Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2019

Personazhet, të cilët lanë gjurmë në mendësinë time

Gjatë leximit, përveç përvetësimit të njohurive të reja, pasurimit të fjalorit, mishërimit të dijeve, zhvillimit të imagjinatës, kalitjes së durimit dhe ndërtimit të vyrtytit të empatisë, mes lexuesit dhe personazheve krijohet një marrëdhënie imagjinare, thuajse e pashpjegueshme, e cila mundet të ndryshojë përgjithnjë jetën. Personazhet e librave jo gjithnjë janë të veçantë apo të aftë të ndikojnë tërësisht botëkuptimin e lexuesit, por në mesin e tyre mund të gjesh nga ata që të kanë frymëzuar duke u shndërruar në të paharrueshëm, në modele për t’u ndjekur dhe miq me mësime të vyera. Më poshtë, do të gjeni pesë personazhet, të cilët kanë ndikuar thellësisht tek unë, në çaste të ndryshme jetësore. 1.Hamleti Hamleti është një nga personazhet më enigmatike të Shekspirit, i cili mençurinë, filozofinë dhe mprehtësinë e tij e fsheh mes rrethanave. Gjithnjë e kam admiruar për guximin, luftën e hapur me të gjithë për të vënë në vend të vërtetën e babait të tij; vetëflijimin për a

Pesë shqetësimet e një libërdashësi

Komuniteti i libërdashësve është i veçantë, kreativ dhe disi i çuditshëm. Mos prisni asgjë të zakontë nga njërëz, të cilët hera-herës harrojnë të jetojnë jetët e tyre duke u endur mes mijëra jetëve imagjinare të personazheve letrare. Shkrimi i mëposhtëm do të shërbejë si një hapësirë e përbashkët sensibilizuese për lexuesit e sprovuar dhe gjithashtu si një guidë interesante për lexuesit e largët, të cilët dëshirojnë të njohin mendimet, shqetësimet dhe jetën e një njeriu, që frymon me librat. Thënë kjo, mëposhtë do të njiheni me problemet që shqetësojnë një lexues të apasionuar në përditshmërinë   e tij. 1.        Huazimi i librave dhe moskthimi ose dëmtimi i tyre. Nëse një lexues ju huazon një libër, këtë gjest vlerësojeni si një akt dashamirës dhe respektojeni. Huazimi i një libri të dashur mund të konsiderohet fare lehtë si falja e një copëze shpirti. Fatkeqësisht, jo gjithnjë lexuesit janë korrekt e të përgjegjshëm. Shpesh ndodh që librat e bujtur të rikthehen të dëmtua

''Mami,unë dhe mami'', të vërtetat rrënqethëse të Maya Angelou

Javën e fundit ia kam besuar shoqërinë një libri autobiografik, i cili mes dhimbjes dhe forcës më bëri të reflektoja thellësisht mbi marrëdhëniet njerëzore. Nëse do më pyesnin se cili libër do ju sigurojë freski, poshtë çadrave e pranë detit, në këto ditë me vapë frymërrëmbyese është ‘’ Mami, unë dhe mami’’ shkruar nga Maya Angelou. Me siguri keni dëgjuar për këtë personalitet të veçantë. Angelou është artiste, shkrimtare, poete, aktiviste e të drejtave të njeriut, e dekoruar disa herë me çmime të rëndësishme në veprimtarinë e saj humnitare dhe në karrierën e saj artistike. Libri ‘’Mami, unë dhe mami’’ është libri i saj i fundit autobiografik botuar në moshën 85 vjeçare dhe dedikuar tërësisht marrëdhënies së saj me të ëmën, por njëkohësisht dhe asaj me të birin. Rrëfimi i këtij libri ngrihet mbi dhimbjen, dhunën, mungesën e dashurisë dhe dhimbshmërisë, marrëdhënies së distancuar nënë-fëmijë dhe një rrugëtimi të vështirë në afrimitetin e tyre, por jo të pamundur ku në theme

Drejt fluturimit

  Tre vitet e fundit i kam përjetuar si betejën më të rëndësishme derimë tani, prej së cilën nuk doja të njihja asnjë epitet tjetër vecse fitimtare. Përgjatë këtij rrugëtimi mes dijes mësova se rruga me destinacion suksesin është sfiduese, e vështirë, por shumë e bukur, kur përmes saj njeh njerëz, të cilët të besojnë, të mbështesin dhe nxjerrin në pah vlerat më të mira njerëzore. Ndër vyrtytet që çmoj më shumë tek të tjerët është mirënjohja e përgjatë këtyre viteve ndihem falenderuese ndaj shumë dashamirësëve, të e cilët besuan tek ëndrrat e mia, mbështetën potencialin tim dhe më udhërrëfyen me profesionalizëm dhe pasion mësime, të cilat do t ë  shërbejn ë  në formimin dhe karrierën time në të ardhmen. Së pari shpreh mirënjohjen e thellë ndaj stafit  akademik, të cilët më frymëzuan, e çelën për mua horizonte të reja plot dritë. Qysh në çastet e para që kam hedhur hapat drejt Universitetit Epoka jo vetëm jam ndjerë në shtëpi, por gjithashtu fatlume për mundësinë e të qënit

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *