Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2017

Regëtimat e ngrira

Teksa ecje perhumbur, mes rrugicash pa dalje, ne nje qytet ku naten mungonin dritat dhe e vetmja qe te ndiqte e sherbente si fanar per ty ishte nje Hene e pazakonte, e madhe, e ndritshme dhe shprehese, ne mendje vershonin pabesisisht prej skutave te tua me te erreta, dhjetra mendime. Nise te rikujtoje cdo gabim e cdo here qe harrove te thoje: ''Me fal''. Gabimet te drejtonin ne nje rruge pa krye, nga e cila zor se do largoheshe. Vrapimthi duke u mendur me nje marramendje bezdisese me kembe qe ecnin kuturu e zhyteshin ne lymin e piset te ndergjegjes  e balten e qullet te rrugeve, etja te pushtoi te terin e ligeshtia nuk te shqitej prej shpirtit. Avulli qe dilte prej frymes se nxehte dukej sikur te vishte syte, por ne fakt nuk ishte i ngrohti i gjakut tend, por tronditja, tundimi, rraskapitja e sfilitja qe nuk kishte te sosur. Edhe ti ishe lodhur prej vetes, e doje te arratiseshe prej tij, ashtu sic ishte zhdukur cdokush afer teje. Anes absides, nje lengate

Dua te shuaj yjet per ty...

Ate mbremje, gjumi nuk parapelqeu te me rrembente te teren. Pas perpelitjeve te kota dhe perpjekjeve pa asnje rezultat per clodhje e enderrime, hoqa dora dhe une prej tij, njesoj si ai prej meje. Nxitimthi braktisa ngrohtesine e shtratit , menjehere rrembeva nje pelhure te lehte dhe u ula prane qelqeve te dhomes sime. I ftohti kishte pershtjell  gjithcka. Qyteti zgjohej me bryme, e ngrysej me ngrica, por ajri i ngrohte qe me rrethonte, po me merrte frymen ndaj rreshqita dritaren pa menduar per acarin, por duke deshiruar oksigjenin. Mbylla syte e lash eren kallkan te veriut te me ftohte faqet e te me shpurpuriste floket. Ashtu me syte e fikura, rashe ne nje gjendje qetesie e cila nuk lejonte as mendimin me kokeforte a kokecares te kalonte neper mua. Qendrova ashtu per s'di sesa. Harrova kohen e hapesiren. Harrova naten, te ftohtin, eren, dritaren e lagjen time te zhurmshme. Harrova zgjimin heret ne mengjes te nesermen e harrova per pak dhe veten, derisa nje arome mbytese me

Gjithcka te duhet per festa eshte MIRESI...

Festat jane nje magji e bukur qe zgjojne  brenda nesh femijen engjellor, i cili kemi qene. Festat jane nje oaz paqe dhe dashurie, nje rigjetje shprese dhe nje rilindje njerezore pas gjithe disfatave te lodhshme te perjetuar pergjate nje viti te tere. Edhe une i dua shume festat dhe i gezohem zbukurimeve  vezulluese dhe shkelqimit te dritave sikur te isha ende femije, por kur perhumbem ne boten time kuptoj se ne thelb festat me trishtojne. Une lendohem shume teksa mendoj se ne as gjate festave nuk harrojme te shfaqim vanitetin e pakuptimte, egoizmin dhe mosngopjen tone me gjithcka materiale, qe fundja eshte e thyeshme, e shkaterrueshme, e pavlere. Une trishtohem kur njerezit pergatisin listet e tyre familjare plot e perplote ushqime e dhurata e harrojne se fare prane tyre jeton nje familje e vobekte qe mbase e vetmja gje qe do ja mbushi tryezen do jete zhurma uleritese e fishekzjarreve. Une trishtohem edhe me shume kur shoh prinder duke llastuar jashte cdo mase femijen e ty

Lejoi engjejt te te mbrojne 👼

Kete mbremje qendron krah meje, mendueshem dhe heshtur. Asnje pershperitje nuk degjohet, asnje tingull nuk krijohet prej zerit tend. Ne thellesine e syve te tu, shoh gelimin e nje beteje te forte. Lufta me demonet qe flejne ne mendjen tende eshte e dhimbshme. Demonet flasin pas teje dhe britmat e tyre oshetijne frikshem, shtyjne komplekset e tua te dominojne, nxisin ambicen, shtojne inatet, ngrejne nje mbreteri mllefi nga hiri e te bejne ty nje njeri egocentrik qe jeton per t'i dhene jete atyre. Ata marrin shpirt nga mendja jote e te lene ty pa fryme, me vdekje,me frike. Zeri i erret te therret duke te kerkuar ta ndjekesh, ti besosh, te besh ashtu si ai thote. Ai kerkon te dominoje ndjenjat e tua, te pushtoje mendimet e te shkaterroje zemren. Lufta me demonet te cmend, te tundon te ezauron. Po fundja si do e kuptoje vleren e engjejve te tu me prekje hyjnish e petka te bardha, me krahe puplash e arome miresie, nese demonet e erret me sy te kuq e shpirt dja

Pas dyerve te mbyllura...

''E  verteta te shkund, por nuk te shkaterron!'', -keshtu e nise biseden me mua sot, teksa erdha vrapimthi e as me pyete nese ndihesha mire , nese dita qe kisha kaluar kishte qene nje makth a nje zakonshmeri. Asnje pershendetje dhe mu duke arrogant. As une nuk denjova te pyesja nese ishe mire a keq, sepse e di qe une jam ditari yt, vendi ku ti shfryhesh, shpatulla ku ti qan, dora qe te ngre kur rrezohesh, zeri qe te pershperit se ti do tja dalesh. Nje perplasje e rastesishme e deres, te cilen era e ftohte e solli si ndeshkim per ty, te beri te shkundeshe, u shkunde njesoj sikur kjo dere te ishte e verteta. Pashe ankth ne syte e tu, disi re ne mendime dhe besova se  mbase po flisje kuturu per ngjyren gri. ''Ngjyra gri me krijon nje mori pershtjellimesh,''- me the, e une nuk te nderpreva por prisja te mesoja per ndjesite e tua, te cilat nuk lodhem kurre se degjuari. Dyerte ne shtepine tende te femijerise paskeshin qene ngjyre gri, e ti nuk i p

Hajdutet e festave

Sonte, gjumi u arratis. Iku fluturimthi diku pas Henes, teksa me tregoje listen e deshirave per fundvit. Shkelqimi i mijera dritave vezulluese te cdo vitrine qe te therret per me shume kerkesa materiale dhe te gjitha ulerimat publicitare e vjedhin shpirtin e vertete te festave. Pema madheshtore, e gjelbert me mijera çingla rrezellitese e me lodrat argetuese e bejne cdo te rritur, te qaj si femije per dhurata, ashtu sic po ben dhe ti. Pra, shtepia jote nuk eshte mjaftueshem e madhe sa ke enderruar gjithnje, makina jote po vjetersohet e fundja ti meritonke nje llogari te praruar nga ari ne banke?! Diç cinike me kalon ne mendje, valle fajtori je ti dhe shpirti yt i ngrire njesoj si floket e pare te debores qe presim me padurim te leshohen mbi ne, apo fajtore jane festat qe harrojne te bertasin me te madhe se jane krijuar si simbol dashurie, paqeje dhe harmonie?! Jo, nuk mundet te jete fajtor asnje nga Babagjyshet kercimtare qe na pershendet me dore ku

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *