Ndër leximet e mia të fundit është një autore suedeze, libri i së cilës më ra rastësisht ndër duar. Letërsinë nordike e njoh pak, ndaj kureshtja për të zbuluar më tepër për të sidomos në këndvështrimin e një shkrimtareje bashkëkohore ngjalli shpejt interes tek unë. Libri “Deri në frymën e fundit” i Anne Sward është një histori e veçantë, e cila më rikthen në leximin e librave më një nga temat e mia të parapëlqyera, fëmijërinë dhe ndikimin e saj në formimin e personalitetit të individit. Historia zhvillohet në Suedinë e viteve ‘60, brenda një familje të madhe emigrantësh, ku mbizotëron një dashuri e paqtë për secilin pjestar. Foshnjëza që vjen në jetë, shkurtimisht e quajtur Lo është dhurata e bukur të cilën të gjithë të rriturit mezi e presin. Lo rritet me shumë përkujdesje e dashuri nga prindërit, gjyshërit e të afërmit, aq shumë saqë nganjëherë e ëma e shfaq këtë si shqetësim që mund t’i hapi telashe më vonë. Kjo lloj përkundesje dhe dashurie e bën atë të ëmbël, të
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."