Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2018

Anne Frank dhe ditari i saj i paharruar

Verës po i mbërrin fundi, por jo dashurisë sonë për librat. Fundjava na gjeti në duar me një nga librat që ndryshon botëkuptimin për jetën, paqen, dashurinë, gezimet e vogla të përditshmërisë, ankthit, historisë botërore dhe shpresës, e cila nuk humbet deri në castin e fundit. ‘’Ditari i Anne Frank’’ është mbase më   i njohuri i llojit të tij në gjithë botën. Anne hodhi mendimet në ditarin e saj përgjatë dy viteve të tmerrshme dhe të vështira, teksa fshihej së bashku me familjen e saj në skuta të pazbuluara të Holandës. Sinqeriteti brutal dhe finesa artistike me të cilën Anne shkroi e shëndërroi ditarin e saj personal në kronikën me të vërtetë të viteve të vuajtshme të torturës. Anne është vajza tipike adoleshente, e cila mbush një dyzinë me ëndrra, eksploron botën e të rriturve, nis të kuriozohet për dashurinë e provon simpatitë e para, krijon marrëdhenien e ngushtë me të atin dhe haset me perplasje rebele me të ëmen. Anne ishte kurajoze, origjinale, pa korni

Remarku, triumfuesi i Brezit të Humbur

Fundi i javës është momenti më i dashur për të gjithë, prej qetësisë dhe freskisë pas një jave të ngarkuar. Për dashamirësit e librit është një cast i përsosur për t'u zhutur në letërsi, teksa pushojnë nen shurshurimat e dallgeve dhe perkedheljet e rrezeve të diellit. Libri i fundjavës në ''Një tufë rrezesh nëpër RE'' është një nga kryeveprat e letërsisë botërore. ''Harku i triumfit'' është një nga librat më të pëlqyer të autorit gjerman Erih Maria Remark, tëpër i dashur për lexuesit në mbarë botën, i mirenjohur dhe i suksesshëm. Ky libër u botua më vitin 1948 dhe historia e tij lidhet ngushtë me periudhën historike dhe përjetimet e luftës.Raviku një kirurg i zoti, i dëbuar nga atdheu i tij, Gjermania, i duhet të zvarritet sa në një vend në tjetrin, i pashpresë për të jetuar një jetë normale, mes mijëra idenditetesh të rreme dhe pa një shtepi së cilës t’i përkiste. Historia e tij si refugjat në rrugët e botës, përzëniet sa në n

Vetëm agimet

Net të gjata, të trishta po aq sa të lumtura, të ënderruara njësoj sa me lot nuk kishim fatin t'i kalonim shpesh. Perëndimet nuk ishin magjia që na përkisnin,por agimet na gjenin mes dembelizmit për t'i parë e shpresës për të ardhmnen. Nata i zbehte me kujdes të gjitha yjet e qiellit,ndërkohë zëvëndësonte hënën elegante, ngjitur së cilës qëndronte me hijeshi Jupiteri dhe dielli rilindte për të panumërtën herë, i hareshëm, i ngrohtë. Ne e shihnim aty mes dy maleve, teksa lëshonte rrezet e para dhe ngjyroste gjithcka me nuancat e rozës dhe pikla të ngjyrës së livandos. Qielli shënderrohej në telajon më të arrirë që ka njohur ndonjëherë arti botëror, mes ngjyrash pastel dhe ndjesisë se ky është qielli që Zoti ka zgjedhur për të mbretëruar parajsën. Jo më kot rastiste të jetonim agimet. Atë mëngjes,pas mijërash përleshjesh me zgjimin, pas disa minutash grindje me mua e pas një mërmëritje bezdije kur fytyrën ta mbuloi dielli e të detyroi pakundërshtim t'i bindeshe e të

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Në muzeun e dashurisë e pafajësisë së Pamuk

Në Klubin e Librit #rrembelibrin vendosëm që muajin Korrik ta ndajmë me një autor nobelist. Orhan Pamuk është një nga shkrimtarët më të dashur turk, jo vetëm për kombin e tij, por tanimë për të gjithë botën. Librat e tij janë ndër më të kërkuarit, më   të lexuarit e më të diskutuarit. Ai solli Turqinë në vëmendjen e gjithë botës, nëpërmjet librave të tij të mrekullueshëm, prej të cilëve lexuesit u njohën me historinë, kulturën, mendësinë dhe popullin turk. Pamuk u vlerësua me cmimin shkëlqimplote Nobel më 2006-ën dhe që prej asaj kohe dashuria e lexuesëve për të u shumëfishua. Libri me të cilin freskuam zagushinë e tmerrshme të Korrikut ishte ‘’Muzeu i Pafajësisë’’ një nga kryeveprat më të arrira të autorit. Ky libër pa për herë të parë dritën e botimit më vitin 2008. Ngjarjet e romanit zhvillohen në Turqinë e viteve ’75 – ’84 dhe në zemër të tij qëndron një histori e jashtëzakonshme dashurie mes Kemalit, një djali të kamur ekonomikisht, të realizuar e të fejuar me nj

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *