Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2019

"Zonja Vdekje", lamtumira letrare e Bukovskit

Të paturit më shumë kohë për leximin dhe pasionet e mia është ëndërrimi më i shpeshtë që lulëzon në mendjen time kohët e fundit. Kështu, mes përpjekjesh për të përbushur çdo përgjegjësi dhe njëkohësisht duke mbajtur gjallë dëshirën për t’u arratisur në botën e librit, leximi im i fundit lidhet me një autor të veçantë, larg klisheve dhe moralit, por thellësisht të këndshëm si Bukovski. “Zonja Vdekje” është libri i fundit i Çarles Bukovskit, i botuar pas vdekjes së tij më vitin 1994. Një libër tërësisht i ndryshëm nga çka jemi mësuar të lexojmë nga ky shkrimtar, me një rrjedhë të brendshme frenetike, me personazhe që enden e vrapojnë, arratisen e rishfaqen mori vëmendjen time ditët e fundit. Gjithçka është larg autobiografisë, por përgjatë gjithë përmbajtjes së romanit gjenden referenca lehtëisht të dallueshme të jetës së tij. Teksa ky roman dorëshkruhej, Bukovski ishte në dijeni të Zonjës Vdekje, e cila i qëndronte më pranë se kurrë e pritej ta rrëmbente çast pas çasti.

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *