Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2018

‘’Parfumi’’, dehja e fundjavës

Fundjavat e verës kërkojnë freski dhe mënyra më e mirë për t'u shplodhur e për të rrëmbyer energjitë pozitive për rikthimin e së hënës në aktivitetet e përditshmërisë është nëpërmjet leximit. Libri i kësaj fundjave është ''Parfumi '',   historia  e një vrasësi shkruar nga autori gjerman  Patrick Suskind. Ky roman ndërtohet mbi një absurd. Zhan Baptist, foshnja, e cila lindi në mes të neverisë, ndotjes dhe papastërtisë iu desh të rritej i vetëm e të gjente rrugën e jetës së tij. Askush nuk kujdesej, nuk e donte e më keq akoma cdokush e përcmonte, pasi ai nuk zoteronte aromë njerëzore, si gjithë të tjerët.Përcmimi i të tjerëve e bën të rritej i izoluar, i vetmuar dhe fillikat, por Zoti i kishte dhënë një aftësi të jashtëzakonshme, të cilën herë pas here as ai vetë nuk ishte i vetëdijëshëm se i përkiste, nuhatjen ''e imët''. Pikërisht aftësia e vecantë dhe talenti i tij e bënë të mbijetonte. Pasi u zbulua nga një parfumator ital

‘’Rruga në të cilën rrallë shkohet’’ miku, i cili nuk do ju braktisi në caste të vështira

Jeta është një udhëtim plot të papritura dhe mistere,të cilave nuk i japim dot shpjegim. Shumë nga shqetësimet e vogla të dites, të cilat na shkatërrojnë humorin e na falin luhatje të pashpjegueshme emocionale, brenda vetes nuk dimë as t'i japim shpegim. Veprime të vogla ushtrojnë ndikim të madh e pikërisht për këtë arsye libra, të cilët të ndihmojnë të gjesh lumturinë dhe paqen shpirtërore, nëpërmjet këshillave të profesionistëve të vërtetë vlejnë gjithnjë të lexohen. I tillë është libri ''Rruga në të cilën rrallë shkohet'' shkruar nga psiko-analisti dhe autori i njohur amerikan Scott Peck.  Ky libeër është përmbledhje e përshkrimit të disa faktorëve, të cilat e bëjnë një njeri të ndihet i përmbushur dhe i realizuar. Libri është shkruar bazuar në studimet e autorit me pacientet e tij dhe njëkohësisht prej provojes së tij personale. Ky libër përbëhet nga tre pjesë kryesore. Pjesa e pare dhe më e rëndësishmja, që sipas autorit, pikërisht a

Mes dunave të lumturisë

Mes korriku kaustik gërryente kujtimet e ndjenjat e mia, duke e kthyer thatësinë në mbretëreshën e përditshmërisë. Në të dielën e zakontë, kur të gjithë vraponin të zbarkonin në hapësirën më të afërt, ku syri mund t'i zinte pak akuarel bojëqielli, aromë jodi,zhurmë dallgesh,bezedisje rëre dhe afsh frymëmarrës, unë përqëndrohesha vetëm te boritë e tmerrshme, te vargu i stërgjatë i makinave që ulërisnin dhe gjithë problemet e metropolit të paboshatisur as në mes të verës. Ecja në rrugicën e vegjëlisë, atje ku më bëhej se shihja topin e harruar gjatë lojës sonë të fundit dhe ku veshët më bënin sikur oshëtinin thirrjet e gjyshes ''Nxito! Dreka është gati.'' Ulesha në gurin e vockel, të lyer me gëlqere të bardhë, që atëherë kishte vend për mua e për ty e ku nisnim të flisnim për planetet e grindeshim për vendosjen e tyre. Pranë Uranit qëndronte Neptuni apo Jupiteri? Cili kishte ngjyrën më të thellë Marsi apo Venusi?   Paqtohesha rrëze pemës së kumbullës, ku gje

‘’Dashuria në kohërat e kolerës’’ udhërrëfyesi i dashurisë

''Nëse vdes, e vetmja keqardhje që kam është nëse në vdekje mungon dashuria.'' Tema më e prekshme e për të cilën është shkruar më shumë në letërsi është dashuria. Njerëzit nuk ngopen duke lexuar për të, e mbase është një nga të paktat tema ku të gjithë përfshihen, pavarësisht sasisë. Dashuria është tharmi i jetës, ajka e lumturisë dhe ëndrra që e ben të pamundurën të prekshme. Një nga autorët që i ka shkruar më bukur dashurisë, në të gjitha format e saj është Gabriel Garcia Marquez. Marquezi  cilësohet si një autor madhështor e i rëndësishëm, i vlerësuar me dhjetra cmime letrare, ku kulmoi cmimi Nobel për Letërsinë më vitin 1982. Libri me të cilin do ju ftojmë në lexim sot nga Marquez është ‘’Dashuria në kohërat e kolerës’’. Ky është libri, ku dashuria jo vetëm i bën personazhet të vërtiten rreth saj si përreth një vorbulle, të cilen nuk i shpëton kurrsesi, por është njëkohësisht mishërimi I transformimit të dashurive. Autori flet pa dorashka për

‘’Kthimi’’ i Albatros Rexhaj, rruga e kthimit te vetja

Ditët e javës fluturuan dhe casti i ritakimit tonë me sugjerimin e fundjavës për librin në ''Një tufë rrezesh nëpër RE'' mbërriti. Mes një jave të ngarkuar, oazi i prehjes pergjatë mbrëmjeve ishte libri më i ri i autorit të pazakontë Albatros Rexhaj, ''Kthimi''. Ky libër është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale,mediave, bisedave dhe diskutimeve dhe buja, e cila e shoqeroi ne Panairin e Librit në Prishtinë, ku edhe u prezantua për herë të parë, bëri që të shpallej si libri më i shitur. Të flasësh për filozofinë urbane ,stilin dhe librat e Albatrosit nuk është e lehtë, megjithatë e vetmja fjalë që mund t’i përmbledhi të gjitha është ‘’rebel e pakorniza’’. Pikërisht, ky binom i pandashëm i autorit dhe krijimtarisë së tij është celesi i suksesit dhe fakti që njerëzit e ndjekin me kërshëri. Libri ‘’Kthimi’’ konsiderohet nga autori si libri më personal i tij,por jo autobiografik. Ndërsa unë mendoj se tanimë lexuesi besnik i tij, e di se cf

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *