Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2020

Reflektimet e një viti të marrë

  Viti 2020 ishte një rrokopujë e mundimtë, e vështirë dhe me mësime që do më shërbejnë për gjithë jetën.   Fundviti është periudha e reflektimit tradicional mbi vitin të cilit po i kthen krahët me pikëpytjet në mendje në realizove dot gjithçka deshe; cilat shkuan mirë e cilat më pak; si rezulton bilanci i lumturisë dhe çfarë do kërkosh nga vetja përgjatë vitit të ri. Ky vit sfiltës për të gjithë ne më duket si një ëndërr e keqe për të cilën do thur sa e sa përralla e tregime kur një ditë mbase do behem si gjyshja ime, e cila më rriti me dashurinë e librave dhe tregimet e mrekullueshme të vegjëlisë së saj. Megjithatë duhet të   rrokullisen shumë vite që kjo të ndodh e unë më parë duhet të mendoj mbi mësimet që nxora nga një vit i mbrapsht, gjithnjë parë në këndvështrim optimist. 1.        Lidhja me Zotin. Mbase ky është mësimi më personal por nuk mundem të mos e përmend. Afrimiteti me Krijuesin; lidhja me mirësinë; vyrtytet e mbara; dashurinë e drejtësinë nuk të bën vetëm njeri m

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *