Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2021

"Ndjenja e kohës", poezitë që i mungonin shpirtit

Vëllimet poetike janë dhurata më e vyer për shpirtin tim. Për mua të lexuarit poezi është një udhëtim i ndërmarr për në dimensione të tjera, atje ku gjen vetëm paqe e qetësi. Poezitë janë melhemi i ditëve të vështira dhe periudhave stresuese; janë mikeshat besnike të netëve pagjumë duke mos ditur si t'i vendosësh mendimet në rend; janë përçues të ndjenjës së lirisë, edukues dhe proklamues të saj.  Në periudha të vështira psikologjike e shëndetesore si kjo që po kaloj(më) nuk di në më duhej një zgjidhje për spazmat e frymarrjes a një vëllim cilësor poetik për t'u ndjerë më mirë. Zgjodha të dytën e sot vendosa ta ndaj edhe me ju.  Kisha disa muaj që në rreshtin e parë të një pirgu të palexuar librash, të cilët kanë aderuar rishtasi në shtëpizën time e të tyre mbaja " Ndjenja e kohës" shkruar nga Giuseppe Ungaretti. Diç di për letërsinë italiane, por nuk kisha patur kurrë rast më parë të lexoja nga ky autor. Kopertina më tundonte. Portreti fisnik i një te moshuari, i cil

Si të lexoj më shumë libra, kur nuk di ç'të bëj më parë?!

Dikur isha ndër lexuesit fanatik e betohesha se nëse dëshiron mund të gjesh kohë për leximet e tua njësoj siç gjen kohë për çdo aktivitet tjetër në ditë-natën tënde. Kjo aksiom ë  nuk më hiqej nga mendja derisa orët studimet pasuniversitare plot detyrime e përgjegjësi u gërshetuan me një punë me angazhim të plotë e shumë nisma të tjera për të cilat dua të bëj vend në jetën time. Pikërisht nga kjo situatë e ngarkuar nisi një pendesë e thellë, pasi ndjeja se po lexoja shumë më pak nga çfarë kisha bërë gjithë jetën e gjithashtu zotohesha për të t’iu kthyer zakoneve të vjetra të leximit, por koha përsëri më pengonte. Mblodha forcat dhe duhet të hartoja një plan. Përditshmëria e ngarkuar nuk do largohet edhe për ca kohë, ama kjo nuk do të thotë që leximet e mia do qëndronin të zbehta e unë do jetoja me ndjesinë e fajit dhe mungesën e librave. Ju ftoj të lexoni si më poshtë sesi unë arrita t’i kthehem leximit dhe të përfundoj çdo punë tjetër të ditës pa u shqetësuar aspak. 1.Vendos pikë

Tri librat bashkëkohor me të cilët adoleshentët do ndërtonin konceptin e lirisë

Adoleshenca është periudha në të cilën leximi i librave duhet të gëlojë. Kjo fazë kaq e rëndësishme i jep formë lexuesit të rritur pas disa vitesh dhe është çelësi që do tregoi se cilës letërsi do i drejtohet i rrituri në vitet e ardhshme. Adoleshenca është periudha ku klasikët duhet të përpihen, të lexohen me një frymë e të ngjiset në shpirt dashuria për librat e mirë. Gjithashtu në këtë periudhë lexuesi duhet të aftësohet për të zgjedhur libra me vlërë; duhet të mësojë të analizojë; të ushqejë inteligjencën emocionale e t’i japi jetë ëndrrave të tij. Librat janë një çast qetësie në ato beteja kaotike lufte me veten e të tjerët për të njohur idenditetin tënd; trupin; shpirtin dhe mendjen. Sot në #njëtufërrezeshnëperre dua të ndaj me ju tri libra bashkëkohor të cilët nuk duhet të mungojnë në leximet e bukura të adoleshencës, për të ndërtuar konceptin e lirisë së individit në një botë që ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim.   1.       Poezitë e Teodor Kekos Nuk kam arrit

Njihuni me NEFOS, libraria digjitale e konceptuar si miku juaj i xhepit

  Dua të flas për një ëndërr, për ëndrrën time të madhe… Unë jam një ëndërrimtare, robinë e shpresës dhe lirisë. Prej më tëpër se katër vitesh kam punuar me durim për të ndërtuar një qoshkë të vockël gëzimi, rrezatimi e shprese, në një rrjet të mbingarkuar nga imazhet e vjedhura, nga personazhet sipërfaqësore e shumë pak shpirt. “Një tufë rrezesh nëpër RE” lindi si një uri e jashtëzakonshme për të shprehur veten; pasionin tim për leximin; gjithçka kisha hasur qysh prej lindjes në botën e librave; pak nga dashuria ime për arsimin; këmbëngulja për të ndjekur ëndrrat e për të mos u ndalur kurrë. “Një tufë rrezesh nëpër RE” u shndërrua shpejt në një formë ditari publik, aktiv, të lexuar, i cili mori vëmëndje në media dhe u cilësua si blogu i pazakontë, i cili promovonte libra e lexim. Pak histori Emri i blogut ka lindur në një ditë, kur nuk ndihesha mirë emocionalisht, por frymëzimi më kishte kapluar të tërën. Mes një ngatërrese të vogël mendimesh nuk më shqitej nga mendja kjo frazë.

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *