Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2019

Disa këshilla për të patur një mëngjes më produktiv

Zgjimi i hershëm në mëngjes, të qënit produktiv dhe i motivuar për një ditë të gjatë e të mbushur me të papritura, angazhime dhe përgjegjësi nuk janë të lehta për çdokënd. Një njeri kalon mesatarisht 25 vite të jetës së tij duke fjetur. Kur e lexova për herë të parë këtë fakt, jo vetëm pata një ndjesi të trishtë, por shërbeu si një këmbanë për t'i rikujtuar vetes rëndësinë e kohës së shpenzuar në mënyrë efikase. Kështu nisa të kerkoja e të mendohesha për disa këshilla të thjeshta sesi të shpenzojmë me pak kohë duke fjetur, por njëkohesisht duke mos e ndjerë mungesën e energjisë. 1.Ndërto një program ditor mbi rutinën. Të krijuarit e një rutinë të mirëorganizuar në të cilën planifikon çdo veprim të thjeshtë e të nderlikuar të përditshmërisë është hapi i parë drejt produktivitetit të mëngjesit. Planifikimi konkret i çdo veprimtarie ndihmon në motivimin për të përmbushur përgjegjësitë e mëngjesit. 2. Shkruaj mbi ndjesitë dhe mirënjohjen. Të qenit mirenjohes është çelë

"Tre ujqit e vegjël" rikthimi te toleranca, dashuria dhe fëmijëria

Ditët e fundit kanë qënë të ngarkuara, të lodhshme dhe të mbushura me stres, ankth, lexime deri në orët   e para të mëngjesit dhe të parehatshme për shkak të sezonit të provimeve, të cilave i erdhi fundi.  Këto javë, krahas librave të mbushura me teori mbi botën financiare dhe ushtrime të panumërta, mbërriti   në duart e mi një thesar i vockël, si për të përkëdhelur fëmijën brenda meje e për të më kujtuar naivitetin e të voglit. ''Një tufë rrezesh nëpër RE''  nuk lexohet vetëm prej të rinjve, por dhe prej prindërve, prandaj   hapësira e librave për të vegjël do të jetë e herëpasherëshme.   Sot do ju flas për ‘’ Tre ujqit e vegjël’’ , një përrallë e këndshme, e cila është shkruar plot humor e ëmbëlsi nga autori grek Evjenios Trivizas , kombinuar me ilustrimet plot ngjyra e fantazi nga Helen Oxenbury dhe shqipëruar nga Romeo Çollaku. Të gjithëvë u kujtohen ‘’Tre derrkucët’’ e famshëm dhe aventurat e tyre për të ndërtuar një shtëpi të bukur e të si

Një mbrëmje, Xhoanë

Çdo lexues i zellshëm ka një shkrimtar të preferuar, të cilin e ka lexuar e stërlexuar deri në hollësite më të imta dhe personazhet e te cilit i vërtiten si fantazma në mendje e jo rrallë lidh përditshmërinë me to. Natyrisht, kjo marrëdhënie nuk i përket çdo lexuesi. Një libërdashës i tillë nuk është i zakontë, haset rrallë e më rrallë dhe mund ta quani me plot gojë të çuditshëm, shpirt i shekullit të shkuar dhe veteran i ‘’Brezit të Humbur’’. Unë jam njëra prej tyre e hapat e mi i hedh nga njëri personazh i Remarkut te tjetri. Nëse do me duhej të zgjidhja vetëm një libër për të lexuar gjatë gjithë jetës time, me zë të lartë do thërrisja ‘’Harku i Triumfit’’ nga Erih Maria Remark. Njërën prej mbrëmjeve kur rrokullisesha ne nje vorbull trazimi, paqartësish dhe dilemash m'u kujtua Xhoana Madou. Xhoana, personazhi kryesor femëror në veprën "Harku i Triumfit" është karakteri feminil i skalitur me kujdes e dashuri nga Remark. Desha të isha për disa çaste në

Disa këshilla si të mirëorganizoni kohën

Koha është flori, por përgjegjësitë e shumta, të cila na ngarkohen, dëshira për të përmbushur maksimalisht të gjitha pritshmëritë dhe çorganizmi, i cili shoqëron jetën frenetike e kthejnë përditshmërinë tonë në një kaos. Prej kësaj rrëmuje të pakëndshme mund të gjendemi papritur të pushtuar nga ankthi, mungesa e vetëbesimit, pasiguritë dhe dështimet e njëpasnjëshme. Në këtë artikull, dua të ndaj me ju rëndësinë e mirëorganizimit të kohës, menaxhimin e saj dhe sekrete të vogla sesi të përfitoni nga çdo sekond e të mos ktheheni në skllav të saj. 1. Shkruaj të gjitha detyrat e tua. Hapi i parë për të nisur më organizimin e ditës janë listat. Të shkruarit të gjithë detyrave, pritshmërive, angazhimeve, projektëve dhe punëve sado elementare në dukje të parë është çelsi i nisjes së realizimit të secilës prej tyre. Për ta vënë në jetë këtë proces mund të përdorni axhendën tuaj të preferuar ose të shkruani gjithçka në mënyre elektronike.   Listat mund të jenë ditore, javore, mujo

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *