Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2021

Katër shkrimtarët që behen pjesë e bibliotekës sime me çdo botim

Librat janë si miqtë që nuk të braktisin as kur je gati të arratisesh prej gjithë botës. Nëpërmjet një magjie pak të shpjeguar ato ndërhyjnë në gjak e deje për të të mbushur me energjinë e pashterrshme të miliona jetëve të tjera. Unë jam e mendimit se shpenzimet në blerjen e librave nuk janë kurrë të shkuara dëm, pavarësisht se çfarë parapëlqen secili lexues. Gjithashtu, jam skeptike për të përcaktuar “libra të mirë” e “libra të këqinj”, siç rëndomtë dëgjojmë këtu-atje të flitet. Megjithatë, pavarësisht se librat para se t’i mbështjell me ngrohtësinë e bibliotekës sime i studioj me kujdes prej pasionit tim fanatik, sot dua të ndaj me ju disa shkrimtarë, librat e të cilëve i blej pa u menduar dy herë. Në gjuhën e libërdashësve (mos u habit, ne kemi gjuhën tonë), termi i autorëve që i blen në çdo botim të ri të tyre konsiderohet “ shkrimtarët auto- të blerë”.   Në këtë listë vendosa të përfshij dy autor shqiptare e dy të letrave botërore, të gjithë klasik të gjall

Pse leximi është forma më e mirë e kujdesit ndaj vetes

Shkëputja nga pasioni është një zemërthyerje e vërtetë, sidomos kur pas një pushimi të gjatë të pushton pakëz ndjenjë faji e copëza mërzi për gjithë këto muaj të humbur. Një tufë rrezesh nëpër RE dhe Nefos edhe pse janë krijuar nga një lexuese e ethshme për gjithë dashamirësit e librave nuk kanë qenë kurrë hapësira, ku predikimi për leximin kthehet në i mërzitshëm. Fatkeqësisht, përditshmëria, punët, shkolla, aktivitetet e angazhimet nuk na krijojnë gjithnjë mundësinë për të qënë lexuesit e përpiktë. Megjithatë, këtu jemi për ta rregulluar këtë së bashku. Si një rikujtesë të vockël, për këdo që ka ca kohë që i është larguar leximit e po përballet kohët e fundit me ndonjë vështirësi  (krejtësisht të parëndësishme nëse nuk lidhet me shëndetin), sot dua të ndaj me ju disa arsye pse leximi është forma më e këndshme e kujdesit ndaj vetes. Megjithë këto lajme bombastike në rrjet rreth kujdesit për vetën parë në këndveshtrimin e një lekurë të shndritshme, flokëve të mahnitshëm e trupit të s

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *