Skip to main content

"Getsbi i Madh" dhe kuptimi i lumturisë


Dita e fundit e muajit prill do të thërriste këmbueshëm festën e përvitshme të muzikës Jazz, ku shpirtrate vjeter nuk ndihen vetëm e muzika jehon në zemra e buçet nëpër rrugë. Mesa duket kjo nuk është e mundur, të paktën tani afër. Kisha ekzaktesisht një vit të plotë kalendarik, që parafytyroja Edicionin e Pestë te Swing, duke lundraur ndër kujtimet e ëmbla të #AndrraN'tren, udhëtimin e këndshëm në kohë,muzikën e mrekullueshme, harenë e një treni ku destinacioni është as më pak e as më shumë sesa liria e ritakimin me njerëzit e bukur.

Mbase për momentin do na duhet të rikthejmë në vëmëndje organizimet e mrekullueshme të viteve të
shkuara, me shpresën se kur liria të triumfojë do kërcejmë derisa këmbët të na dhembin, do dëfrehemi
e duhemi më shumë se më parë.Meqë pak ditë më parë, 30 prilli do të shënonte Ditën Ndërkombëtare të Jazzi-it e nën këtë atmosferë doja të sillja në vëmëndjen tuaj një nga librat më të bukur klasik, “Getsbi i Madh” shkruar nga F. Scott Fitzgerald.

“Getsbi i Madh” rrëfen një histori prekëse, hera – herës të çuditshme dhe lehtësisht të paragjykueshme, por mesazhi i vetëm i së cilës është se lumturia e njeriut qëndron larg gjithçaje sipërfaqësore. Shpesh njeriu bie në grackën e vanitetit me shpresën se ashtu do ndihet më i lumtur e i plotësuar. Duke u endur në skutat e errëta të parasë, mënyrave të dyshimta të pasurimit, të gëzuarit një status social a pozitë, prej të cilës ndihesh më i respektuar në shoqëri, më i dëshiruar e admiruar.

Ngjarjet janë shkruar e zhvillohen rreth viteve ’20, në New York, detaj ky tepër përfaqësues kur flasim për librat e Fitzgerald,i cili nuk e ndan shumë jetën e tij si shkrimtar nga ajo personale. Përgjithësisht librat e tij nuk janë një realitet larg atij që jetonte, në epokën e jazz-it me festat e shfrenuara dhe dëfrimin pa kufinj. Rrëfimtar i ngjarjeve është Nick Carraway, një student i sapodiplomuar, ende në kërkim të rrugëdaljes nga udhëkryqe e rinisë.

Përfshirja e tij në jetën e fqinjit, Jay Gatsby e njeh jo vetëm me jetën e ëndërruar, por edhe e kthen në ndërmjetës të tij me të shkuarën.
Jay Gatsby ishte një djalosh simpatik e inteligjent, prej të cilit buronte elegance e hijeshia. Më një
vështrim të pahollësishëm, ai të jepte imazhin e një milioneri të ri të zakontë, moskokëçarës,
mospërfillës e tepër të zënë duke shijuar të gjitha bujaritë që jeta i kishte ofruar. E vërteta ama nuk ishte kaq e thjeshtë. E shkuara e tij ishte enigmatike, e panjohur e nuk përflitej prej askujt. Pasuria e vendosur të bënte të kaploheshe në dyshime, askush nuk njihte familjen e tij dhe dukej sikur së bashku me shkëlqimin e diamantë me të cilin endej festive të Neë York-ut, imazhi i tij ishte i mbështjellë me një mjegull të paqartë. Të gjithë flisnin, bëheshin kureshtar e donin të mësonin më shumë për këtë figurë të dyshimtë, ama të këndshme e karizmatike, por të dhënat për të ishin të pagjindshme.

Kjo figurë lë përshtyje të pazakonta tek Nick, i cili gjen mënyra të ndryshe t’i bashkëngjitet, të mësoje më tepër për të, derisa kthehet në një mik të mirë. Në të vërtetë, Jay Gatsby ashtu siç dyshimet nuk ia ngritur kot është një njëri, i cili nuk e ka vendosur pasurinë e tij në rrugë të ligjshme, egoist, lakimtar e ambcioz. Gatsby është djaloshi që nuk ka të ngopur me gjësende materiale e do bënte gjithçka të ishte edhe më i pasur, edhe më i pushtetshëm.

Nga ana tjetër, jo vetëm ana profesionale, por edhe ajo sentimentale është tepër e ndërlikuar për Jay.
Daisy Bukanan, dashuria e tij e vetme, pas vitesh pritje për kthimin e Jay, më në fund vendosi ta tejkalojë situatën e të martohet me dikë tjetër. Nick, i cili është kushëriri i Daisy ndihmon çiftin të rigjehet, edhe pse tanimë në peshën e tradhëtisë.

Historia e Daisy dhe Jay është e bukur, të mban zemrën peshë derisa të zbulosh fundin e saj, i cili është i dhimbshëm e tragjik.

Edhe pse ky libër është shkruar rreth 100 vite më parë, gjithçka lexoj, ndjej e përjetoj në rrjeshtat e tij
më duket si një déjà vu. Ky libër është edhe actual, duket se ngjashmëria në termat moral të bën të të
duket sikur po jeton me Louis Amstrong apo Adrian Rollini. Gjithashtu, ky është një nga librat më të bukur që mund të të njohi me epokën e jazz-it dhe botën e mahnitshme që vjen bashkë me të.
Ju ftoj në leximin e “Getsbi i Madh”!

Lexohemi së shpejti,
©RE

*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com


Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

Naim Frashëri dhe rilindja në letërsinë shqipe

Naim Frasheri është një nga rilindasit më të vecantë të letrave shqipe. Në përmbledhjen poetike ‘’Lulet e verës’’ ai vjen më i plotë si autor dhe prek në të tema të larmishme. Titulli ‘’Lulet e verës’’ ka kuptimin e pranverës, pra prurjen e dickaje të re dhe të gëzueshme, sic ishte liria. Motivet kryesore në veprën e tij janë patriotizmi e atdhedashuria , filozofia dhe dashuria . Së pari, motivi atdhetar lidhet ngushtë edhe me përpjekjet e tij dhe të vëllezërve për hapjen e shkollave shqipe, ringritjen e krenarisë kombëtare, evokimin e figurës së lavdishme të Skëndërbeut, si për t’i kujtuar të gjithëve trimërinë dhe aftësitë e shqiptarëve. Gjithashtu, Naimi ngul këmbë tek rëndësia    e përcjelljes së gjuhës shqipe. Poezi të cilat prekin këto tematika janë: ‘’ "Gjuha jonë", "Tradhëtorët", ‘’Korca’’ etj. Së dyti, motivi filozofik i shtroi rrugën në letërsinë shqipe poezive medituese. Në këto poezi lexojmë përshtjellimet e autorit, dilemat e tij për

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *