Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2018

Rrëmbemë në hapësirë

Në sipefaqen e hirtë, të turbullt e gjithë plasa të hënës më shfaqeshin imazhet, ngjarjet e kujtimet e netëve të humbura. Kështu hëna e plotë,e pajetë dhe e varfër lulëzonte prej nesh, prej teje. Një fllad i lehtë, një puhizë prej puthjesh dhe lufta e përjetshme mes mendjes dhe zemrës. Ulesha në sixhaden e e errët të qiellit, shtrihesha mes saj dhe flokët më ngatërroheshin me yllkëzat ndricimplotë, sytë më shkëlqenin në kryqëzimin me të tutë dhe harroja ekzistencën e kohës. Koha ndalte sa herë prej harresës dhe rrethohesha nga aurorat shkëlqimplotë e shumëngjyrëshe. Akrepat nuk lëviznin dhe castet ngrinin si me magji. Isha papeshë në fluturimin e harresës, e lehtë, e lumtur, e dëlire. Në mendje vallëzonte një amulli, por shpirti im endej në hapesirë, atje me kokën në prehrin e veshur me xixëllonjat vezulluese dhe dritën verbuese. Nëpër yjësi dhe lëmshin e mendimeve dafurroja për të gjetur mënyrën që do më mbante përgjithnjë në atë gjendje, në dehjen nga lumturia dhe të nxirrj

‘’Sikur Ana’’, libri që të mëson dashurinë

Sa herë na ka trazuar zemrat, mendimet dhe kujtimet, viti i mbrapshët '97? Viti i dhimbjes së madhe, i vuajtjeve, i lotëve dhe i trazirave është pikërisht viti i lindjes sime. Në Klubin e Librit #rrembelibrin , gjatë muajit Maj zgjodhëm të lexonim librin ''Sikur Ana'' shkruar nga Rudina Xhunga. Ky libër është një  thesar. Ditari i nënës, fati i keq i së cilës shkroi se ajo duhet të përjetonte ndjenjat e mëmësisë në një kohë të papërshtatshme, ku baruti kundërmonte, armët gjëmonin dhe fajdet gumëzhinin. Ky libër është si një kronikë e ngjarjeve të tmerrshme dhe përjetimeve të dhimbshme njerëzore. Një vajzë e re, e cila me emocion e lumturi, pret të jetojë bekimin më tëmadh të jetës, lindjen e vogëlushes së saj. Ëndrra këputet në mes, prej dashurisë, me dashurinë, nga i dashuri. Zhvillimet e ngjarjeve të rrëmujshme të  '97-ës bënë që pritja e ëmbël e saj, të kthehej në ndërprerje të vuajtur, agoni, ndjenjë faji dhe hidhërimi. Ditari i shkruar si një

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

Ngjan me parajsën

Dielli ishte ulur mbi fytyrën tënde, i kishte dhënë jetë dhe hijeshi lëkurës së bardhë borë, i kishte zverdhur flokët e shëndritshëm dhe të mëndafshtë dhe sytë e tu të picërruar dhe të bezdisur prej rrezeve më bënin mos ta ndaja dot vështrimin. Pulitjet e ëmbla e të shpeshta të syve dukej sikur lodronin me ngrohtësinë e diellit. Në atë cast, papritur e papandehur, mendja më ra te parajsa. Si duket ajo vallë? Një botë ëndërrimtare, për të hyrë në të cilën duhet të hapen portat e larta e të renda, sa pesha e mirësive që i ke falur botës, të zbukuruara me trendafila, peoni, zambakë e ammi. Portat magjepsëse, në të cilat mund të humbisje në hapësirat e pafundme të kohës vetëm duke qëndruar para tyre e duke vështruar  lulëzimin e jashtëzakonshëm, celjen e jetës. Mes cicerimave të zogjve dhe aromave të gjithfare lulesh erëplota, dyertë hapen dhe mes një bardhësie si shkuma e dallgëve në përplasjen e ëmbël me shkëmbinjtë dhe detin, dehesh nga pastërtia. Drita e diellit ndricon g

‘’Mashtruesi’’ nga i cili nuk do ndaheni deri faqen e fundit’’

''Humbja e dashurisë bën të dorëzohet dhe mashtruesi më i paskrupullt i botës.''   Richard Morgieve është një shkrimtar dhe skenarist francez. Veprat e tij janë pak të njohura prej lexuesve të thjeshtë edhe pse është vlerësuar me dhjetra cmime letrare dhe zotëron një talent të vecantë, duke e kthyer në një shkrimtar të pëlqyeshëm për ata që e njohin. Në gjuhën shqipe prej krijimtarisë së Morgieve është përkthyer vetëm libri i titulluar ''Mashtruesi'', një histori, e cila të mban duarlidhur e të bën të mos i largohesh librit deri në fletën e fundit. Historia ndërtohet në formën e retrospektivës. Një polak, i quajtur Andree, i gjatë ekzaktësisht 1.68 cm, me një fytyrë josimetrike dhe aspak estetike, por me karakteristikat e një manipulatori të vërtetë. Ai jetonte nëpërmjet mashtrimit, siguronte jetesën, të ardhmen dhe madje edhe dashurinë. Gjatë viteve të luftës kishte qënë një trafikant dhe përvecse kishte fituar disa të holla kishte krijuar

Mjerimi i pashëruar i Migjenit

Këtë javë në ''Një tufë rrezesh nëpër RE'' do flasim për tregimet dhe skicat letrare të Migjenit, ndërsa javën tjetër do flasim për poezitë, pasi Migjeni nuk është një shkrimtar që mund të kapërdihet kaq lehtë. Millosh Gjergj Nikolla ose sic njihet gjerësisht me psudonimin Migjeni ishte një nga poetët e shkrimtarët e shekullit të XX-të me një vizion ndryshe. Një zë, i cili therriste fuqimisht për ndryshimin e shoqërise dhe që shfaqte tërësisht të zhveshur realitetin e popullit shqiptar duke lënë mënjanë patriotizmat e panevojshme, kur njerëzisë i mungon buka e përditshme. Migjeni ishte zëri i popullit, zëri i ndërgjegjes dhe zëri i të pazëshmëve.  Personazhet e Migjenit janë njerëz të zakontë nga i vobekti, i cili zgjat dorën për një lëmosh në trotuarë e deri te nena, e cila shet veten për të siguruar një thërrmijë bukë për të voglin. Migjeni është Zoti i të mjerëve, i vetmi që shfaqte të vërtetën me guximin e një malësori, urtësinë e një arsimtari dh

Mjegull lufte

Në mes të mjegullës, ku sytë kërkojnë një fije jetë dhe hedhin shtiza të mprehta për të depërtuar brenda një padukshmërie të mistershme, aty buron tek unë ndjenja e inatit. Jam e inatosur me ty, ndjej sytë e mi teksa ndizen flakë, skuqen dhe përcojme. Nxehem nga një zjarr i ethshëm në kraharor, në damar bucet fort gjaku i rrjedhshëm dhe ndër dhëmbë kafshoj mijëra fjalët që meriton të dëgjosh, por unë s'kam zë t'i bërtas. Dëshiroj të përplas në fytyrë edhe një herë me ulërima therrëse se pabesia është vyrtyt i mosmirënjohësve. Dëshiroj të heq dore përgjithnjë, të zhdukem larg, të mos ndal vrapin derisa shpirti t'më paqtohet, por këmbët janë lodhur nga ecejaket duke të ndjekur ty drejt kurrkundit dhe duart nuk binden më kur i urdhëroj të rrëmbejnë në përqafim. Në mendjen time ulet kembëkryq mendimi i braktisjes dhe sot braktisja më duket më e ëmbël se kurrë. Më trishton vetja! Trishtohem kam filluar të ngjaj me ty. Urrej si ty, gaboj si ty dhe lendoj si ty. Dëshi

‘’Nuk duhet të fle’’, drama e humbjes së kujtimeve

''Për një cast, parafytyro të harrosh të shkuarën tënde, të humbasësh cdo ngjarje e cdo kujtim, të rrethohesh mes të panjohurish dhe gjumi të të rrëmbejë cdo natë kujtesën e ditës së shkuar.'' Pasuria më e madhe në jetë janë kujtimet dhe t'i humbasësh ato në formën e harresës duket rrënqethëse. Kjo është drama me të cilën jetojnë pacientët e diagnostikuar me sëmundjen e frikshme të amnezisë, e cila i vjedh cdo natë kujtesën dhe zgjohen në mëngjes sikur ajo të ishte dita e parë e jetës së tyre. Romani ''Nuk duhet të fle'' shkruar nga autori S.J. Watson është një libër tronditës, dhe përfshirës, i cili të mban mbërthyer deri në faqen e fundit. Magjia e librit është se të përpin brenda historisë së tij dhe lexuesi duket sikur humb kujtesën bashkë me Kristinën, harron përmbajtjen e faqeve të mëparshme të librit dhe shfaq ndjenjën e empatisë deri në fund të romanit. Drama e Kristinës nisi nga dhoma e një hoteli apo nga një sulm në trafik

"Prill i thyer", atëherë e përherë

Në mes të hicit, kur gjithcka të ka mbetur është një vdekje e pritshme, cfarë të jep jetë? Një nga rrëfimet më rrënqethese mbi gjakmarrjen therrëse, mbi kodin zakonor të Shqipërisë së maleve dhe mbi luftën mes jetës dhe vdekjes, ku fitimtare shpallet dashuria është romani ''Prilli i thyer'', nga autori mbase më i lexuar dhe i dashur i shqiptarëve, Ismail Kadare. Gjorku, personazhi kryesor, ishte rritur me frymën se duhej të merrte gjakun e të vëllait në mënyrë që ai të prehej i qetë dhe pasi e coi ''amanetin'' në vend, hyri në pritjen e tmerrshme,   ku dukej se orët e vdekjes po vraponin drejt tij. Paralelisht me këtë ngjarje zhvillohet udhetimi i një cifti të sapomartuar Diana dhe Besmir, të cilët zgjodhën vendin ku Gjorku jetonte për të kaluar ''muajin e mjaltit'' dhe për t'u njohur me ''muajin e pritjes së vdekjes''. Një zjarr ndizet mes dy shikimeve, përtej qelqeve të karrocës, në mes të një udhëk

Ngatërresa e stinës

Qielli është përzier me një hije të rëndë gri harrese. Dielli për pak ka harruar të agoi sërish   e shiu me piklat e tij të qelqta duket sikur ka vendosur të mos   i   ndahet më qytetit tim.                                          Eshtë fund vjeshte e pemët   janë zhveshur prej gjetheve të zverdhura, për të shtruar rrugët e pa asfaltuara, të pavijëzuara, me kryqëzime ku mbizotërojnë semaforë me drita të thyera, tabela të shtembëruara, që të deshperojne t’i shohësh e jo më t’i   respektosh. Magjia e gjetheve të thara e të kalbura, krijojne   lloj-lloj iluzionesh në mendjen time, teksa ec , poshtë këmbeve ndjej se shkel në nje tjetër gropë të trotuarit të dëmtuar prej kohësh. Eshtë puhiza e lehtë ajo që me perkëdhel lehtë fytyrën e lëkurën. Aroma e lagësht e shiut është parfumi im i parapëlqyer, melodia më e bukur, askush tjetër veç kërcitjes krakullitëse të gjetheve të shkelura prej kalimtarëve. Kjo është koha kur unë dhe qyteti   im dukemi   më të përhumbur se kurrë. Kaq të per

Të pushtuar nga ‘’Loja e engjëllit’’

Muaji Prill, të cilin sapo pëcollëm solli në Klubin e Librit #rrembelibrin, një autor i cilësuar si një nga më të mirët e letërsisë bashkëkohore spanjolle, i vlerësuar në mbarë botën dhe i konsideruar si fenomeni, i cili i dha jetë epidemisë së dashurisë për librat e harruar, Carlos Ruis Zafon.  Një nga librat e tij më të jashtëzakonshëm është ''Loja e engjëllit'', një triller i cili të mban mbërthyer në cdo rresht e shkronjë. Ngjarjet zhvillohen në Barcelonën e bukur, por të mistershme të viteve '20-'30 dhe ngjarja rrothullohet përqark një shkrimtari të apasionuar, të talentuar e këmbëngulës, i cili gjen qetësi vetëm nga puna e tij, të shkruarit. Gjithë jeta e tij ka qenë me lëkundje të thella duke filluar që nga fëmijëria e tij e trazuar e deri në ditët në të cilat jeton. Dukej sikur gjithmonë dicka pengonte lumturinë e tij, suksesi me përpjekje, por jo plotësisht i arritur, romanca e pamundur, misteret dhe telashet që duket se lidhen me një anë

Koliqi, ky modernist i pazëvëndësueshëm

'' Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej nurmit të të gjallve qyshse je ndy në kët dugajë mbushe me mall. Ky asht vorri i yt. E sa për Shqipni, po të siguroj un se ka me qindrue.Prandaj mos ban merak se edhe flamujt kanë me t'u shitë krejt. Por rueje, shpirtin tand mos t'ia shitish dreqit.'' Dëshmite më të vërteta, të gjalla, të shkruara me elegance dhe thjeshtësi mbi qytetin e Shkodrës, për rreth viteve '29-'35, mbajnë firmën e të mirënjohurit Ernest Koliqi. Krijimtaria e tij e vecantë, guximi për të prekur temat më aktuale me vërtetësinë lebetitëse, dashuria për qytetin e tij, për atdheun dhe mbretëria e madhe e kujtimeve të krijuara ndër vite pasqyrohet mjeshtërisht në librin me tregime ''Tregtar flamujsh''. Koliqi nëpërmjet tregimeve, të cilat mbajnë autorësinë e tij sjell realitetin e shqiptarëve që jetonin në folenë e tyre dhe atyre që fati deshi të migronin larg. Temat kryesore që preken në tregimet e tij ësh

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *