Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2018

Vij te ti

Më lejo të rend drejt rrugës pa kthim. Zëri i ndërgjegjes bucet brenda meje, por duket se kjo do jetë hera e fundit kur do e dëgjoj. Vështrimi më është veshur me një dritë verbuese. Më beso është një shkëlqim i bukur vezullues, i cili më bën ta ndejk. Më kthen lehtësisht në skllavin e saj, më bën të heq dorë nga frymëmarrja ime e rënduar, ta harroj si detyrën e vështirë të këtyre muajve të fundit dhe të lëshohem. Tanimë, jam tërësisht në dorën e fatit. Jo se deri më sot nuk kam qënë, por tani iu dhashe fatit në gjithsej. Unë kam frikë të mendoj për ato që po lë pas, kam frikë të mendoj për lotët e pastër e të kristaltë  të të dashurve, britmat e miqve, ëndrrat e lëna në mes dhe për ate që vetë isha. Unë kam frikë të mendoj, më tremb edhe sekondi i fundit, kur nga një mendim do kthehet në një terr. Errësirë e frikshme në mendjen time, rrahje e fundit në zemër, prehje e qetë në gjymtyrë. Zemra gufon si në fluturim. Më duket se cdo imazh më shfaqet nga zemra, kujtimet ruhen të ng

Si të shkruani ese, kur ju mungon frymezimi

Gjithcka e kthyer në detyrim shëndërrohet në një ''torturë'' sfilitese. Të gjithëve na ndodh me angazhimet tona të përditshme të kemi ditë kur produktiviteti është i ulët dhe përqëndrimi i pamundur. Paramendoni se në një ditë të tillë, ku lodhja ka kapluar cdo shqisë tënden, detyra për të nesërmen të jetë një ese impeniative. Paraprakisht, dua t'ju them se pas katër këshillave, të cilat do lexoni më poshtë, do kuptoni se lodhja nuk pranohet më si justifikim dhe e vetmja gjë që ju mbetet është të rrëmbeni fletoren dhe të punoni. 1. Kërko Celsi i suksesit në një ese të mirë është të kërkosh në mënyre të zgjuar. Së pari, organizo të gjitha  mendimet dhe të dhënat që zotëron përpara se të nisesh  hulumtime më të detajuar. Më pas gjej disa burime të besueshme informacioni,mos u lodh duke lexuar,por në fund krijo dhe shpreh ndjesitë, mendimet dhe këndveshtrimin tënd. Mendo mbi temën e eses ndërkohë që je duke kryer aktivitete të pashmangshme të përditshmëris

Së pari, TI

''Shumë vezullim, pak tharm jete, mendje, kohe të investuar në lexime, kaplim dijesh e diturie.'' Në këtë gëzim pranveror, ku natyra rrotullohet rreth këngës së zogjve, gumëzhimave të fluturakëve dhe lulëzimit të ngjyrave, dua të shkruaj   për ty. Përditshmëria të krijon plot pasiguri, të cilat nuk di nga t'i përplasësh dhe si t'i përballosh. Ne zgjohemi e ngrysemi mes imazheve të përsosura, fytyrave mrekullisht simetrike, grave të bukura, fustaneve rrëzëllitës, bukurive luksoze e shumë pak shpirti. Kënaqësia e një shëtitje nëpër rrugët e zbrasura netëve të vona, me flokë të shkujdesur e veshje të rehatshme duket se është vanitur, prej heroinave të bukurisë, prej pushtimeve fatale të mendjes se e bukur je vetëm me trukun që na bën të ngjashëm e pa asnjë vecanti, edhe pse mund të konsiderohet ''difektoze''. Ti je e bukur, edhe me fytyrën pa asnjë grimcë kremi mbulues apo pa qerpikët e shtuar. Ti je e bukur prej shkëlqimit të syve dhe

Vepra poetike e Kostandin Kavafis, frymëmarrje për shpirtin

Në SHBA, muaji Prill i është dedikuar i tëri poezisë. Ne në Shqipëri nuk e festojmë poezinë vetëm në një periudhë të caktuar,por nëpërmjet ''Një tufë rrezesh nëpër RE'' mundohemi të flasim për të sa më shpesh. Poezia është ushqim për shpirtin, ndricon mendjen njerëzore dhe lulëzon frymëzimin. Këtë javë do të prezantojmë për lexuesit dhe dashamirësit e poezisë, një nga poetët emblematik të letërsisë greke dhe të asaj perëndimore, Kostandin Kavafis. Ai jetoi në fund të shek. XIX- fillim të shkullit XX, banoi në Aleksandri, u arsimua në Angli dhe ishte një poliglot. Kavafis shkroi rreth 154 poezi dhe solli me poezitë e tij një frymë sa realiste edhe filozofike. Ai zgjodhi mos ta botonte kurrë para vdekjes veprën e tij të plotë, por preferonte botimet sporadike në gazeta dhe revista të kohës. Në gjuhën shqipe përpjekjet për të sjell Kavafsin e madh kanë qenë të shumta. Emra të njohur të letrave shqipe kanë provuar ta përshtasin atë në shqip nga gjuhë të dyta

Pesë këshilla para se të nisësh të shkruash esen e rradhës

Eseja është një sprovë, e cila gërsheton mendimet, argumentet, kundërshtimet dhe shprehitë me njëra-tjetrën, me qëllim realizimin e prezantimit të opinionit tënd mbi një temë të caktuar.  Gjatë viteve të shkollës, esetë kthehen në një nga detyrat më të pandara, në lënde të ndryshme, por sidomos në atë të letërsisë. Në fillim të gjithë hasin vështirësi me to, duke pasur parasysh sesa lehtë shprehej mendimi për tema të ndryshme gjatë klasave më të ulëta, mirepo gjimnazi është pikërisht hapi i një individi më të pjekur ku cdo fjalë e shprehur merr peshë më të madhe dhe ku mënyra e prezantimit të mendimit tënd tregon shumë për botëkuptimin dhe edukimin tënd. Në vazhdim do të ndaj me ju disa këshilla praktike se si të përmirësoheni në shkrimin e eseve. 1. Shkruaj, shkruaj, shkruaj. Të ushtrohesh do të thotë të mesosh. Një nga armët e tua më të forta kur vjen puna tek perfeksionimi në shkrimin e eseve duhet të jetë durimi. Askush nuk lindi duke ditur të shkruajë es

Gjashtë faqe ku mund të lexoni libra në internet

Në #njetuferrezeshneperre flasim cdo javë për librat, të mirat që leximi sjell në jetët tona dhe sugjerime mbi letersinë që vërtetë vlen të lexohet. Këtë javë mendova të prezantojmë së bashku një tjetër   temë interesante e cila lidhet me të lexuarin dhe mendoj se do t'i vijë në ndihmë cdo liber-dashësi. Përditshmëria jonë është e vrullshme, e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi dhe këto janë disa nga justifikimet që përmendim për të shfajsuar veten pse nuk kemi rrëmbyer kohët e fundit një libër në duar. Meqënëse dita jonë është e lidhur ngushtësisht me teknologjinë dhe botën e internetit konsiderova si temë tepër interesante për këdo që do të lexojë   në internet. Librat përcjellin vlerë të jashtëzakonshme, por njëkohësisht ato janë kthyer në një biznes të mirëfilltë, prandaj pirateria dhe leximi i librave papagesë në internet është gati i pamundur. Megjithatë pas një hulumtimi të gjatë, më poshte do ju prezantojmë me disa nga faqet ku  mund të lexoni libra të bukur dhe inte

Nga kati i tretë

Nxitimthi ngjita shkallët e katit përdhes, sikur dic më ndiqte nga pas. Më dukej se ngutja më ndihmonte me ankthin dhe mjegulla e mendimeve do shpërbëhej me kohën. Prita të ngjitem në katengjitësin,i cili bënte zhurma të cuditshme,që ma shtonin nervozizmin dhe ishte tërësisht i celiktë, i mbërthyer prej ngjyrës gri të pandreqshme dhe me një xham të akulltë në mes. Sapo mbërriti,hapa derën me një lëvizje mekanike, hyra brenda dhe pa u menduar gjatë shtypa katin e tretë. Asgjë s’më lidhte me katin e tretë të asaj ndërtesë të braktisur,ku dikur gjeja gjithcka e sot vetëm rrënjoja, gërmadhë dhe lëndim. Treshi ishte një numër kuptimplotë, mbase prandaj e urdhërova ashensorin të më conte në atë   kat. Treshi është numri magjik që zgjidhte gjithë veprën e Dante Aligerit, treshi është numri hyjnorë, e shkuara e lavdishme që më mban gjallë, e tashmja që nuk më lë të jetoj dhe e ardhmja   për të cilën s’di asgjë bejnë tre. Treshi është numri magjik, por për ne ishte numri shkatërru

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *