Skip to main content

Reflektimet e një viti të marrë

 

Viti 2020 ishte një rrokopujë e mundimtë, e vështirë dhe me mësime që do më shërbejnë për gjithë jetën.  Fundviti është periudha e reflektimit tradicional mbi vitin të cilit po i kthen krahët me pikëpytjet në mendje në realizove dot gjithçka deshe; cilat shkuan mirë e cilat më pak; si rezulton bilanci i lumturisë dhe çfarë do kërkosh nga vetja përgjatë vitit të ri.

Ky vit sfiltës për të gjithë ne më duket si një ëndërr e keqe për të cilën do thur sa e sa përralla e tregime kur një ditë mbase do behem si gjyshja ime, e cila më rriti me dashurinë e librave dhe tregimet e mrekullueshme të vegjëlisë së saj. Megjithatë duhet të  rrokullisen shumë vite që kjo të ndodh e unë më parë duhet të mendoj mbi mësimet që nxora nga një vit i mbrapsht, gjithnjë parë në këndvështrim optimist.

1.       Lidhja me Zotin.

Mbase ky është mësimi më personal por nuk mundem të mos e përmend. Afrimiteti me Krijuesin; lidhja me mirësinë; vyrtytet e mbara; dashurinë e drejtësinë nuk të bën vetëm njeri më të mirë, por mbi të gjitha të mbush me bujari e shpresë. Duke qënë mirënjohese  çdo ditë për shëndetin e prindërve të mi; për harmoninë në familjen tone; për përkujdesjen ndaj njëri-tjetrit; për çdo ditë që kemi më shumë jetë dhe për gjithë mrekullitë që gëzojmë e nganjëherë harrojmë se i kemi përreth.

 

2.       Vlerën e vërtetë të gjithçkaje.

Ky ishte viti që na bëri te kuptojmë vërtetë sa e çmuar është jeta; sa të dhemb mungesa e lirisë; sa të pafuqishëm jemi; e sa pak lumturinë janë të afta të blejnë paratë. Mesova të vërtetat që fshehin shumë njerëz e cilët janë ata që meritojnë t’i falësh nga energjia jote. Mësova sa e shëmtuar dukej bota e zbraztë, pa gumëzhimat e aktivitetet e njërëzve. Gjithashtu, ngulita në mendje sesa të vyera ishin ditët kur nuk kishe frikë të përqafoheshe, kur jeta merrte kuptim sepse gëzimet e hidhërimet kalohen me të tjerë; kur sirenat e ambulancave ishin më të rralla e jo detyrimisht të sillnin në mendje një urgjencë të tmerrshme për një fije jetë, për ajërin, për oksigjenin.

 

3.       Menaxhimi i përditshmërisë.

Mbase ishte viti i parë që u ndjeva plotësisht e rritur në luftën e vazhdueshme me veten për të balancuar kohën mes punës, studimeve të mia, familjes, argëtimit e ëndrrave për të cilat duhet të punoj. Kuptova gjithashtu që të qënit i rritur do të thotë të vendosësh prioritete; të mësosh të thuash JO; të japësh peshën e duhur secilën gjë; të lidhesh më pak emocionalisht me gjëra që nuk dëmtojnë familjen apo shëndetin tënd, e sidomos të mos jesh perfekt. Mësova të provoj shumë; të mos rresht me përpjekjet dhe të jem e bindur se të dështosh është një formë suksesi  në një botë ku të tjetët as e marrin mundimin të provoj diçka të re.

 

4.       Kohët e vështira tregojnë cilët jemi.

Nuk ka asgjë më të fuqishëm se ky mesazh. Kohët e vështira tregojnë cilët jemi, çfarë aftësish kemi; nga cilët rrethohemi; kush ka vërtetë rëndësi të qëndrojmë pranë nesh për më gjatë; sa përgatitemi nga familja, shkolla, shoqëria që të përballemi me situata të vështira psikologjike, emocionale, fizike etj. Kohët e vështira tregojnë shumë për vullnetin që ke kalitur, për shpirtin e çmuar që mban brenda teje; për mendjen e bukur që nuk të le në baltë; për miqtë e mirë që të behen familje; për mënyrën si do menaxhosh të ardhurat pas kësaj krize e sa të tjera si këto.

 

Këtë reflektim e shkruajta në ngrohtësinë e shtratit, e izoluar nga më të dashurit e mi prej frikës se mos behem shkak për një mundim më tëpër në shëndetin e tyre. Kjo është e dhimbshme, por dashtë Zoti  gjithçka do rikuperohet shpejt.

Nëse je në të njëjtën situatë si unë e po e lexon këtë, mbill në mendje optimizëm e në zemër dashuri. Mendo për gjërat e bukura e duaje jetën si kurrë më parë. Gjëra të mira do trokasin!

 

Përqafime virtuale me maskë. 😷🤗

 

Lexohemi shpejt,

 ©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 
Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

Popular posts from this blog

Vargjet e lira dhe mesazhet e Migjenit

Në letersinë shqipe, kur në mendje na vijnë vargjet e lira dhe një ndryshim rrënjësor i formës dhe përmbajtjes të zakontë të poezive, menjëherë na kujtohet Migjeni dhe vargjet e tij të lira. Poezitë e tij janë një paraqitje e zhveshur e realitetit të dhimbshëm, e botës së harruar, e problemeve ekzistencialiste dhe e fenomeneve të cilat dukeshin të rëndomta dhe nuk fliteshin në letërsi, me mendimin se Shqipëria kishte nevojë për patriotizëm dhe atdhedashuri për të ngritur në piedestal frymën atdhetare, përpara problemeve të rënda të përditshmërisë. Vargjet e lira të Migjenit hodhën poshtë të gjitha kufijtë, barrierat dhe klishet. Forma e tyre ishte e crregullt, e lirë dhe e pakufizuar nga kanone të paracaktuar, rimë apo ritëm i brendshëm. Më e lirë akoma ishte përmbajtja, e cila u kthye në himn për kryengritjen kunder varfërisë, padrejtësisë, urisë dhe dhimbjes njerëzore. Vepra ndahet në disa pjesë: Së pari,  Këngët e pakëndueme , të cilat shfaqin një rebelizem të au

‘’Katedralja e Parisit’’ dhe madhështia e Hygo

Java duket se fluturon e bashkë me të vjen dita kur prezantojmë me ju leximin e kohëve të fundit. Nga një bisedë me një mikeshë të krijuar së fudmi, me të cilën jemi gjendur në Klubin e Librit #rrembelibrin, mu kujtua një nga librat, që kam lexuar më me dëshirë gjatë viteve të gjimnazit, ‘’Katedralja e Parisit’’ shkruar nga Viktor Hygo. Vrapova drejt bibliotekës së familjes dhe iu riktheva kësaj kryevepre botërore që atë natë. Nuk munda ta lëshoja nga duart deri ditën e ardhshme dhe në mendje më vërshonin dhe një herë të gjitha ngjarjet e rikujtuara e cdo emocion, të cilin kisha përjetuar nëpërmjet këtij libri. Viktor Hygo konsiderohet si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë frënge e njëkohësisht të asaj botërore. I njohur ndryshe si babai i romantizmit, në veprat e tij dallohet qartë prania e rëndësishme e konceptit "turmë" dhe pikërisht kjo përbën një nga idetë themeltare të tij, ku sipas tij para feudalëve qëndrojnë me autoritetin maksimal për

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e cimbis

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *