Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2017

Kopshti i magjepsur

Sot, gjithe diten e kaluam me ankesa. Ti ankoheshe pse une kisha gjerat materiale qe ti akoma nuk i ke, e une nuk bëzoja dhe vetëm  te degjoja ty. Pra zilia eshte nje ndjenje e keqe, keshtu? Ankthi yt qe krijohet prej syve te tu vezullues kur me sheh mua, sme demton aspak, shkaterron dale-ngadale si nje keshtjelle rere ne breg te detit pas nje dallge te stuhishme, shpirtin tend. Ti bertisje sot me te madhe: " Pse je e pasur? Pse une nuk kam asgje?" Por une nuk doja te te shpjegoja aspak, derisa te kuptoja se ishe qetesuar. Tani qe po vershon shiu dhe dritarja e dhomes sone eshte mbushur me buleza te rreshqitshme uji e pikëla te pafundme, erdhi çasti te tregoj historine e mbremjes se sotme. Ti e ke mbyllur deren e kopshtit magjik te shpirtit tend. Dikur kishe nje kopsht te magjepsur plot trendafila te eger, jasemine ereplote e gardenje kundermuese. Shkonim shpesh bashke atje, ti me dhuroje nje nga lulet e shtrenjta te pronesesise tende dhe ende

Kerko yjet e tu...

Veshtro lart, sot eshte nje nate e bukur. Qielli eshte i erret por me mijera drita vezulluese qe te bejne te harrosh vetmine.  The se ben ftohte? Epo, ben pak nese e mban mendjen aty, por ti mos mendo te ftohtin dhe as urine. Me degjo mua dhe mbaje mendjen tek historia qe sot do tregoj per ty. Ne kohet e lashta, njerezit mendonin se yjet ishin nje nga shenjat qe Perendite i shfaqnin qe ata mos ti harronin kurre. Ata besonin se ne nje nate te bukur si kjo e sotmja, ku yjet shkelqenin e ndriconin pafundesisht, Perendite po i shperblenin ata per devotshmerine e treguar. Ata po i dhuronin nje nate te bukur, nje pamje mbreselese dhe shprese. Nga ana tjeter ne nete te zbrasta e me qiell si nje mantel i zi vetmitare e pa asnje yll xixellues e aq me pak pa zonjezen Hene, ata ndiheshin te ndeshkuar e te denuar prej Perendive e per cdo veprim a mendim te keq qe i kishte shkuar neper mendje gjate gjithe dites e konsideronin se ky ishte denimi per ta. E pra, a po me ndjek akoma, at

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *