë do kërcejmë derisa këmbët të na dhembin, do dëfrehemi e duhemi më shumë se më parë.Meqë pak ditë më parë, 30 prilli do të shënonte Ditën Ndërkombëtare të Jazzi-it e nën këtë atmosferë doja të sillja në vëmëndjen tuaj një nga librat më të bukur klasik, “Getsbi i Madh” shkruar nga F. Scott Fitzgerald. “

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *