Pas periudhash të gjata shkëputje nga “Një tufë rrezesh nëpër RE”, hera-herës më kaplon një hezitim, nga pesha e fajit se e kam lënë pas dore e nuk kam treguar dedikimin dhe përkushtimin e një viti më parë, por më pas rikujtoj çdo mesazh që kam marr ndër vite tanimë, çdo lexues që kam njohur prej qoshkës sime të lumturisë, e çdo mik të ri që kam krijuar dhe nxitoj të shkruaj me nxitim, fjalët që më burojnë nga shpirti. 😊 Si një lexuese konsistente, librat nuk janë për mua një objekt çfarëdo me funksionin e informacionit, shpenzimit të kohës në mënyrë interesante apo kënaqësisë. Librat janë MIQTË më të vjetër që kujtoj nga vegjëlia ime dhe dashuria për ta kalon kufijtë e një afeksioni me sendet. Unë besoj plotësisht se librat kanë shpirt e lulëzojnë sa herë ndjejnë sytë lexues në rreshtat e tyre, por sot dua të flas për një shqetësim. Në përditshmëri kam hasur disa veprime, të cilat dua t’i quaj “ mëkatet e lexuesit”. Nga vetë fjala “mëkat” nuk do shumë mend të kuptosh se bëh...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."