Skip to main content

Klubi i Librit, aktiviteti argëtues në karantinë

10 Must-Have Books for Every Wine Lover :: WineCoolerDirect


Jam gati për të rrumbullakosur javën e katërt të qëndrimit në shtëpi, veçse e përmalluar për pak liri, nisa të ndjej lodhjen psikologjike. Të përballuarit me këtë situate; kujdesi ynë i shtuar tërësisht i nevojshëm; të qënit paranojak se mos diçka e padisifektuar tenton të hyjë në shtëpinë tonë, kthyer tanimë në strehëzën më të sigurtë të higjenës dhe pastërtisë; orët e tejzgjatura të të punuarit nga shtëpia, ku harron kafen e mëngjesit, pushimin e drekës, ndonjë bisedë të këndshme me kolegët, përgatitjen për të lënë zyrën kur ora shënon 17 dhe zbritjen më nxitim të shkallëve; mungesën e jetës shkollore dhe mësimit tradicional; orët e stërmundimshme të të mësuarit e gjithcka tjetër për të cilën edhe ju shqetësoheni e nuk keni aspak nevojë ta rilexoni këtu.

Të qëndruarit në shtëpi po transformon rutinën tonë duke ndikuar në çdo lidhje tonën me botën jashtë. Veçse kemi humbur kontaktet fizike me të afërmit dhe miqtë, ndihemi hera-herës të frustruar e të mbingarkuar edhe kur nuk ka ndodhur asgjë për të pasur këto reagime. Mbase kjo vjen nga bombardimi i lajmeve të trishta dhe prej së vetmes bisedë  mes nesh mbi këtë luftë të padukshme, por të dhimbshme.

Vendosa të ndaj me ju një mënyrë interesante sesi ta bëjmë kohën në karantinë më të këndshme duke lexuar e interaktuar me më të dashurit tanë.

Pra, në sa grupe WhatsApp-i nis e merr mesazhe thuajse çdo ditë? Mbase një është mes familjarëve, i cili gjen gjerësisht  përdorim edhe kur të gjithë pjestarët e familjes janë nën të njëjtën çati, por të izoluar secili në dhomën e tij duke luftuar stresin e punës, studimeve dhe koronës në të njëjtën kohë; një tjetër me miqtë e ngushtë, ku vec ndonjë shakaje me siguri shpërndahen lajmet vdekjeprurëse të optimizmit dhe pozitivitetin prej periudhës që po jetojmë; një me kolegët e kushedi sa të tjera.

Pas miliona diskutimesh mbi situatën aktuale, e kur përfundoni së dërguar të gjitha shakatë që gjeni në rrjetet sociale, pse nuk planifikoni një Klub Libri në Zoom nga rehatia e shtëpisë suaj? Ky aktivitet virtual do kontribuonte në afrimitetin me miqtë; do shërbente për të kufizuar kohën e shpenzuar në internet e për të shijuar paksa kohën e qëndrimit në shtëpi me një gotë verë të mirë, një libër të bukur e miqësitë që zgjasin.

-SI TË ZGJIDHNI LIBRIN?

Diskutoni me njëri tjetrin mbi llojin e librave që pëlqeni. Mundohuni të jetë një libër artistik, i cili do ju bëj të ndihëni mirë emocionalisht teksa e lexoni, ose një libër frymëzues,  I cili mund të bëjë t’ju lindin ide fantastike sipërmarrëse pasi ta përfundoni, të cilat mund të realizoni pas izolimit. ( Me siguri kjo periudhë nuk do jetë më e thjeshta për investimet e reja). Apo një libër të kinematonizuar për të krahasuar librin dhe filmin më vonë.

- VENDOSNI MBI OBJEKTIVAT E KLUBIT.

Me siguri mund të zgjidhni të lexoni vetëm për t’u kënaqur, për të mësuar dicka të re, për të forcuar miqësinë tuaj nëpërmjet bisedave me librin e për të hequr mendjen nga kaosi mediatik dhe ankthi që na ka pushtuar të tërëve. Megjithatë mund edhe ta merrni më seriozisht, duke u bazuar më tëpër në realizimin e një kritike prej lexuesi dhe krijimin e debateve mbi çështje të caktuara në libër.

- PËRCAKTONI AFATE PËR KLUBIN TUAJ.

Diskutimet në Klubet e Librit nuk janë kaq të thjeshta për t’u moderuar. Afatet kohore do ju ndihmonin të lexoni e të jeni në të njejtin ritëm me njëri-tjetrin.
Fillimisht vendosni njërin prej jush për të moderuar bisedën e më pas përcaktoni qartësisht numrin e faqeve të lexuara brenda një ditë ose jave. Takimet tuaja virtuale mund të zhvillohen cdo javë dhe mos harroni të mbani shënime e të përgatisni pyetjet për miqtë tuaj teksa lexoni.

Cfarë prisni akoma? Nëse keni një vend bosh në grupin tuaj, thirrmëni!

Lexohemi shpejt,
©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Katër shkrimtarët që behen pjesë e bibliotekës sime me çdo botim

Librat janë si miqtë që nuk të braktisin as kur je gati të arratisesh prej gjithë botës. Nëpërmjet një magjie pak të shpjeguar ato ndërhyjnë në gjak e deje për të të mbushur me energjinë e pashterrshme të miliona jetëve të tjera. Unë jam e mendimit se shpenzimet në blerjen e librave nuk janë kurrë të shkuara dëm, pavarësisht se çfarë parapëlqen secili lexues. Gjithashtu, jam skeptike për të përcaktuar “libra të mirë” e “libra të këqinj”, siç rëndomtë dëgjojmë këtu-atje të flitet. Megjithatë, pavarësisht se librat para se t’i mbështjell me ngrohtësinë e bibliotekës sime i studioj me kujdes prej pasionit tim fanatik, sot dua të ndaj me ju disa shkrimtarë, librat e të cilëve i blej pa u menduar dy herë. Në gjuhën e libërdashësve (mos u habit, ne kemi gjuhën tonë), termi i autorëve që i blen në çdo botim të ri të tyre konsiderohet “ shkrimtarët auto- të blerë”.   Në këtë listë vendosa të përfshij dy autor shqiptare e dy të letrave botërore, të gjithë klasik të g...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *