Leximi është një nga aktivitetet, të cilët na maturon me durim, hijeshi dhe mençuri. Pikërisht ato karakteristika, që na duhen para se të dashurohemi! Nganjëherë përshtatja me dikë tjetër është thuajse një luftë e shumfishtë përshtatje e gjërat bëhen edhe më të vështria nëse ti si një jolexues bie në dashuri me një lexues të apasionuar në çdo qelizë. Hmm, le të themi që si rast hipotetik është i vështirë, por megjithatë më poshtë gjenden disa këshilla të vockla sesi të përballoni jetën me një të dashuruar pas libave. Lexoni të njëjtët libra. Të lexuarit ekzaktësisht të njëjtat libra në të njëjtën kohë është një mënyrë e mrekullueshme për të gjetur shum ë tema të reja për të komunikuar e njohur njëri-tjetrin. Librat janë një element i rëndeësishëm që ndikon në formimin tonë si individ e në të njëjtën kohë janë një çelës zgjidhësh i personalitetit të lexuesit. Për më tepër, të lexoni njëkohësisht do ju bëj të mbushni kohën me të njëjtën gjë; t’i krijoni hapësirë n...
''Një tufë rrezesh nëpër RE''është një ditar publik, ku në menyrë artistike shpalosen fletë shpirti me cdo lexues... ''Asnjë RE nuk është aq e errët sa rrezet të mos mundin të depërtojnë..."