Skip to main content

Si të dashurosh një maniak/e librash?




 Leximi është një nga aktivitetet, të cilët na maturon me durim, hijeshi dhe mençuri. Pikërisht ato karakteristika, që na duhen para se të dashurohemi! Nganjëherë përshtatja me dikë tjetër është thuajse një luftë e shumfishtë përshtatje e gjërat bëhen edhe më të vështria nëse ti si një jolexues bie në dashuri me një lexues të apasionuar në çdo qelizë. 

Hmm, le të themi që si rast hipotetik është i vështirë, por megjithatë më poshtë gjenden disa këshilla të vockla sesi të përballoni jetën me një të dashuruar pas libave. 


  1. Lexoni të njëjtët libra.


Të lexuarit ekzaktësisht të njëjtat libra në të njëjtën kohë është një mënyrë e mrekullueshme për të gjetur shumë tema të reja për të komunikuar e njohur njëri-tjetrin. Librat janë një element i rëndeësishëm që ndikon në formimin tonë si individ e në të njëjtën kohë janë një çelës zgjidhësh i personalitetit të lexuesit. 


Për më tepër, të lexoni njëkohësisht do ju bëj të mbushni kohën me të njëjtën gjë; t’i krijoni hapësirë njëri-tjetrit për argëtimin e tij teksa lexon e do ju zhys në një oqean të mrekullueshëm arratisje në mijëra diskutime që librat mund të krijojnë.


  1. Lexoni rekomandimet e njëri-tjetrit.


Të kushtosh kohën për të lexuar librat e parapëlqyer të partnerit është një investim në marrëdhënien tënde, vecse një shenjë respekti që tregon se e konsideron seriozisht opinionin e tjetrit. Kjo është mënyra e shkëlqyer për të ecur nën gjurmët që më parë ka shkelur tjetri e për të eksploruar çka e ka shënjuar e ka lënë gjurmë në të. 


Për më tepër, sado dashamirës të librash të jemi, askush nga ne nuk di gjithë galerinë e mrekullueshme e të pasur të botimeve që ekzistojnë. Pra, një mënyrë e bukur për t’u këshilluar e informuar, veçse për të forcuar marrëdhenien tuaj. :)


  1. Vizitat kulturore.


Në këtë kohë pandemie vizitat kulturore në biblioteka, librari e  teatër janë të pakëshillueshme, por zgjidhni të gjitha online. Eksploroni bibliotekat më të bukura të botës ne turet e tyre virtuale; ndiqni shfaqje teatrale të cilat mund t’i keni lexuar më parë; blini libra online (@nefos.al ju mirëpret). 

Vizitat kulturore ushqejnë shpirtin, plotësojnë leximet dhe njëkohësisht ju bëjnë të jeni së bashku, qoftë kjo edhe online. 


  1. Bashkohuni në Klubin e Librit Nefos.


Klubi i Librit është gjithnjë një aktivitet i mrekullueshëm për të patur ndërveprueshmëri, për t’ju mbajtur të karikuar në lexime dhe për t’ju angazhuar në diskutime gjithnjë cilësore. Evente të tilla nuk ndihmojnë vëtëm të gjeni aktivitete të përbashkëta për t’u përfshirë, por gjithashtu kthehen në një mënyrë tëpër motivuese për të përmirësuar zakonet e leximit. Ndër të tjera janë argëtues, të sjellin në jëtë miq cilësor e të ndihmojnë të thyesh rutinën.


  1. Jini zemërgjerë në interesat tuaj.


Nganjëherë kur ke pak kohë e të duket se je i zhytur në kurthin e të lexuarit rekomandi
min e partneres/it, e mbase interesi mungon plotësisht. 


Ç’situatë e ndërlikuar! 


E vetmja gjë që mund të them është të mos tregoheni egoist, ka gjithnjë kohë për të lexuar edhe një libër më pak interesant e për te treguar më pas: pse rekomandimet e tua të pëlqejnë aq shumë.



Në përfundim do thoja se leximi nuk është një garë e askush nuk ka pse ta fitojë atë. Prej leximit përfitojnë ata që hapin shpirtin për t’u ndriçuar; ata që lënë mendjen të lirë e heqin çdo paragjykim; e sidomos ata që duan fort gjithçka në këtë jetë!



Rilexohemi më shpejt sesa mendoni,

©RE


*Ky artikull nuk lejohet të ribotohet pa lejen e autores. 

Kontaktoni: njetuferrezeshneperre@gmail.com

Comments

  1. Isha pa fëmijë për më shumë se 13 vjet pasi u martova, dhe presioni nga vjehrra ime pothuajse ma shkatërroi martesën. Të gjithë besonin se nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë, dhe unë dhe burri im ishim vazhdimisht nën stres. Një kolege që dikur ishte ndihmuar nga Dr. Dawn gjatë vështirësive të saj martesore më prezantoi me të.

    Dr. Dawn kreu një ritual shtatzënie për mua, dhe për habinë time më të madhe, brenda 3 javësh mbeta shtatzënë. Burri im dhe familja e tij filluan të më trajtonin si një mbretëreshë - duke më përkëdhelur dhe duke më mbuluar me dashuri. Sot, jemi të bekuar me 3 fëmijë të bukur, të gjitha falë Dr. Dawn.

    Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënie ose martesë, ose nëse doni të rivendosni dashurinë, paqen dhe lumturinë në familjen tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn - ai me siguri do t'ju ndihmojë edhe ju.
    WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

‘’Shtëpia misterioze’’, kënaqësia e ditëve të verës

Java fluturoi dhe takimi i përhershëm i së shtunës me një libër ndër duar na gjeti në bregun e detit, me aromën e kripes e të rërës. Këtë javë në #njetuferrezeshneperre do flasim për një nga autorët më të mëdhenj francez. Në të vërtetë nuk është   hera e parë që sugjerojmë një libër të Honore de Balzak, por veprat e tij realiste, të bukura, njerëzore e të vërteta nuk mund të bëhen kurrë të përsëritura. Këtë javë do flasim për ‘’Shtëpia misterioze’’, një tregim i shkurtër i Balzakut. ‘’Shtepia misterioze’’ është botuar për herë të parë më 1831 dhe është pjesë e ‘’Komedisë Njerëzore’’. Ky tregim nis me mister që në faqet e para të tij. Dr. Horace Bianchon haset gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Vendôme me një shtepi mistike, ku pemët, barishtet e gjelbërimi kishte gjalluar si pa të keq, e ku zogjtë, zvarranikët, macet e brejtësit bashkëjtonin e zhurmonin në shtepinë e braktisur, të cilën me shumë gjasa e gjenin si të tyren. Gjithcka që e bënte shtëpinë misterioze e ci...

Rrugëtimi për një vit magjik

Javët e para të vitit hasemi më një trysni të vazhdueshme në rrjete sociale, ku çdokush nis të shpalosë eksperiencat e tij të suksesit lidhur me menaxhimin e kohës e jetës. Nga të gjitha anët vërshojnë reklama fletoresh, axhendash, blloqesh e kushdo mundohet të tregojë sesi të  marrësh më të mirën e vitit tënd të ri. Gjithnjë më kanë pëlqyer nisjet nga e para, ku duket se me një valixhe plot ëndrra planifikon rrugëtimin tënd për vitin që të pret, por nganjëherë i gjithë ky kujdes për të matur sekondin e minutin e çdo dite, të bën të harrosh të jetosh. Me siguri, pjesa më e madhe e atyre që po lexojnë këto rreshta përballet çdo ditë me një ditë të ngarkuar në punë; të papritura frustruese sapo dalin nga shtëpia; përgjegjësi familjare; presioni për të dhënë maksimumin në çdo gjë që bëjnë etj. Nganjëherë të gjitha këto objektiva me të cilat mbushim jetën tonë të përditshme, vetëm sa na pengojmë të marrim vertëtë më të mirën e produktivitetit tonë. Kështu, lehtësisht e pa këshilla ...

Katër shkrimtarët që behen pjesë e bibliotekës sime me çdo botim

Librat janë si miqtë që nuk të braktisin as kur je gati të arratisesh prej gjithë botës. Nëpërmjet një magjie pak të shpjeguar ato ndërhyjnë në gjak e deje për të të mbushur me energjinë e pashterrshme të miliona jetëve të tjera. Unë jam e mendimit se shpenzimet në blerjen e librave nuk janë kurrë të shkuara dëm, pavarësisht se çfarë parapëlqen secili lexues. Gjithashtu, jam skeptike për të përcaktuar “libra të mirë” e “libra të këqinj”, siç rëndomtë dëgjojmë këtu-atje të flitet. Megjithatë, pavarësisht se librat para se t’i mbështjell me ngrohtësinë e bibliotekës sime i studioj me kujdes prej pasionit tim fanatik, sot dua të ndaj me ju disa shkrimtarë, librat e të cilëve i blej pa u menduar dy herë. Në gjuhën e libërdashësve (mos u habit, ne kemi gjuhën tonë), termi i autorëve që i blen në çdo botim të ri të tyre konsiderohet “ shkrimtarët auto- të blerë”.   Në këtë listë vendosa të përfshij dy autor shqiptare e dy të letrave botërore, të gjithë klasik të g...

Shkruhemi së bashku

Name

Email *

Message *